E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Stil > Stilim solemn me tri veprime
Stilim solemn me tri veprime
Stilim solemn me tri veprime
Puna, shtėpia, fėmijėt…nuk keni pasur kohė tė shkoni tek parukeri? Mos krijoni panik, po ju japim njė ide pėr stilim "tė shpejtė" pėr tė cilėn nuk keni nevojė tė shpenzoni kohė as para, japin njė pamje tė vėrtetė pėr mbrėmje.

Kaçurrelat – shpëtim

Që t’i rregulloni flokët tuaj gjysmë të gjatë, përdorni figaron tuaj, të cilën gati e keni harruar. Flokët e thara ndajini në dy tufa të vogla dhe pastaj me figaro bëjini kaçurrela të vogla në maje të kokës. Shtrëngojini me kopsa, të cilat mund t’i lini por edhe t’i hiqni.

Flokët e shkurtra në mënyrë artistike

flokët
flokët


Flokët klasike të shkurtra, të shkurtuara me brisk do ët bëhen shumë më moderne me disa veprime të thjeshta. Tufë pas tufe flokët krihini të ngritura lart dhe pastaj forcojini ne kopse plastike. Pasi t;’I keni bërë këto veprime, flokët spërkatni me xhel të fortë për flokë. Kur të hiqni kopsat plastike, flokët mos i krihni. Më mirë është që t’i formësoni me dorë.
Në qoftë se keni flokë të hollë dhe të lëshuara, truku me kopsa plastike është gjëja më e qëlluar. Në të vërtetë flokëve u jep një vëllim më të madh.

flokë
flokë


Thjeshtësia është ligj për flokët e gjatë

Në qoftë se jeni mërzitur duke i lidhur flokët në gërshet, provoni të rregulloni një frizurë në formë banane. Tërë flokët krihini në anën e djathtë, pastaj mirë forcojini me kopsa në mes të kokës. Dhe vetëm pasi t’i keni forcuar mirë, filloni të mbështillni flokët në formë banane, të cilat me tërë gjerësinë i shtrëngoni në kopse që nuk duhen të duken.

flokë
flokë


Kur të përfundoni mbështjelljen lidhini me një llastik, ndërsa pjesën tjetër lëreni të lirë. Spërkatni me llak apo me sprej ngjyrë ari apo argjendi. Kjo është një ide shpëtimtare për të gjitha ato që kanë flokë të drejta e të gjata. Lidhen në dy nivele: për nivelin e sipërm duhet një shirit i zi, ndërkaq në nivelin e poshtëm një llastik i thjeshtë i zi. Për këtë frizurë nuk nevojiten as xheli, as llaku, as dylli.



Publikuar: 11.07.2008 05:20:34
Lexuar: 193 herė
Fjalėt kyēe: Stilim, solemn, tri, veprime,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
Disa nga fustanet qė mund t’i pėrdorni pėr tė qenė “fashion” Disa nga fustanet qė mund t’i pėrdorni pėr tė qenė “fashion”
Modele thonjesh Modele thonjesh
Modele flokesh per nuse Modele flokesh per nuse
Moda mbulesa Moda mbulesa
Diamantet, Diamantet, "dashuria" e madhe e femrave
Produkte Shtepiake per Floke me Shkelqim Produkte Shtepiake per Floke me Shkelqim
Moda Versace Moda Versace
Mosha dhe minifundi Mosha dhe minifundi
Fustane nga Jovani....Katalogu 2008 Fustane nga Jovani....Katalogu 2008
Njė femėr e bukur me thonjė...... Njė femėr e bukur me thonjė......
Google Yahoo MSN