Si mund tė ēlodhet trupi dhe tė rimėkėmbet shpirti.
Keni pasur njė javė tė vėshtirė? Ngjarje tė ndryshme jua kanė ulur moralin? Mos e mbartni peshėn e javės qė shkoi nė ditėt e javės sė re, sepse nuk do ta pėrballoni dot. Ja disa mėnyra ēlodhėse pėr trupin, qė ndikojnė edhe nė rimėkėmbjen e shpirtit tuaj.
Akupunktura
Çfarë është? Bazohet në filozofinë kineze, që energjia e trupit qi përbëhet nga yin dhe yang, rryma që ndodhen nën lëkurë. Nëse yin apo yang janë më dominuese, atëherë qi ka probleme dhe si pasojë vijnë sëmundjet.
Një specialist akupunkture fillimisht merret me shëndetin tuaj në përgjithësi për të gjetur mungesën e ekuilibrit të qi-së. Pasi ta ketë bërë një identifikim të tillë, atëherë do të nisë injektimi i gjilpërave në zonat e fluksit dhe kanaleve të energjisë, në mënyrë që trupi të vijë në balancën e tij natyrore.
Edhe pse nuk ka shumë kërkime të mirëfillta shkencore në lidhje me këtë teknikë, një numër i madh njerëzish e preferojnë dhe gjejnë tek ajo çlodhje e relaks. Të pasionuarit: Sandra Bulok
Aromaterapia
Çfarë është? Është një term gjithëpërfshirës, që ka të bëjë me mënyrat çlodhëse dhe shëruese përmes aromave dhe vajrave. Fjala aromaterapi u përdor fillimishtnë vitin 1920 nga kimisti francez, Rene-Maurice Gattefose.
Vaji i levadës është vaji klasik që të sjell çlodhje dhe relaks. Të tjerë vajra shumë të përdorur janë ato të kamomilit e bergamonit. Të pasionuarit: Cameron Diaz, Dani Mino, Xhud Law
Masazhi me gurë të nxehtë
Çfarë është? Është vendosja e gurëve të nxehtë dhe të ftohtë në disa pjesë të trupit. Gjatë terapisë së gurëve të nxehtë, gurët vihen zakonisht mbi shpinë dhe ngrohen në ujë. Ndërsa gurët e mermertë, të ftohtë, përdoren menjëherë pas tyre. Disa prej tyre vendosen edhe në pëllëmbën e duarve dhe të këmbëve.
Kjo terapi përdoret për të vënë në lëvizje qarkullimin e gjithë sistemeve të trupit të njeriu, atë të gjakut dhe atë limfatik. Të pasionuarit: Ashli Xhun dhe Anxhelika Huston
Notimi
Çfarë është? Së pari ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1950 dhe pretendon që të reduktojë presionin e gjakut, të lehtësojë dhimbjen e kurrizit dhe stresin, si dhe të përmirësojë fuqitë krijuese. Gjatë një sesioni subjekti futet në një kuti, ku mbizotëron temperatura trupore.
Aty shtohen edhe disa kripëra të tretura në ujë.
Ky solucion ndihmon për tu dizintoksikuar. Ata që e preferojnë një teknikë të tillë thonë se në 10 minutat e para përjetohen shumë dhimbje, derisa më në fund ato nisin të zhduken njëra pas tjetrës për një muaj rresht. Në disa qendra të tilla mund të shohësh edhe televizor. Kutitë janë shumë relaksuese dhe nuk u bëjnë dëm as grave shtatzëna. Të pasionuarit: Uain Runi
Meditimi
Çfarë është? Meditimi në një mënyrë, ose në një tjetër është komponent përbërës i shumë feve dhe është praktikuar shumë gjatë këtyre 5000 viteve të fundit. Qëllimi është qetësimi i mendjes dhe arritja e paqes së brendshme.
Në meditimin transshendental, qëllimi është shndërrimi i procesit të të menduarit në një proces të qetë, në një gjendje ideale paqeje e përqendrimi të plotë. Për këtë rekomandohen 20 minuta meditim çdo ditë, për të reduktuar stresin dhe ankthin.
Njerëzit mund të arrijnë një gjendje meditative vetë, duke u fokusuar në dritaren e autobusit, ose në një pikë në mur, apo edhe thjesht duke ecur.
Meditimi mund të vetëmësohet, por edhe të instruktohet. Të pasionuarit: Sting, Halle Beri