E shtunė, 6.9.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Mehmet Aliu-Shqiptari dhe koha e artė e sundimit tė tij nė Egjipt
Mehmet Aliu-Shqiptari dhe koha e artė e sundimit tė tij nė Egjipt
Mehmet Aliu-Shqiptari dhe koha e artė e sundimit tė tij nė Egjipt
Pas periudhės sė sundimit francez, pėr sundimin e mėtejshėm tė Egjiptit u orvatėn tri fuqi tė ndryshme, tė cilat kishin qėllime kontradiktore. Kėto fuqi shkuan aq larg sa i shpallėn luftė njėra-tjetrės duke luftuar secila palė mė vete ndėrkohė qė francezėt, pėr tė vazhduar tė kenė edhe mė tej nė duar sundimin e Egjiptit, filluan pėrgatitjet e tyre nė luginėn e Nilit.

Fuqia e parë që kërkonte të rimerrte në duart e veta Egjiptin ishte Perandoria Osmane apo Shteti Osman, i cili tre shekuj të shkuar e kishte çliruar një herë atë dhe për pasojë, dëshironte që Egjipti të rikthehej në duart e tij me qëllim që të të kujdesej për të, duke e futur nën mburojën e vet si një principatë osmane.
Fuqia e dytë ishte ajo angleze e cila kishte qenë gjithmonë prezente në këto vende dhe po përgatitej ta okuponte përsëri. Anglia kishte për qëllim që nëpërmjet Egjiptit t'i hapte rrugë vetes për në Detin e Kuq dhe atë Mesdhe, të siguronte mbizotërimin e saj në vijën kryesore bregdetare e prej këtu të lidhej me Indinë.
Ndërsa fuqia e tretë pretendente për të sunduar në Egjipt ishin mamlukët të cilëve u kishte mbetur në duar sundimi i Egjiptit që nga koha para çlirimit të osmanllinjëve. Sundimi i mamlukëve në këtë vend realisht ishte sipërfaqësor, pasi ata vepronin sipas pëlqimit të osmanllinjëve.
Ndërkohë që këto fuqi luftonin njëra tjetrën për të marrë sundimin e Egjiptit, "Forca Popullore Egjiptiane" bëri të dështonin qëllimet e tyre.

Komandanti i batalionit shqiptar të ushtrisë turke në Egjipt-Misir, shqiptari Mehmet (Muhamed) Aliu, një njeri inteligjent dhe largpamës, arriti të këtë ndikim të madh në këtë drejtim.

Ai u afruar pranë Forcës Popullore Egjiptiane, me mençuri dhe devocion, fitoi respektin dhe besimin e saj e në Korrik të vitit 1805, me miratimin e kësaj Force u emërua mëkëmbës i Egjiptit. Portës së Lartë të Shtetit Osman nuk i mbetej tjetër veçse ta shpallte Mehmet Aliun (të njohur si Muhamed Ali Pasha) udhëheqës të Egjiptit.
Menjëherë pas emërimit mëkëmbës i Egjiptit, Mehmet Aliu filloi organizimin e shtetit e më pas solli në Egjipt familjen e tij, e cila do ta udhëhiqte vendin për mase një shekull e gjysmë. Njëmbëdhjetë udhëheqës të kësaj familje do të gëzonin ofiqe të larta shtetërore si mëkëmbës, pashallarë, sulltanë dhe mbretër. Periudha e sundimit të dinastisë shqiptare në Egjipt njihet si periudha e artë pasi vendi filloi të ringjallej. Fusha të ndryshme si arsimi, kultura, zejtaria, bujqësia, ushtria, etj, morën një zhvillim të madh, gjë e cila bëri që vendi të ecë përpara.

Mehmet Aliu lindi në qytetin Kavallë -tokë shqiptare e cila në atë kohë ishte nën kufijtë e Maqedonisë.
Mehmet Ali Pasha u emëruar mëkëmbës i Egjiptit 17 Maj të 1805 dhe qëndroi në fron deri më 1 Shtator të 1848. Mehmet Aliu vdiq në Aleksandri më 2 Gusht 1849 dhe u varros në Kajro, në xhaminë që ndodhet brenda ne kala dhe që mban emrin e tij.

Kur erdhi fillimisht në Egjipt Mehmet Aliu e gjeti ushtrinë të rënë në pesimizëm, popullin të papërmbajtur dhe vendin të ndarë. Sundimin e vendit e kishin marrë përsipër mbretër të huaj. Ai mendoi se ky vend mund të lulëzonte po të vihej në ekuilibër, prandaj nuk vonoi dhe vendosi sistemin e prosperitetit në këtë vend.

Ai i realizoi qëllimet e tij për të ndërtuar një Egjipt të stabilizuar sa që në pleqëri mund të shprehej me plot të drejtë se, nuk ka vend në botë ku njeriu është më i lirë dhe më i respektuar më shumë se sa në Misir, qoftë ai vendas apo i huaj.

Mehmet Aliu nuk ishte ndonjë njeri i kualifikuar me arsimim të lartë, ai ishte analfabet dhe me shumë vështirësi mësoi shkrim e lexim në të dyzetat. E megjithatë Mehmet Aliu shquhej për aftësinë e tij në planifikimin e një të ardhme më të mirë të vendit që udhëhiqte, si dhe për mprehtësi mendimi për zhvillimin e kulturës egjiptiane. Ai dallohej për largpamësinë e tij, konsulencën me njerëzit që e rrethonin si dhe për cilësi të tjera madhështore të cilat i vuri në praktikë gjatë jetës së tij, si udhëheqës shteti. Ai ecte sipas motivit se zbatimi i të drejtave njerëzore nuk duhet anashkaluar por duhet të jetë parimi themelor i çdo shoqërie njerëzore.

Mehmet Aliu erdhi fillimisht në Egjipt si prijës i ushtrisë turke, në Qershor të vitit 1801, me qëllim që të ndihmojë vendasit në luftën e tyre kundër francezëve. Lufta, e cila u udhëhoq nga komandanti shqiptar, përfundoi me fitoren e vendasve dhe me largimin e Francezëve nga sundimi i Misirit-Egjiptit.

Periudha e luftës nën komandën e Mehmet Ali Pashës shquhet si periudha e fitoreve të shumta. Një tjetër emër që u shqua në atë kohë ishte Husrev Pasha, i cili arriti gradën Bimbash (kryekomandant).
Një arritje tjetër politike e Mehmet Ali Pashës, ishte shuarja e mosmarrëveshjeve ndërmjet mamlukëve dhe turqve, duke shkuar dhe më larg akoma, deri në përfshirjen e tyre në forcat e veta ushtarake. Më vonë me ndërmjetësinë e mamlukëve ai arriti të bëjë përvete Husrev Pashën, duke i hapur kështu rrugën vetes për emërimin e tij mëkëmbës të Egjiptit, post i cili iu ofrua nga drejtuesit e Al-Az'harit, për të cilin pati dhe pëlqimin e Portës së Lartë.

Këto arritje të Mehmed Aliut nuk i shkuan për shtat ish dominuesve të mëparshëm të Egjiptit, anglezëve, të cilët tashmë të penduar për largimin e tyre më 1803 nga Misiri, vendosën të riktheheshin duke u mbështetur në ndihmën e disa individëve me peshë dhe pozitë, të cilët bashkëpunonin me anglezët, por ishin mendjengushtë dhe pa horizont, që për interesat e veta, ishin të gatshëm për çdo tradhti në dëm të popullit dhe të vendit.
Kështu më 1807 anglezët filluan luftën për rikthimin e tyre në Egjipt. Në krye të ushtrisë ishte Admirali Frizer. Ofenziva nuk zgjati shumë. Ajo u zmbraps me dy sulme në Aleksandri dhe Reshidë, dhe në fund Admirali Frizer vendosi të tërhiqej nëpërmjet deti.

Mehmet Aliu e priti me keqardhje të madhe tradhtinë e mamlukëve. Ai i bëri atyre thirrje për pajtim dhe në mars të 1811 i ftoi për darkë në Kalanë e tij në Kajro. Qëllimi i tij i vërtetë nuk ishte pajtimi me mamlukët, por ndëshkimi tyre për tradhtinë e bërë dhe për ti dhënë fund një herë e mirë sundimit të tyre në Egjipt.
Në periudhën që vjen më pas ai u përkushtua përparimit të Egjiptit, duke bërë që kjo kohë të shënohet si periudha e lulëzimit, lirisë dhe pavarësisë.

Mehmet Aliu ëndërronte për themelimin e një perandorie të gjerë. Që në fillim ai e kuptoi se që të ecte përpara Egjipti kishte nevojë për bashkim dhe bëri të gjitha përpjekjet e tij për t'ia arritur këtij qëllimi. Ndërkohë që për zhvillimin e Aleksandrisë, si një nga qytetet më strategjike bregdetare, vendosi të sillte ujë nga krahina Mahmudije, projekt të cilin e zbatoi me sukses.

Mehmet Aliu i zgjeroi kufijtë e tij deri ne Kerdefan dhe Nubeh dhe ne periudhën1821-1823, themeloi Hartumin, kryeqytetin e Sudanit.
Pas zgjerimit të kufijve filloi të mbajë një qëndrim të ashpër ndaj Portës së Lartë në Stamboll dhe filloi të distancohet nga turqit. Në krah të tij qëndronte Gjenerali largpamës dhe inteligjent, i biri Ibrahim Pasha, i cili me shpejtësi të madhe pushtoi Sirinë dhe kodrat e Turusit dhe që përmes Stambollit, depërtoi në Azinë e Vogël.
Por Mehmet Aliu nuk u mjaftua me kaq. Ai vazhdoi të zgjeronte kufijtë duke synuar të depërtonte nëpër Siri, të futej midis dy lumenjve, për të arritur deri në Bagdad, në mënyrë që të hapte rrugët e tregtisë me Indinë.

I gjithë ky triumf dhe epërsi e ushtrisë së Mehmet Aliut nuk i shkoi për shtat Shtetit Osman dhe disa vende Evropiane që kishin interesat e tyre në rajon. Për këtë arsye në Korrik të vitit 1840, u mblodhën në Londër, kundër Mehmet Aliut.

Shteti Osman dhe disa Fuqitë Evropiane, u mblodhën në Londër në korrik të 1840-ës dhe morën disa vendime në dëm të Mehmet Ali Pashës. Ato vendosën që Egjipti të rikthehet në kufijtë e vjetër, të vazhdojë të jetë pjesë e Shtetit Osman duke u detyruar ti paguajë haraç vjetor sulltanit, të mos ketë më shumë se 18.000 ushtarë dhe të mos prodhojë pajisje ushtarake si shpata apo armë të tjera luftarake. Për të paralizuar Mehmet Aliun, në mënyrë që të mos ju kundërvihej, e emëruan atë zëvendës mbret të Egjipt dhe fronin mbretëror do ta trashëgonin meshkujt e familjes së tij.
Në vitin 1848, kur u sëmur Mehmet Aliu, mëkëmbës i Egjiptit u shpall i biri Ibrahim Pasha.


Nga: Prof.Dr.Beqir Ismaili /mesazhi


Publikuar: 11.07.2008 05:52:55
Lexuar: 72 herė
Fjalėt kyēe: Mehmet, Aliu, Shqiptari, koha, sundimit, Egjipt,
  


Lajmet e fundit
Mendes kėrkon psikolog fame Mendes kėrkon psikolog fame
Capello: Presioni ėshtė gjė normale Capello: Presioni ėshtė gjė normale
Rritje e varėsisė - BE-ja duhet tė shtojė larminė e burimeve energjitike Rritje e varėsisė - BE-ja duhet tė shtojė larminė e burimeve energjitike



Lajmet te ngajshme
Shpifjet; Akuzat e rreme kundėr shqiptarėve Shpifjet; Akuzat e rreme kundėr shqiptarėve
Skenarėt e ekzekutimeve brenda grupeve rivale tė mafias Skenarėt e ekzekutimeve brenda grupeve rivale tė mafias
Gorbaēovi rrėfen paktin mes dy superfuqive pėr heqjen e perdes sė hekurt Gorbaēovi rrėfen paktin mes dy superfuqive pėr heqjen e perdes sė hekurt
“Herezitė” e femrave shėronjėse “Herezitė” e femrave shėronjėse
Nazistėt urdhėruan shqiptarin ti hapte varrin vetes Nazistėt urdhėruan shqiptarin ti hapte varrin vetes
Sekretet e 40 albumeve tė artit, tė vjedhura nga nazistėt Sekretet e 40 albumeve tė artit, tė vjedhura nga nazistėt
Rėnia e mbretėrisė dhe kėnga e shqyer e zogut Rėnia e mbretėrisė dhe kėnga e shqyer e zogut
Ligjet mė tė ēuditshme nė tė gjithė botėn Ligjet mė tė ēuditshme nė tė gjithė botėn
Jemeni, Jemeni, "burgu" i femrave
Pėrmendorja e Ballistit tė njohur Xhem Hasa - Gostivari Pėrmendorja e Ballistit tė njohur Xhem Hasa - Gostivari
Google Yahoo MSN