Vajza mė e bukur nga Venezuela, Dayana Mendoza ėshtė kurorėzuar mė titullin Miss Universe 2008, nė garėn e bukurisė qė ėshtė mbajtur nė Nha Trang tė Vietnamit. Pėrfaqėsuesja e Kosovės nė kėtė garė, Zana Krasniqi, ka arritur tė futet nė mesin e 10 vajzave mė tė bukura nga 80 sosh sa kanė garuar nė kėtė garė tė bukurisė.
Përcjellësja e parë është zgjedhur Miss Colombia, Taliana Vargas, ndërsa përcjellësja e dytë, bukuroshja nga Republika Domenikane, Marianne Cruz Gonzale. Në mesin e pesë vajzave më të bukura janë përzgjedhur edhe Miss Meksika, Elisa Najera dhe Miss Rusia, Vera Krasova.
Miss Universe, Dayana Mendoza është 22-vjeçare ndërsa ëndrra e saj është të bëhet dizajnere e enterierit. Ajo merret edhe me fotografi ndërsa ka interesim edhe për fushën e marketingut.
Juria e Miss Universe ishte e përbërë nga emrat e njohur si; Donald Trump Jr. (nënpresident ekzekutiv i kompanisë Trump Organization); Roberto Cavalli (dizajner i modës); Nadine Velazquez (yll i televizionit NBC); Jennifer Hawkins (prezantuese televizive dhe Miss Universe 2004) etj.
Gjatë garës së bukurisë, që ka zgjatur dy orë, bukuroshet nga 80 vende të ndryshme botërore kanë garuar në tri kategori: rroba banje, fustane solemne dhe në intervista mbi personalitetet e tyre.
Fituesja Mendoza, pos kurorës Miss Universe, që ka vlerë 30 mijë dollarë, ka fituar edhe një mori shpërblimesh të tjera, si: Shkollimin në Akademinë e Filmit në New York, që kapë vlerën prej 100 mijë dollarë, pastaj veshmbathjet dhe kozmetikën nga firmat më të famshme botërore, pjesëmarrje në fushatat e marketingut e deri të fotosesione të fotografi i njohur shqiptar që jeton në Amerikë, Fadil Berisha.
Kjo garë e bukurisë, sipas mediave botërore, është përcjellë nga 1 miliard teleshikues. /Telegrafi/