E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Psycho > Si tė tradhėtosh gruan?
Si tė tradhėtosh gruan?
Si tė tradhėtosh gruan?
Je i martuar prej disa vitesh? E ndjen se pasioni midis teje dhe gruas po zhduket pak e nga pak? E ndjen se nuk mund tė jetosh pa tė, pasi,bashkė me dashurinė, tė lidh respekti dhe mirėkuptimi. Me pak fjalė, marrėdhėnia juaj ėshtė harmonike, por tė mungon diēka. Tė mungojnė ato netėt kur bėje dashuri ēmendurisht, kur ajo tė priste mė shumė e zhveshur se e veshur dhe ti, qė hidheshe i lumtur mbi darkėn e nxehtė pėr njė seks tė paparė… Mė parė ose mė vonė tė gjitha kėto ndikojnė nė njė marrėdhėnie.

Shkaqet janë të shumëllojshme: stresi dhe rutina e përditshme, fëmijët, përgjegjshmëria e shumë gjërave njëkohësisht kanë vënë vulën mbi personalitetin tuaj.

Ke filluar të bëhesh tullac, të ka dalë barku dhe të zë gjumi ndërkohë që reklamat në televizor ndërpresin filmin që jepet pas edicionit të lajmeve në orën 19.30. Ndërsa ajo ka shtuar disa kilogramë, nuk i ka më gjokset të rrumbullakëta dhe të mbushura si përpara se të ngelte shtatzënë.

Të gjitha këto të shkatërrojnë, ngadalë por në mënyrë të sigurt jetën seksuale. Çfarë duhet të bësh për të rregulluar situatën dhe për të sjellë sërish pasionin në dhomën e gjumit? Përgjigjen mund ta gjesh si më poshtë. Por çfarë duhet të bësh atëherë kur ke bërë çdo gjë të mundshme për të “ringjallur” marrëdhënien, ndërsa përpjekjet tuaja s’kanë pasur sukses?

Ke dy variante: 1. Divorcohesh dhe kërkon lumturinë te një femër tjetër. 2. I plotëson “dëshirat seksuale” me femra të tjera, – pra, tradhton gruan.

Divorci është tejet i pakëndshëm dhe lë plagë në shpirtrat e protagonistëve, kështu që ONE të rekomandon variantin e dytë, për më tepër që nuk ke motive reale për t’u ndarë dhe marrëdhënia juaj është e këndshme nga shumë pika. Por si t’ia bësh ta tradhtosh pa marrë vesh ajo këtë gjë, çka do të sillte shkatërrimin e familjes dhe pa e lënduar.

Kryesisht, kjo gjë nuk mund të evitohet, por mund të nisesh nga shprehja “çfarë nuk di, nuk mund të lëndojë”, po ju japim disa këshilla se si të fshehësh ekzistencën e një (apo më shumë) të dashurave. Ekipi ONE po ju paralajmëron se që jeta e dyfishtë ka të këqijat e saja.

E para që na vjen në mendje tani është për shembull ndjesia dhe stresi për të gënjyer (dhe të mos harrosh ke thënë më e rëndësishmja) një person i cili gjatë gjithë jetës ka zgjedhur të jetë i sinqertë.

Ndjesia e fajit është disavantazhi i dytë, dhe jo së fundmi, rreziku i humbjes së asaj që ke ti më të shtrenjtë (jo atë që po mendoni në këto çaste) dhe që e mbron me çdo çmim: familja. Në qoftë se do t’i marrësh përsipër këto rreziqe, kalo më poshtë te këshillat:

1. Nocionet e bazës


Përpiqu të kesh aventura, të themi brenda një nate, por është e rekomandueshme që çdo natë ta kalosh te krevati bashkëshortor… me gruan tënde, në mënyrë që mos t’i japësh asaj mundësinë për dyshim. Me pak fjalë, mos u tako me një femër disa herë dhe përpiqu ta bësh këtë gjë përgjatë ditës atëherë kur duhet të jesh në orarin e punës. Pjesa me punën është e rrezikshme kur gruaja jote njeh kolegët dhe mund të mësojë aksidentalisht që ti ke munguar për disa orë, në një ditë pune.

Në qoftë se ndodh kjo gjë dhe ajo mëson që nuk ke qenë në punë disa orë, përpiqu t’i japësh asaj argumente të forta: “kam dashur të të blej diçka të bukur dhe u largova ta gjej”. Për të qenë i përgatitur, duhet të mbash përgjatë gjithë kohës, në makinë apo në zyrë apo diku tjetër… një dhuratë të vogël.

Mos apelo në shërbimet me pagesë! Evito sa të mundesh prostitutat. Indiferenca ndaj pastërtisë dhe kujdesit mund të të kushtojë: mos harro se SST-të (Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme) janë tejet të përhapura. Edhe në qoftë se përdor prezervativ, ekzistojnë sëmundje që mund të transmetohen përmes seksit oral. Plus që duhet të justifikosh paratë e shpenzuara atje, përballë gruas tënde. Tejet e vështirë, hë?


2.Kushtet që duhet të plotësojë e dashura

Në qoftë se ke filluar një marrëdhënie jashtëmartesore, duhet të jesh tejet i kujdesshëm kur zgjedh femrën me të cilën po tradhton gruan. Duke kaluar mbi idenë “të jetë e re, e bukur dhe seksi”, një e dashur duhet të jetë një femër e pavarur nga ana ekonomike, e cila nuk pret shumë kujdes nga ty që ta mirëmbash.

Duhet të jetë një femër inteligjente, pasi është e rëndësishme që po e informon se keni thjesht një marrëdhënie strikte seksuale. Duhet ta dijë se je i martuar, pasi do të duhet të vendosësh disa rregulla që nga fillesat e aventurës tënde.

Duhet të banojë në një apartament të sajin, në mënyrë që të shkosh ti te ajo. Hotelet janë një alternativë tjetër, por do të jetë tejet e vështirë që t’i justifikosh gruas paratë e harxhuara atje.

3.Si të ruash sekretin?

Mos i thuaj as mikut tënd më të ngushtë që ke një të dashur. Mos dil kudo me të për krahu, apo në qoftë se është absolutisht e nevojshme dhe e pashmangshme, takojeni më parë dhe informojeni se nuk do të silleni si dy të dashuruar.

Në qoftë se puna jote ka të bëjë me shumë udhëtime në interes të punës, mund të gjesh një të dashur në një qytet tjetër të cilin e viziton vazhdimisht. Bli një kartelë me parapagim, të cilin do ta fshehësh nga gruaja dhe përdore për të komunikuar me të dashurën. Mos i jep asnjëherë numrin e telefonit që e përdor çdo ditë kur jeni së bashku.

Përpiqu të evitosh sa më shumë informata përreth vendit ku punon, ku e kalon kohën me gruan e shumë të tjera. Mos diskuto asgjë me të dashurën se çfarë po ndodh me ty, me gruan tënde apo me familjen, ndonëse është tejet tunduese t’i shprehësh pakënaqësitë në tymin e cigares, pas një seksi të nxehtë. Përpiqu sa të mundesh ta mbash adresën sekrete.

Ki kujdes të mos të hapë portofolin kur jeni së bashku, pasi atje mund të marrë vesh adresën tënde. Ndoshta po mendon se përse po ju themi që të mbani sekrete për sa i përket adresës dhe familjes! Është i mirëditur fakti se femrat dashurohen më shpejt se sa meshkujt dhe po aq i mirënjohur fakti se “gjithë femrat kujtojnë se janë gra në qoftë se kanë qëndruar njëherë nën dhe dy herë sipër”.

Kështu, është e këshillueshme që të mos e përziesh marrëdhënien jashtëmartesore me familjen dhe të mundohesh sa më shumë të jetë e mundur të lësh një derëz ikjeje gjithmonë. Përpiqu të mos e zgjatësh shumë një marrëdhënie me një të dashur, pasi mund të arrish të dashurohesh pas saj më shumë se sa duhet.

Hmm, tepër e komplikuar kjo çështja me dashnoret, hëëë? Sidoqoftë, në qoftë se e merrni parasysh rrezikun e disavantazheve, ju këshillojmë të bëni shumë kujdes!


Publikuar: 15.07.2008 01:35:11
Lexuar: 112 herė
Fjalėt kyēe: Si?, tradhėtosh, gruan,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
Hiqeni qafe vetminė! Hiqeni qafe vetminė!
Jepni shembullin e mirė fėmijėve ! Jepni shembullin e mirė fėmijėve !
Do tė martohesh? Kujdes... Do tė martohesh? Kujdes...
Ego mashkullore?! Ego mashkullore?!
Dashuria nė internet. Njė realitet i ri Dashuria nė internet. Njė realitet i ri
Vetėdija Vetėdija
Njė e qeshur do tu shėrojė, ja terapitė e humorit tė mirė Njė e qeshur do tu shėrojė, ja terapitė e humorit tė mirė
Dashuri e shėndoshė Dashuri e shėndoshė
Hakerėt dashakeq po bėhen ēdo ditė e mė perfid Hakerėt dashakeq po bėhen ēdo ditė e mė perfid
Nė tryezė pėr tė luftuar stresin vjeshtor Nė tryezė pėr tė luftuar stresin vjeshtor
Google Yahoo MSN