Duke pirė mjaltin e shkrirė nė ujė, tė gjitha njollat e zorrėve do tė zhduken. Ngrėnia e rregullt e mjaltit ndihmon nė pėrforcimin e tė mbajturit mend (forcon memorien) si dhe forcon trupin fizikisht.
Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ngrohtë, ndihmon kundër diarresë. Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ftohtë, ndihmon kundër kapsllëkut. Me përdorimin e mjaltit pastrohet gjaku dhe lehtësohet qarkullimi i tij nëpër trup.
Mjalti është ilaçi i vetëm për shërimin e të rrahurit të shpejtë të zemrës (takikardia). Mjalti krijon lehtësim të organizmit, ndërsa sheqeri e rëndon atë. Mjalti që pihet i nxehtë për 7 minuta përzihet me gjakun, ndërsa i ftohtë për 20 minuta. Kur hahet mjalti lukthi punon në rregull dhe nuk nevojiten pluhura dhe ilaçe për të ndihmuar përpunimin.
Mjalti largon dhembjet në sy, duke e fërkuar me gisht të pastër syrin. Për anemikët, mjalti është bombë gjaku. Për dhembjet e kockave ngrënia e mjaltit është ilaç i padiskutueshëm. Të sëmurët nga verdhëza, në qoftë se mëngjes dhe mbrëmje hanë mjaltë, për 15-20 ditë ajo do të shërohet. Mjalti largon ngërçin e nervave.
Mjalti ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve. Personave që janë nervoz, si dhe atyre që kanë gjumë, mjalti u ndihmon për t i qetësuar.
Personat që hanë rregullisht mjaltë mënjanojnë hemorroidet.
Nëse mjalti tretet në qumësht të ngrohtë zhduken skrajat e zorrëve. Nëse me mjaltin lyeni një material të nxehur dhe atë e vini mbi qafë ose në gjoks, dhembjet e fytit menjëherë largohen.
Nëse sasi e caktuar e mjaltit përzihet me vishnje dhe shpërlahet fyti disa herë në ditë, era e keqe nga goja menjëherë do të largohet. Mjalti përdoret për shërimin e sëmundjes stalni aigan, plagës së qelbësuar. Këtë plagë duhet ta lyeni menjëherë me mjaltë, ndërsa të sëmurit i duhet dhënë që të hajë 10-15 herë mjaltë.
Mjalti ndërpret dhimbjet e stomakut. Plagët e zorrëve dhe të lukthit mjalti i shëron shumë shpejtë. Gjatë një jave duhet ngrënë deri në katër kg mjaltë. Nëse vendet ku ndjehet dhembja e shpinës dhe shpatullave lyhen me mjaltë duke i vendosur sipër edhe piper pluhur të shtypur, dhembjet largohen menjëherë.
Pickimi i bletës është ilaç kundër reumatizmës. Kohë pas kohe duhet lejuar që bleta t i kafshojë vendet e prekura nga dhembjet reumatike. Fëmijët, të cilët urinojnë në shtrat, duhet të hanë mjaltë dhe kjo sëmundje do t u ndërpritet.
Mjalti si ilaç përdoret te këto sëmundje:
1.Sëmundjet e lëkurës
2.Sëmundjet e organeve të tretjes
3.Sëmundjet e mëlçisë
4.Sëmundjet e veshkave
5.Sëmundjet e zemrës
6.Sëmundjet e sistemit nervor
7.Sëmundjet e syrit
8.Sëmundjet gjenitale femërore
9.Sëmundjet e organeve të frymëmarrjes
10.Sëmundjet alergjike