Agjenti i lojtarit tė Real Madridit, Julio Baptista, ka thėnė se klienti i tij ėshtė i gatshėm tė transferohet nė radhėt e Romės.
Braziliani është cak i romakëve, të cilët janë në kërkim të një sulmuesi të ri. Baptista kurrsesi nuk mund të gjejë formën e vërtetë të tij në Bernabeu dhe ka shumë pak raste për paraqitje.
Pas spekulimeve të mediave italiane, se Roma është duke përgatitur një ofertë të vlefshme 15 milionë euro për shërbimet e Baptistas, është deklaruar agjenti i tij, i cili thotë se edhe lojtari dëshiron një kalim në Romë.
Roma është një klubi madh i cili viteve të fundit luan shkëlqyeshëm edhe në Evropë. Madje edhe këtë sezon do të luajnë në Ligën e Kampionëve, andaj Roma është një destinacion i pranueshëm për Julion, ka thënë agjenti i Baptistas.