E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Marksi nuk vjen mė….
Marksi nuk vjen mė….
Marksi nuk vjen mė….
Para ca ditėsh njė shoku im mė dha njė material, tė cilin nuk e mora vesh se ku e kishte gjetur dhe kush e kishte sajuar, qė lėvdonte me panegjerizėm arkaik pjesėn mė tė keqe tė teorisė marksiste, atė qė tashmė u vėrtetua si pjesa mė utopike e teorisė, se shoqėria do tė transformohet dhe demokratizohet pėrmes revolucionit proletar.

Miku që më dha materialin, është një njeri i mirë, por politikisht naiv dhe ende nën influencën e kotë të ideve të vjetra të mbetura jashtë kohe të marksizmit. Unë i dhashë një kafe dhe pasi e dëgjova deri në fund, sinqerisht i thashë fjalët që vura si titull të shkrimit tim, “Marksi nuk vjen më”. Koha vërtetoi se teoria e tij ishte aksident teorik dhe historik i pakthyeshëm më në këtë botë që po ndryshon progresivisht, marramendshëm, dhe krejt në të kundërt me ato që ka lënë Marksi. Prandaj i thashë mikut tim,… ai nuk vjen m녔. U mërzit me mua.

Megjithatë ai është miku im, sepse bën pjesë në kategorinë e njerëzve të sinqertë që është ende “në pritje të Godosë, atje pranë kangjellave ku shet cikërrima dhe shpërndan dokumentet e skaduara të komunizmit. Atje tek kangjellat, duke ndenjur tërë ditën në këmbë për të shitur ndonjë gjë, vazhdon të besojë ende, se një ditë do të vijë “bota e re”. E kam mik dhe bëj shpesh bisedë me të, pse është fare i ndershëm edhe pse politikisht i instrumentalizuar me dogmën që nuk i dha “bukë” as atij, as shoqërisë njerëzore në nivel global.

Dikur të gjithë kemi qenë të instrumentalizuar nga “madhështia teorike” e marksizmit dhe variantit të tij të deformuar në formë banale si enverizmi dhe mendonim se revolucioni do të ishte “lokomotivë e historisë”, apo “çështje të shtruar për zgjidhje”, ngaqë njohuritë tona ishin të karfosura me dhunë brenda kuadrit të dogmës marksiste.

Realiteti i sotëm historik dhe politik, por dhe mendimtarë të shquar të botës, që nga koha e Marksit deri në ditët tona, kanë shkruar shumë për idenë marksiste të revolucionit, kanë bërë analiza të gjithanshme të deformimit marksist të shoqërisë. Por ne nuk kishim lexuar asgjë prej tyre, as Dahrendorfin, që e konsideron revolucionin si periudhë e errët e historisë, apo Josep Ramonedën, që thotë se marksizmi është aq i keq, sa dhëntë Zoti të mos kthehet më Marksi, sepse, sipas tij, herët e dyta janë më të këqija se të parat. Akoma më tej, mendimtarë të shquar të kalibrit të Mishel Fukosë, që në vitet ‘70-të deklaruan se: “Jo vetëm dyshoj se revolucioni nuk është i mundshëm, por nuk është as i dëshirueshëm”.

Mikut tim u mundova t’i shpjegoj thjesht me argumentet e mia, se pse është teori e pamundur dhe pse Marksi nuk do të vijë më në këtë botë moderne, sepse ka perënduar periudha e revolucioneve si veprim total ku përqendrohen energjitë për shkatërrimin e “botës së vjetër” dhe ndërtimin e “botës së re”. Natyrisht ai nuk e di se koha e eksperimenteve të ndryshimit të shoqërisë me revolucion sipas ideve të Marksit i ka “kufijtë e fillimit dhe përfundimit nga viti 1848 dhe përfunduan në vitin 1968, me trazirat e fundit me frymëzim neomarksist, antigolist, antiamerikan dhe antisovjetik të studentëve dhe punëtorëve në Francë. Pas këtij viti, ideali i revolucionit mori tatëpjetën e pakthyeshme, deri në vitin 1989, që është kufiri përfundimtar i mbylljes së “utopisë komuniste”, i përmbysjes definitive të një sistemi që ishte dhe mbeti vetëm në nivel eksperimental.

Nëse marksizmi kishte profetizuar me bindje të thellë, se historia do të zhvillohet përmes revolucionit dhe luftës së klasave, se fitorja e proletariatit mbi borgjezinë ishte çështje kohe, në fakt koha vërtetoi të kundërtën e asaj që ideoi Marksi. Dhe për fat të mire, ne e pamë me sytë tanë këtë të vërtetë, për të cilin askush përveç ndonjë njeriu naiv apo dogmatik, mund ta vërë në dyshim. Prandaj i thashë mikut tim, që Marksi nuk vjen më… revolucioni dhe komunizmi tashmë janë procese antihistorike, të braktisura në të gjithë botën, nga të gjithë njerëzit universalisht dhe përfundimisht. Eksperimenti marksist që u aplikua në formën më brutale në Shqipëri, ishte gjithaq një aksident historik i padëshirueshëm, i dhimbshëm, tragjik. Tani revolucioni nuk është rrugë, ideologji dhe mit, pothuaj për askënd. Është vetëm një përrallë e hidhur e së kaluarës, që popujt nuk kanë më dëshirë ta kujtojnë e jo më ta ringjallin. Prandaj i thashë përsëri mikut tim, se Marksi nuk vjen më…

Periudha e revolucioneve të përgjakshme, shkatërrimtare të periudhës 1848-1989 nuk rikthehet më kurrë, asnjëherë. Shoqëria moderne, njerëzimi e kapërceu pragun e revolucioneve dhe është çliruar përfundimisht nga “droga e marksizmit”. Tani njerëzit janë kthjelluar nga ëndrrat e ndarjes klasore, nga shoqëria e perceptuar në mënyrë fataliste nga Marksi dhe dishepujt e tij, si shoqëri bidimensionale, me dy klasa, me borgjezë dhe proletarë që kanë qenë në luftë të përjetshme për të likuiduar njëri-tjetrin. Shoqëria moderne, demokratike më gjithë të këqijat endemike të saj, është ashtu siç e përcaktoi filozofi dhe ideologu i shquar amerikan Herbert Markyze, po bëhet një shoqëri demokratike me një dimension, jo me klasa por me qytetarë. Natyrisht jo barazitariste siç e mendoi Marksi dhe marksistët e tjerë të lindjes komuniste.

Marksizmi ka pësuar shumë disfata politike, doktrinare, deri tek disfata njerëzore. Në kohën tonë Marksi, Lenini, Stalini, Çe Guevara, Fidel Kastro, dhe dishepujt e tjerë të marksizmit i kanë mbetur vetëm historisë si kujtim i një realiteti të dështuar. Tani nuk është më koha dhe askush nuk frymëzohet prej “romancave revolucionare” dhe utopiste të tyre. Është kohë tjetër e cila po ecën në rrugën krejt të kundërt me atë që ishte projektuar nga marksizmi, nga kjo “mitologji e madhe”, që tani ka marrë fund dhe pothuaj i kanë mbaruar ithtarët dhe besimtarët fanatikë të tij. Mendimtari i shquar Ralf Dahrendorf, pikërisht në vitin ‘90 shkroi se socializmi ka vdekur dhe asnjë prej varianteve marksistë të tij nuk mund të ngjallet në botë. Për këtë askush nuk ka më dyshim.

Mikut tim të dashur u mundova t’i shpjegoj diçka me mundësitë e mia, por pa qenë aspak i qartë nëse e kam bindur ndopak për të vërtetën, se koha moderne e ktheu përmbys ligjin historik të marksizmit, se kapitalizmi më në fund dhe përfundimisht triumfoi dhe i zuri vendin pa revolucion, por në mënyrë paqësore socializmit. Bota po globalizohet dhe po krijon një rend të ri botëror, që nuk ka nevojë për dogmat e vjetra, idetë arkaike të marksizmit. Në këtë botë të mondializuar, edhe e majta moderne është tërësisht antimarksiste dhe nuk ka asgjë të përbashkët me të. Rekuiemi për marksizmin është kënduar përfundimisht. Sepse duam apo nuk duam, kudo në botë bashkë me ne po ecim duke ndërtuar modelin kapitalist, të cilin koha e vërtetoi se ishte modeli social ekonomik më efikas i njohur deri tani. Edhe sot ka autorë që çmojnë mprehtësinë teorike të Marksit, por gjithnjë duke e konsideruar kontributin e tij minimal dhe aspak të dobishëm. Dobësitë e tij tashmë të njohura të idesë së revolucionit, luftës së klasave, interpretimi materialist i historisë, vlerësimi i njëanshëm i njeriut vetëm si qenie sociale, ekonomikisht dhe politikisht i determinuar nga marrëdhëniet në prodhim, janë mungesa madhore që e kanë kaluar teorinë e tij në histori. Besoj se ai nuk është më në rolin e vjetër të profetit të proletariatit dhe revolucionit, pavarësisht se puna e tij gjigante nuk duhet mohuar si sforcim personal me dimensione të mëdha. Por edhe Sizifi i Mitologjisë luftoi tërë jetën, por shkëmbin nuk e ngjiti dot në majë të malit, nga që ishte në një mision të pamundur nga perënditë. Kjo i ndodhi edhe marksizëm leninizmit, kësaj ideologjie të perënduar pa kthim…

Më në fund i thashë mikut që më dha materialin për “vlerat e revolucionit”, se ne na duhet të bindemi, që në vend që të ndjekim pas “gjarprin ideologjik” që kafshoi dhe helmoi shoqërinë tonë për gjysëm shekulli, është më mirë të vazhdojmë të shtrydhim plagën, për të nxjerrë deri në fund helmin e tij. Kjo na duhet të gjithëve, sepse me sa duket ende nuk jemi shëruar plotësisht nga marksizmi…

Nga Gëzim TUSHI/shekulli


Publikuar: 14.07.2008 00:04:35
Lexuar: 51 herė
Fjalėt kyēe: Teoria, marksiste, shoqėria, demokratizohet,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
Korrupsion me imunitet! Korrupsion me imunitet!
Historia nė Ballkan, asnjėherė e thjeshtė Historia nė Ballkan, asnjėherė e thjeshtė
Misioni i (pa)pėrfunduar Misioni i (pa)pėrfunduar
Letėr miqve ndėrkombėtarė Letėr miqve ndėrkombėtarė
Varėsia pėr Pavarėsi dhe Festimi Varėsia pėr Pavarėsi dhe Festimi "ilegal" i 28 Nėntorit nė Kosovė!
Politika e jashtme shqiptare, njė disfatė e vazhdueshme Politika e jashtme shqiptare, njė disfatė e vazhdueshme
Shqipėria nga histori mbijetese nė histori progresi Shqipėria nga histori mbijetese nė histori progresi
Kosova ka instaluar stabilitet institucional dhe qeverisje tė mirė Kosova ka instaluar stabilitet institucional dhe qeverisje tė mirė
Si ra Gjeorgjia nė kurthin e armiqve Si ra Gjeorgjia nė kurthin e armiqve
Kosova, rrugė e mundimshme Kosova, rrugė e mundimshme
Google Yahoo MSN