Ekipi i Milanit ka pohuar mbrėmė nė ueb faqen zyrtare se superylli brazilian Ronaldinho, ėshtė pėrforcimi mė i ri i rosonerėve.
Ekipi i Milanit dhe ai Barcelonës kanë arritur marrëveshje për transferimin e Ronaldinhos. Lojtari nesër do të arrijë në Milan, ku do ti kryejë kontrollet mjekësore, para se të nënshkruajë marrëveshje sipas së cilës, do të qëndrojë në San Siro deri më 30 qershor të vitit 2011, thuhet në deklaratën e klubit kuqezi.
Lojtari do ta lëshojë Barcelonën sot në ora 11, dhe do të fluturojë në Itali së bashku me Adriano Gallianin. Detajet financiare nuk janë të publikuara, por spekulohet se rosonerët, për shërbimet e Ronaldinhos do të paguajnë 18 milionë euro.
Oferta e Milanit ishte më e ulët se ajo e rivalit tjetër për të marrë shërbimet e brazilianit, Manchester Cityt, por dëshirë e vet lojtarit ishte fanella kuqezi. Në Milan, Ronaldinho do të bashkohet me dy bashkëvendësit e tij, Leite Kaka dhe Alexandre Pato.