Formimi i gurėve nė tėmth shkaktohet zakonisht nga njė tepricė e madhe e kolesterolit nė lėngun e tėmthit. Kur njeriu, p.sh., gjatė natės nuk ushqehet, lėngu (vreri) qėndron nė qetėsi nė tėmth. Atėherė kolesteroli kristalizohet dhe pastaj formon gurė tė ngjashėm me gurėt e vegjėl.
Obeziteti dhe diabeti ose mungesa e veprimtarisë sportive, e shtojnë këtë mundësi. Nga pikëpamja anatomike, fshikëza e tëmthit është një organ me gjatësi prej rreth 10 cm i gjatë dhe përmban rreth 50 ml vrer në një ngjyrë jeshile. Nga jashtë ajo mbulohet nga një membranë e hollë, e vendosur poshtë mëlçisë dhe që quhet peritoneum.
Përgjithësisht njihen 3 lloje gurësh: kolesterinikë (që përbëhen nga kolesteroli); pigmentare (që përbëhen nga polimeret e bilirubinës) dhe gurët e përzierë, që janë ata të zakonshmit. Sigurisht, shkak është se me e kalimin e moshës, rritet përqindja e kolesterolit në gjak. Jeta bëhet me sedentare, pra më me pak lëvizje.
Kur duhet operuar
Shumica e gurëve të tëmthit, shpesh të një dimensioni të vogël, nuk japin asnjë shenjë apo simptomë. Pra, është e panevojshme ti heqësh. Por kur ata sjellin dhimbje, duhet menduar për ti hequr. Në fakt, këto dhimbje shpesh pasohen me komplikacione të rënda.
Gurët bllokojnë tëmthin ose kanalet që e çojnë në zorrë, duke sjellë kështu një kolike hepatike (dhimbje e fortë e mëlçisë, kur guri bllokon daljen e tëmthit, zakonisht pas një ushqimi tepër të yndyrshëm), një kolecistit të fortë (si pasojë e infeksionit të pareteve të fshikëzës së tëmthit), angiokolit (me ethe gjer në 39° - 40° që mund të çojë dhe në septicemi, infeksion i përgjithshëm në gjak), apo një pankreatit (inflamacion të pankreasit).
Trajtimi
Trajtimi me ilaçe u rekomandohet pacientëve në fazën kur akoma nuk mendohet për operacion, veçanërisht tek të moshuarit. Por megjithatë gjysma e pacientëve të trajtuar kështu kanë pasur përsëritje të gurëve, madje dhe komplikime. Për këtë arsye, në shumicën e rasteve kirurgjia është mjeti më i mirë për tu shëruar. Por ka raste që në disa pacientë përdoren dhe rrezet laser.
Kjo ka të bëjë me heqjen e gjithë fshikëzës së tëmthit dhe jo vetëm të gurëve. Një kirurg bën 4 prerje për të lejuar kalimin e mikroinstrumenteve. Ndërhyrja fillon me një fryrje të barkut me gaz, që të ngrihet pareti i barkut, në mënyrë që instrumentet brenda të punojnë pa vështirësi. Pas operacionit gazi thithet dhe hiqet nga barku. Me laparoskopi apo me hapje klasike, anestezia është gjithnjë e përgjithshme.
Vreri dhe yndyrat në zorrë
Një javë pas operacionit, pacienti fillon një veprimtari normale. Një regjim ushqimor është i nevojshëm në këto raste. Në gjysmën e rasteve, operacioni pasohet me një lloj diarreje. Përsëritja e krijimit të gurëve mund të ndodhë në 1 në 100 e rasteve.
Vreri është një lëng që fabrikohet nga mëlçia. Përmes tij eliminohen substancat toksike si kolesteroli, etj. Vreri luan rol të rëndësishëm në tretjen e yndyrave në zorrë. Fshikëza e tëmthit është një qeskë e vogël në rrugën që përshkon vreri midis mëlçisë dhe zorrës. Ajo depoziton vrerin gjatë kohës së qetësisë dhe e çliron atë gjatë ngrënies.
Këshilla për të parandaluar gurët në tëmth:
1. Për përgatitjen e çajit të rigonit është mirë të përdoret bima e njomë e rigonit
2. Edhe gjethet e thara në hije të bimës shërbejnë për kurimin e sëmundjeve
3.Në rastet kur keni probleme me tretjen, pini një gotë me çajin e bimës
4. Përdoreni erëzat në ushqime. Përveç shijes së mirë, parandalon sëmundjet
5.Përdorni sa më pak ushqime të skuqura dhe kripë
6. Pini sa më shumë lëngje dhe ujë natyral

shëndet
Çfarë e shton rrezikun e gurëve në tëmth
Është shumë e drejtë të dihet qëndrimi në lidhje me disa lloje ushqimesh, pasi nga përdorimi i tyre mund të provokohet një krizë. Kështu duhen mënjanuar vezët, mishi i derrit dhe ai i qengjit, pastërmanë, mishi i shpendëve, kafeja, agrumet, alkooli dhe frutat e thata si kikirikët, bajamet, arrat.
Rekomandohen ushqimet organike si zarzavate të freskëta, sidomos lëngu i tyre dhe veçanërisht, kastraveci dhe rrepa e kuqe. Shumë me rëndësi do të ishte edhe konsumimi i sasive të mëdha të lëngjeve, qoftë dhe thjesht ujë, por që duhet të jenë 2-3 litra në ditë. Ushqime të tjera të nevojshme janë hudhra dhe vaji i hudhrës, arra e kokosit, lëngu i rrushit, mollët, kajsitë, manat, manaferrat, boronica, kumbulla, dardha, pjepri.