E hėnė, 13.10.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Dosier > Shqipėria kėrkon tė njihet si palė fituese pas Luftės I Botėrore
Shqipėria kėrkon tė njihet si palė fituese pas Luftės I Botėrore
Shqipėria kėrkon tė njihet si palė fituese pas Luftės I Botėrore
Nė njė artikull timin, i cili u botua nė njė nga rubrikat e gazetės tuaj mė 20 tetor tė vitit tė kaluar, unė diskutova problemin e Shqipėri nė lidhje me pėrpjekjet e forcave Aleate nė drejtim tė saj, me njė theks tė veēantė, trajtimin e saj nga Aleatėt fitimtarė. Unė shtrova pyetjen lidhur me ēėshtjen nėse shqiptarėt do tė lejohen tė krijojnė njė qeveri tė tyren.

Në një artikull timin, i cili u botua në një nga rubrikat e gazetës tuaj më 20 tetor të vitit të kaluar, unë diskutova problemin e Shqipëri në lidhje me përpjekjet e forcave Aleate në drejtim të saj, me një theks të veçantë, trajtimin e saj nga Aleatët fitimtarë. Unë shtrova pyetjen lidhur me çështjen nëse shqiptarët do të lejohen të krijojnë një qeveri të tyren.

Krijimi i qeverisë

Përgjigjja rreth çështjes time erdhi javën e kaluar përmes një kabllogrami nga ministri i ri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë drejtuar Federatës Panshqiptare “Vatra” në Amerikë, më datë 23 janar, e cila njofton krijimin e qeverisë së re shqiptare me kryeqytet të përkohshëm Durrësin. Qeveria e re është e përbërë nga anëtarët si më poshtë:

President – Turkhan Pasha, ish-kryeministër i Shqipërisë
Zëvendëspresident – Preng Bib Doda, princi katolik i Mirditës
Ministër për Punët e Jashtme – Mehmet bej Konica, ish-ministri shqiptar për Greqinë
Ministër i Brendshëm – Mehdi bej Frashëri, ish-guvernator i Durrësit
Ministër i Arsimi – Luigj Gurakuqi, ish-drejtori i Shkollës Normale të Elbasanit
Ministër i Drejtësisë – Peter Poga, edhe më parë ishte në të njëjtën detyrë
Ministër i Ekonomisë Kombëtare - Lef Nosi, ish-drejtues i Postë Telegrafit
Ministër i Financës – Feizi bej Alizoti, ish-ministër i Brendshëm
Ministër pa portofol – Mufid bej Libohova, Majkëll bej Turtulli, Mitat bej Frashëri dhe Monsinjor Bumçi, Bishopi Katolik i Alessio-s.
Formimi i këtij kabineti të ri, në të cilin Partia Nacionaliste mban shumicën e posteve, është vullnet i vendosur nga populli shqiptar, i dalë nga Asambleja Kombëtare, e cila ishte mbajtur në Durrës më 23 dhjetor 1918. Veç kësaj, qeveria e re është përpiluar, siç shihet edhe nga lista, pa diskriminuar besimet katolike, myslimane dhe ortodokse.

Mirënjohje për Italinë

Formimi i kësaj qeverie të re shënon “de fakto” rifutjen e Shqipërisë si një faktor i rëndësishëm në çështjet e Ballkanit; Ministri i Jashtëm tashmë ka shpallur synimin të sigurojë njohjen e Shqipërisë në anën e forcave Aleate, gjë që Italia ia kishte premtuar më parë se do t’ia garantonte, pasi i detyrohej falë pushtimit që bëri në pjesën më të madhe të Shqipërisë dhe për lejimin e delegacionit shqiptar që të marrë pjesë në Konferencën e Paqes. Këto thuhen në përmbajtjen e të njëjtit kabllogram.

Në anën tjetër, krijimi i qeverisë së re tregoi se Italia, nga ana e saj, përfundimisht ka bërë politikën e rikthimit të Shqipërisë si një shtet i pavarur dhe për këtë shqiptarët duhet të shprehin falënderimet e tyre të thella ndaj qeverisë së Romës.

Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 31 janar 1919
Kjo është letra e dytë që përfaqësuesi shqiptar në Shtetet e Bashkuara boton në gazetën amerikane

Kostë Çekrezi


Publikuar: 15.07.2008 06:31:37
Lexuar: 92 herė
Fjalėt kyēe: Shqipėria, kėrkon, fituese, Luftės, Botėrore,
  


Lajmet e fundit
Lopez dhe Anthony pėrtėrijnė martesėn Lopez dhe Anthony pėrtėrijnė martesėn
Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt
Java e ferrit e Bashkimit Europian Java e ferrit e Bashkimit Europian



Lajmet te ngajshme
Nje vrasje ne Selanik Nje vrasje ne Selanik
Periodizimi i lėvizjes kombėtare Periodizimi i lėvizjes kombėtare
Zbulohet testamenti i Midhat Frashėrit Zbulohet testamenti i Midhat Frashėrit
Kur gratė nuk kanė asnjė tė drejtė Kur gratė nuk kanė asnjė tė drejtė
Dėshmitė e rekrutėve shqiptarė: “Sigurimi e dinte kur do tė zbarkonim” Dėshmitė e rekrutėve shqiptarė: “Sigurimi e dinte kur do tė zbarkonim”
Zemėrimi i fundit dhe mė i tmerrshmi i Stalinit nė agoni Zemėrimi i fundit dhe mė i tmerrshmi i Stalinit nė agoni
Si u bė superfuqi Bashkimi Sovjetik, si Shtetet e Bashkuara Si u bė superfuqi Bashkimi Sovjetik, si Shtetet e Bashkuara
Shqiptarja e bukur ne kornize Shqiptarja e bukur ne kornize
Dėshmitė e gjalla mbi torturat nė burgje Dėshmitė e gjalla mbi torturat nė burgje
Vetėdjegia e tij, e dyshuar. Rajhu i tretė nazist…legjenda e mbijetesės Vetėdjegia e tij, e dyshuar. Rajhu i tretė nazist…legjenda e mbijetesės
Google Yahoo MSN