Kompania - EVN Maqedoni i shkyēi nė mėnyrė paralajmėruese, nga rrjeti i distribuimit, prej orės 11:00 e deri nė orėn 20:00 fshatrat e Veleshtės, Kondovės dhe 26 fshatra tė rajonit tė Likovės.
Në periudhën prej orës 11:00 e deri në orën 15:00 si paralajmërim është shkyçur nga rrjeti edhe Haraçina.
Gjatë javës së ardhshme kompania EVN Maqedoni do të vazhdojë me aksionin e shkyçjes për konsumatorët të cilët nuk i paguajnë rregullisht llogaritë në Gostivar, Tetovë, Kumanovë dhe Dibër. Sipas përfaqësuesve të EVN-së më shumë se dy vjet kjo kompani po orvatet që të gjejë zgjidhje nga situata e tillë me autoritetet lokale dhe popullatën vendore, por deri më tash nuk është arritur një përparim i konsiderueshëm. Sipas tyre me vite nuk paguhet anergjia e shpenzuar elektrike, pastaj nuk ka rritje evidente të pagesës së energjisë elektrike, kurse po rriten humbjet e energjisë elektrike. Në disa prej këtyre rajoneve humbjet e energjisë elektrike po e kalojnë 50 për qindëshin.
Në komunikatë thuhet se EVN është e detyruar që ta përdorë këtë masë jo të popullarizuar për shkyçjen kolektive, pasi gjatë shkyçjes individuale qytetarët ilegalisht sërish kyçen në rrjetin e distribuimit, duke e ngarkuar atë dhe shkaktuar defekte prej të cilëve pësojnë konsumatorët tonë të rregullt, kurse në shumicën e rasteve edhe të punësuarit tanë janë të penguar që t'i kryejnë detyrat e tyre të punës. Për shkak të borxheve të papaguara janë shkyçur nga rrjeti i distribuimit ndërtesat administrative të komunave: Zhelinë, Vrapçisht, Demir Kapi, Zelenikovë, Studeniçan, Kumanovë (një pjesë), Likovë dhe Gjevgjeli.