Gilberto Silva gjatė javės sė ardhshme do tė zbulohet si lojtar i ri i Panathinaikosit, pasi qė Arsenali pranoi ofertėn prej 1 milionė funteve nga gjiganti grek.
Menaxheri i topçinjve, Arsene Wenger, është pajtuar ta lejojë brazilianin fitues të Kupës Botërore, të largohet nga Emirates pas periudhës së shkëlqyeshme gjashtëvjeçare.
The Sun ka shkruar se marrëveshja është arritur në mes dy klubeve dhe Gilberto, 31-vjeçar, do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me ekipin e ri të holandezit, Henk Ten Cate.
Gilberto, i cili ka refuzuar Evertonin për tiu bashkuar ekipit grek, arriti në Arsenal nga Atletico Mineiro pas Kupës Botërore 2002 dhe fitoi dy Kupa FA dhe një titull Premierlige me klubin.