E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Ekrem Kryeziu “Ngacmon” mitet shqiptare
Ekrem Kryeziu “Ngacmon” mitet shqiptare
Ekrem Kryeziu “Ngacmon” mitet shqiptare
TIRANE-Kur nė festivalin e teatrit “Apollon ‘08" u shfaq drama e tij “Pėrplasja”, Ekrem Kryeziu deklaroi se e konsideron njė kapitull tė mbyllur dramėn e tij tė burgut. Tashmė ėshtė drejt njė kėrkimi tė ri.

Ka synuar pikërisht mitet shqiptare. Ato me të cilat lexuesi shqiptar rritet që fëmijë. Gjergj Elez Alia, Doruntina, Gjon Marku...janë nxjerrë nga folklori shqiptar për një përqasje dramatike. Autori kosovar ka rreth tri vjet që ka nisur të punojë. E ka titulluar “Kodi shqiptar”. “Në 10 mijë faqe do të botohen të tëra veprat e mia. Kam filluar me dramat. Ndjehem paksa i zbrazët dhe automatikisht ka filluar mbushja e re. Jam duke realizuar dy vepra. Njërën e kam filluar para tri vjetësh, quhet “Kodi shqiptar”, një vepër plot personazhe historike dhe që besoj se do të provokojë, dhe e dyta ka për subjekt luftën e fundit të Kosovës”, - shprehet dramaturgu Kryeziu. E quan një vepër provokuese, pasi të gjitha personazhet historike i vë në një gjyq të historisë ndaj vetvetes (si komb, mënyrë e të kënduarit, jetuarit, raporti i individit ndaj rrethit të jashtëm, raporti i shqiptarëve ndaj botës dhe Evropës). Këto personazhe, të ngulitur në shekuj të ndryshëm të historisë sonë, vihen në lëvizje nga një gazetare amerikane. Bashkë me një xhirues, ajo ka ardhur të kërkojë rrënjët e paraardhësve të saj. “Personazhet janë Rozafa e Doruntina. Gjergj Elez Alia, Gjon Marku, përfaqësuesit e kishës. Është ndjeshmëria jonë e trimit të çartur. Habia më e madhe në kuadër të këtyre personazheve që i takojnë periudhave dhe ngjarjeve të ndryshme të kombit tonë, është një gazetare amerikane”, - thekson dramaturgu. Pse druhet Kryeziu? Nga çmitizimet. Në dramën e tij, këto personazhe nuk kanë fytyrën që kemi ngulitur në kokë. “Është e gjitha një vepër çmitizuese. Të gjithë amerikanët i kanë rrënjët e tyre në Evropë dhe kjo gazetare i kërkon rrënjët e veta në familjet e njohura shqiptare. Ajo zbulon gjithë këto mite dhe kohët përzihen në këtë dramë. Ajo i thyen këto barriera. Sa më shumë i afrohem fundit, aq më shumë po frikësohem. Është një qasje komplet e re teatrore. Një dramë i ka tri njësitë, të kohës, unitetit dhe të vendit. Këtu ekziston vetëm uniteti i idesë së kërkimit. I kam thyer të gjitha rregullat me shpresë se rregullat nuk janë për t’iu përmbajtur. Rregullat janë për t’i rrëzuar e për të krijuar të tjera”, - thekson dramaturgu.
Provokimi
Dramat e Ekrem Kryeziut dallohen për forcën e madhe emocionale. Një provokim që mbërrin i drejtpërdrejtë te publiku, sidomos kur ato inskenohen. “Kodi shqiptar” ende nuk është përfunduar, dhe Kryeziu beson se do të jetë një vepër e fortë. Këtë proces reagimi e gjen brenda vetes së tij. “Jam i lindur në shenjën e Binjakëve. Binjakët janë dy njerëz në vetvete, njëri gjatë gjithë kohës e ngacmon tjetrin. Që të ruaj qetësinë time shpirtërore, unë duhet të krijoj vepra të tilla që të kënaq këtë të qetin dhe ngacmuesin. “Kodi shqiptar” është preokupimi im maksimal. Shpresoj se do ta realizoj ashtu si mendoj, ndonëse është sfiduese. Jam shumë i bindur se jam duke punuar me një materie që është si cipa e qepës, aq e hollë, aq e brishtë. Duhet të krijoj diçka të fortë artistikisht. A do ta arrij, një zot e di”, - tregon ai.
Drama e UÇK-së
Përveç “Kodit shqiptar”, Kryeziu ka një tjetër dramë në duar. Këtë herë është shumë afër në kohë dhe në dhimbjen e popullit të Kosovës. Ngjarja të çon në një gjyq ushtarak në UÇK. Vetë e cilëson si një dramë të rëndë, e cila do të jetë e shkurtër.
“Besoj se do të realizoj një dramë të thellë njerëzore, me shumë pak personazhe”, - thekson Kryeziu. Një njeri që i shpëton pushkatimit dhe ikën vijave periferike të luftës. I është pushkatuar komplet familja. Ai gjen një fëmijë në një kufomë të gruas së vrarë dhe mundohet ta ruajë si fëmijë të vetin. I ikën UÇK-së e reparteve ushtarake serbe. Sipas dramaturgut, është një mënyrë e të parit të luftës nga periferia. Përveç dramës, Kryeziu është prezent edhe në film. Ai tregon se ka dy-tre skenarë që presin të realizohen, duke e ditur se problemi i parë është gjetja e buxheteve.

(d.b/GazetaShqiptare/Balkanweb)


Publikuar: 14.07.2008 05:15:54
Lexuar: 111 herė
Fjalėt kyēe: Ekrem, Kryeziu, ngacmon, mitet, shqiptare,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
Lupa mbi gegėrishte Lupa mbi gegėrishte
Ftesė pėr  mediat Ftesė pėr mediat
Shqipėria: Historia e arkivave filmike pėr vendin pėrballė Shqipėria: Historia e arkivave filmike pėr vendin pėrballė
Filloi rrėnimi i shtėpisė Uranija Filloi rrėnimi i shtėpisė Uranija
Katėr stinėt e Gjirokastrės... Katėr stinėt e Gjirokastrės...
Paskaljeviē gjurmon tė martuarit Paskaljeviē gjurmon tė martuarit
Mė nė fund njė film i Akinit nė Tiranė Mė nė fund njė film i Akinit nė Tiranė
Artistėt shqiptarė e serbė thyejnė kufijtė e politikės Artistėt shqiptarė e serbė thyejnė kufijtė e politikės
Vdes legjenda e muzikės soul Vdes legjenda e muzikės soul
Shqipėria nė stilin e Turqisė sė vjetėr Shqipėria nė stilin e Turqisė sė vjetėr
Google Yahoo MSN