E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > A po stagnon njohja e pavarėsisė sė Kosovės?
A po stagnon njohja e pavarėsisė sė Kosovės?
A po stagnon njohja e pavarėsisė sė Kosovės?
Mė 17 tė muajit shkurt Kosova shpalli pavarėsinė e saj. Nėse e keni harruar datėn, nuk ėshtė turp! Diēka qė e kemi pritur aq gjatė, na ėshtė bėrė aq e bezdisshme edhe pse ende nuk e kemi festuar njėvjetorin e saj. Siē duket diēka nuk po shkon. Pse?!

Një ditë, një mërgimtar i yni që kush e di se për ç’arsye nuk e kishte festuar lindjen e shtetit të tij në vendlindjen e tij, na uroi; “për hajr pavarësia e Kosovës”. Ky urim ashtu befasisht e papritmas, pothuajse pas pesë muajve që kur Kosova shpalli pavarësinë, nga ky i panjohur na la të shtangur, asnjëri prej shokëve me të cilët isha, përfshi edhe mua, nuk gjetëm përgjigje adekuate. Shkurt, mbetem statuja në vend. Sikur ky i panjohur të na thoshte se; ditën e nesërme do të kriste kiameti, ne nuk do të dukeshim më të befasuar sesa pas këtij urimi që morëm. Çudi. Po, pse ngjet kjo? A nuk kishte asfare rëndësie bërja e Kosovës shtet për ne? Pse u ngopem aq shpejt me pavarësinë? Janë disa nga pyetjet që përgjigjen nuk e kanë edhe të vështirë ta marrin.

Për mendim tim, përgjigja në këto pyetje është në varfërinë ekstreme që e ka kapluar Kosovën (besoj të mirëkuptohemi, kjo nuk vlen për deputet, ministrat e sahanlëpirësit e tyre) barrën e së cilës po e ndjejmë mbi supe ne qytetarët e rëndomtë, të këtij gjysmë-shteti të zhytur thellë në korrupsion, nepotizëm, krim të organizuar. Mbase kjo për të cilën bëra fjalë më lartë, nuk ka edhe lidhje të drejtpërdrejt me atë të cilën e paralajmëruam se do ta elaborojmë, mirëpo fjala e nxjerr fjalën sikur i thonë asaj thënies. Si do që të jetë do të ndalemi edhe të Kosova dhe (mos)njohja e pavarësisë së saj. A po stagnon njohja e shtetit të Kosovës? Nëse po, pse?

Gjithsesi, jemi dëshmitarë të asaj se, shpesh kemi dëgjuar të akuzohet Qeveria, pastaj me theks të veçantë Ministria e Punëve të Jashtme, se fajtor për mosnjohje kuantitative të shtetit të Kosovës, janë pikërisht këto të dyja. Pastaj sikur na ka kapluar një panik se njohja e pavarësisë së vendit tonë është stopuar njëherë e mirë, dhe se qarqe antishqiptare janë treguar mjaft aktive në punën e tyre. Këto jo vetëm që janë të vërteta, por në fakt janë të vërteta të pa luhatura. Mirëpo, sikur pas kaq muajve që kur Kosova e shpalli pavarësinë të kishim njohje më kuantitative (shtetet që e njohin shtetin tonë megjithatë janë mjaft kualitative), ta zëmë sikur numri i shteteve që e ka njohur Kosovën do të ishte mbi njëqind, cila do të ishte përparësia jonë karshi këtij fakti? Edhe pse këtë do ta dëshironim, duhet thënë se gjendja përafërsisht do të ishte e njëjta, ngase problem real për moszhvillimin ekonomik të Kosovës nuk është mosnjohja e pavarësisë së saj, problem real është korrupsioni, ky virus i cili ndjehet fuqishëm në vend, pastaj mungesa e strategjisë së zgjidhjes së problemeve të brendshme që ka Kosova, të cilat në kohë e rrethana të caktuar do të shkaktojnë probleme shumë serioze.

A guxojmë t’i mbyllim sytë para faktit se, në Kosovë kemi organizim dhe funksionim të strukturave paralele? A guxojmë të qëndrojmë indiferent karshi faktit se qeveria e Kosovës në të gjitha periudhat e operimit të saj, pra edhe në këtë të pas-përcaktimit të statusit të vendit, ka qenë mjaft neglizhente në kryerjen e detyrave që koha i shtroi para saj. Të gjitha këto në njërën ose në mënyrën tjetër ndikojnë në mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Ne duhet që ta imponojmë njohjen e vendit tonë, nga ana e shteteve që ende nuk e kanë bërë këtë. Ne nuk mund të përgjërohemi: Ju lutem njihnani! Ne duhet që të krijojmë strategji të cilat do ta impononin njohjen, e kjo nuk arrihet duke qëndruar duarkryq. Klasa politike në Kosovë, me mbështetjen e pakontestueshme të mediave (mbase jo të gjithave) në opinion e gjerë e ka krijuar përshtypjen se bota perëndimore e sheh si problem imediat zgjidhjen e çështjeve më rëndësi jetike për Kosovën. E vërteta është ndryshe.

Disa fjalë miradije që vijnë për Kosovën, nga diplomatë perëndimorë, e të cilat na mbushin optimizëm, zakonisht bëhen pas drekave ose darkave solemne ku ka dominuar chivasi e shtoku e pije të tjera hyjnore, aroma e të cilave po e deh një popull të tërë. Deklarata frymëzuese si ajo e presidentit Sarkozi, ku thotë se: “Kosova ka arritur përparim domethënës pas pavarësisë”, më shumë duhet parë si diçka që mund ta thotë një njeri në gjendje transi, ngase e vërteta qëndron ndryshe. Për qytetarin e vendit Kosova po ecën me hapa zvarranikësh përsa i përket përparimit, dhe këtij fakti, fatkeqësisht duhet vënë pikë.
Pastaj duhet thënë se mjaft plogësht po lobohet për pavarësinë e Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme e cila edhe bartë barrën kryesore përsa i përket lobimit për pavarësinë e vendit, është treguar shumë e paaftë në misionin e saj, përveç disa ekskursioneve të ministrit Hyseni dhe stafit të tij, ajo nuk ka bërë asgjë tjetër, e nëse kjo e fundit konsiderohet e arritur, atëherë kjo është e vërtetë, pra ministri Hyseni ka shtegtuar në bajagi shtete të globit edhe ka pasur takime bajagi të “rëndësishme”, të cilat siç po shihet po japin bajagi “rezultate”. Në anën tjetër çështja e emërimit të ambasadorëve në vendet që e njohin realitetin e ri në vend, po ecën me një ritëm shumë të ngadaltë, ngase siç duket një emër që i konvenon njërit nuk i përgjigjet interesave të tjetrit. Nëse jo diku tjetër, në Tiranë do duhej që tashmë të funksiononte ambasada e Kosovës. Por, siç duket organeve kompetente, të cilat e kanë obligim emërimin e ambasadorëve, nuk e shohin të ngutshme këtë çështje. Përfundimisht, fajtor për mosnjohje më kuantitative të shtetit më të ri të globit është qasja e gabuar e institucioneve relevante të cilat nuk kanë strategji të çartë e cila do të çonte drejt zgjidhjes së kësaj problematike.

Ilir Sefaj/telegrafi


Publikuar: 13.07.2008 01:27:08
Lexuar: 77 herė
Fjalėt kyēe: Stagnon, pavarsisė, Kosovės,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
Faktorėt qė ndikojnė nė rritjen e ēmimit tė ushqimeve Faktorėt qė ndikojnė nė rritjen e ēmimit tė ushqimeve
Shansi i dytė Shansi i dytė
Makiavelizmi alla-shqiptarēe Makiavelizmi alla-shqiptarēe
Komentohet rritja e ēmimeve ushqimore Komentohet rritja e ēmimeve ushqimore
Warren Buffet: Si u bėra mė i pasuri i botės Warren Buffet: Si u bėra mė i pasuri i botės
Mafia, imunitetet dhe dopjo-ligji Mafia, imunitetet dhe dopjo-ligji
Mashtrimi grek Mashtrimi grek
Braktisja e qytetarit Braktisja e qytetarit
Klinton, gruaja e pare presidente e Amerikes? Klinton, gruaja e pare presidente e Amerikes?
Ēfarė t’i bėjmė armikut tė brendshėm? Ēfarė t’i bėjmė armikut tė brendshėm?
Google Yahoo MSN