Piloti nė Formula 1, Luis Hamilton ishte mysafir special nė hapjen solemne tė mitingut ajror "Farnborough International", nė Hempshirė tė Anglisė, e cila grumbulloi 1.500 kompani nga 39 shtete.
Hamilton me makinën e tij "Meklaren Mercedes" sfidoi shpejtësinë e avionit të tipit "Laerxhet", i cili fluturoi mbi pistë. Pas testit, piloti 22 vjeçar theksoi se ka qenë i provokuar të shkojë më shpejtë se sa është e lejuar.
"Isha me shpejtësi prej 280 kilometra në orë.... dhe ky është limiti i makinës, mirëpo dëshiroja të shkoja më shumë dhe nuk kuptoj përse ata në avion nuk shkuan më shpejt. Në një pjesë të garës thash në vete ta ndalojë pjesën e limitit dhe shkoj përtej
. në distancë. Mirëpo në fund mendoj se është kryer një punë e mirë ekipore, e cila është sinkronizuar mirë me pilotët e avionit", tha Hamilton.
Piloti britanik iu përgjigj kritikave të gazetarëve, se në llogari të karburanteve, avionët ndotin ajrin, duke theksuar se ekipit i tij në Formula 1 dhe kompanitë ajrore kanë zhvilluar një program special ekologjik.
"Mendoj se avionët e tipit Laerxhet dhe Bombardier kanë një program të mirë ekologjik, i cili funksionon në Formula 1 për ekipin tim për Meklarenin, po ashtu edhe për Mercedesin", theksoi ai.
Në mesin e kalendarit të garave në Formula 1, Hamilton ndan pozitën e parë me kampionin botëror Kimi Raikonen të Ferrarit dhe kolegun e tij Felipe Masa. Që të tre pilotët kanë nga 48 pikë. Gara e ardhshme në Formula 1 është Çmimi i Madh i Gjermanisë, e cila do të zhvillohet në pistën "Hokenhajm" më 20 korrik.