Faqja kėrkimore amerikane, Google, ėshtė e pakėnaqur me fitimet qė i realizon pėrmes sajtit tė saj tė video-materialeve, YouTube, i cili kėtė vit duhet tė arrijė vlerėn e 200 milionė dollarėve, ka shkruar gazeta amerikane Wall Street Journal.
Kjo shumë është modeste në krahasim me faktin se YouTube çdo ditë ofron disa milionë videopërmbajtje.
Arsyeja e një fitimi kaq të vogël është se vetëm 4% e videove kanë reklama, kjo për shkak të të drejtave autoriale, pasi që Google, dëshiron të jetë i sigurt se të gjitha videon të cilat i publikon, të jenë në përputhje me ligjin, para se në to të hedhë reklama.