Sipas njoftimit zyrtar tė qeverisė sė Vjenės, mė 8 tetor austriakėt janė larguar nga rajonet e Shqipėrisė sė Veriut dhe tė Mesme, tė cilat kanė qenė nėn kontrollin e tyre pėr mė shumė se dy vjet.
Ne kemi tërhequr divizionet tona nga Shqipëria. Kjo u bë e nevojshme për shkak të ngjarjeve në frontin bullgar. Berati ra në duart e armikut (trupave italiane) pa luftë, - theksonte buletini austriak i luftës. Njëherësh me lajmin e tërheqjes së trupave austriake erdhën lajme për bombardimin e Durrësit nga baza detare austriake në Shqipëri prej anijeve të luftës amerikane, britanike dhe italiane, qytet i cili së fundi ishte kryeqyteti i Mbretërisë Shqiptare. Ajo që duhet të theksohet është se për herë të parë forcat amerikane kanë kontakt me pjesën e forcave të armikut, atje dhe kanë marrë nën kontroll operacionet ushtarake.
Lajme kontradiktore
Megjithatë, Roma zyrtarisht njoftoi se trupat italiane në Shqipëri nisën të martën (më 1 tetor) një avancim energjik në zonën midis detit Adriatik dhe lumit Osum. Më 9 tetor (të mërkurën e kaluar) Roma zyrtare shtoi se trupat italiane kishin hyrë dhe kishin kaluar Elbasanin, një nga qytetet kryesore shqiptare. Italianët e kishin detyruar armikun të largohej në veriperëndim të lumit Shkumbin dhe më pas ata kishin avancuar në rrugën drejt Kavajës, me synimin për të bllokuar largimin e forcave austriake dhe për ta bërë të pamundur një tërheqje të suksesshme të tyre. Pavarësisht kësaj, në dukje ekzistonte përplasja midis njoftimit të Austrisë, i cili citon se ne i kemi tërhequr divizionet tona nga Shqipëria dhe komunikatës së përditshme, të lëshuar nga autoritetet italiane, e cila shprehet se vazhdon betejat me armikun që po tërhiqet. Nga të gjitha këto informacione del përfundimi se Shqipëria po çlirohet shumë shpejt nga mbeturat e fundit të dominimit austriak. Gjithçka është e hapur për përparimin e ushtrive aleate, pjesa më e madhe e të cilave përbëhen nga forcat italiane të ekspeditave në Shqipëri.
Zhgënjimi prej austriakëve
Në realizimin e largimit të detyruar nga territori shqiptar, austriakët lanë pas një popullsi të pezmatuar, të cilën ata e kishin vënë në gjumë me mashtrime dhe premtime të gënjeshtërta dhe në zemrat e tyre ata shkaktuan shpresa të kota dhe zhgënjime.
Në hyrjen në territorin shqiptar gjatë verës së vitit 1915, komandantët austriakë kishin qenë të autorizuar nga qeveria e tyre tu deklaronin shqiptarëve se ata po vinin në Shqipëri si aleatë dhe miq dhe se Austria po shqyrton nëse ata do të kenë një qeveri të pavarur kombëtare që do të zgjerohej në kufijtë etnografikë të Shqipërisë. Austriakët i gjetën shqiptarët në pikëllim për humbjen e pavarësisë së tyre dhe po xhindoseshin për ndërhyrjen e vazhdueshme të Serbisë dhe Malit të Zi, kryesisht për mënyrën se si i trajtonin pakicat shqiptare.
Më pas, a ishte më e lehtë për austriakët kjo, apo të pranonin kërkesat e papërmbajtura të shqiptarëve për liri, bashkim dhe pavarësi për të gjithë racën shqiptare, pikërisht siç bëri Napoleoni dikur me italianët?
Koha kaloi shumë shpejt dhe Austria tashmë i kishte ngurtësuar pozicionet e saj për Shqipërinë dhe shqiptarët e paduruar në lidhje me premtimet e shumta të saj.
Lord Bajroni i atribuonte shqiptarët me faktin se ata nuk ia kishin kthyer kurrë shpinën armikut, se nuk e kishin prerë në besë mikun dhe se natyrshëm i kërkojnë që kjo miqësi të mos pritet në besë. Nevoja ushtarake apo gjendja e ligjit të luftës nuk janë argumente bindëse për shqiptarët. Ata besojnë në shprehjen se premtimi i bërë dikur duhet të mbahet. Pasi Austria ishte duke zvarritur premtimet e shumta në lidhje me ta, shqiptarët i dolën kundër në rebelim të hapur austriakëve gjatë dimrit të viteve 1915-1916. Ajo çka i nxiti akoma më tepër dhe i bashkoi banorët e Shqipërisë së Veriut dhe të Mesme në një luftë të përbashkët kundër Austrisë ishte qëndrimi i saj ndaj mbretit Konstantin të Greqisë.
Në kohën kur Austria pushtoi rajonet e Veriut dhe të Shqipërisë së Mesme, trupat e mbretit Konstantin mbajtën nën kontroll Shqipërinë e Jugut. Natyrisht, kjo ishte një gjë e pistë dhe bëri që pjesa tjetër e shqiptarëve të lëshohej për të ndihmuar vëllezërit e tyre në Jug.
Vjena kundër planeve
Por Austria doli kundër të gjitha planeve për çlirimin e Shqipërisë Jugore. Trupat shqiptare u rebeluan dhe shumë shpejt disa prej tyre kaluan në anën e forcave Aleate.
Duke u përballur me një situatë të tillë të rrezikshme, gjeneral Pflanzer-Blatin, komandanti austriak në Shqipëri, më 9 mars 1916 lëshoi me autorizimin e qeverisë së tij një deklaratë solemne. Përmes saj ai deklaroi se Austria ka ndërmend të mbajë premtimet e saj që të krijohet një qeveri kombëtare shqiptare dhe se Shqipëria do të fitojë shumë shpejt kufijtë e saj etnografikë me mbështetjen ushtarake dhe nën mbrojtjen e Perandorisë Austriake. Pavarësisht nga deklarata, e cila në anën tjetër tregoi se nuk bëri asgjë përveçse një letër mbeturine, propaganda dhe nervozizmi i shqiptarëve po rritej çdo ditë dhe austriakët vijuan në mbajtjen e tyre të nënshtruar përmes masave të rrepta dhe ekzekutimeve të shumta. Ajo është raportuar se vetëm në muajt nëntor dhe dhjetor të vitit 1916 ishin ekzekutuar rreth 100 drejtues fisesh dhe oficerësh. Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh të njohur dhe disa udhëheqës të lëvizjes kombëtare akoma mbahen të internuar në Austri.
Shkrimi është publikuar në The New York Times më 20 tetor 1918
Autori i letrës është ish-sekretar i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit
Kostë Çekrezi