E diel, 12.10.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Qytetari, Kodi Zgjedhor dhe dinjiteti i politikės…
Qytetari, Kodi Zgjedhor dhe dinjiteti i politikės…
Qytetari, Kodi Zgjedhor dhe dinjiteti i politikės…
Tani, pasi kanė pėrfunduar ndryshimet kushtetuese dhe pėrgjithėsisht edhe debati pėr Reformėn Zgjedhore, modalitetet e realizimit tė saj, nė plan tė parė ka dalė hartimi i Kodit Zgjedhor.

Ky problem për politikën tonë është në pikën kulminante. Besoj se në këtë debat edhe qytetarët nuk janë indiferentë. Do të ishte fatal qëndrimi kontemplativ i qytetarëve ndaj kësaj reforme me të cilën është e lidhur e sotmja dhe e ardhmja e politikës shqiptare. Qytetarët duhet të mbështetin të gjithë përpjekjet për të “përputhur” thelbin e reformës elektorale me synimet teknike të Kodit Zgjedhor, të cilët janë në komplementaritet me njëri-tjetrin. Është momenti që të gjithë si qytetarë duhet të mendojmë ndryshe për vlerën e Kodit Zgjedhor, pa të cilën ndryshimet kushtetuese janë të dështuara. Nuk mund të mendojnë qytetarët tanë sipas mënyrës dhe modaliteteve të politikës së vjetër populiste, sipas mentalitetit totalitar, se reforma zgjedhore është e drejtë e mbyllur, ekskluzive e politikës. Në të vërtetë, për reformën dhe Kodin e Zgjedhjeve të vitit të ardhshëm duhet të jemi të shqetësuar më së pari ne qytetarët, duhet të jemi më të shqetësuar dhe të interesuar se politikanët për fatin e garantimit të votës dhe të vullnetit politik qytetar.

Personalisht, mendoj se të gjithë votimet e realizuara deri tani, megjithëse kanë kaluar gati dy dekada që në vendin tonë zhvillohen zgjedhje me “format demokratik, ende nuk kemi sistem të plotë, të qartë dhe të pakontestuar zgjedhor. Edhe tani që ka përpjekje të ndershme për të ndërtuar një sistem të tillë, të vërtetë, funksional dhe reduktues për “partitokracinë parazitare” që ka mbuluar këtë vend me një numër rekord të partive të vogla, duket se ato ende po bëjnë përpjekje “politike dhe qytetare” për të penguar ndërtimin e një sistemi të garantuar zgjedhor dhe reduktim të parazitizmit parlamentar të partive të vogla. Për fat të keq, kundërshtarët e “homogjenizimit” politik të Parlamentit dhe qeverisjes vazhdojnë të spekulojnë me artikuj dhe shkrime gazetash, emisione në televizion për “defektet” në sistemin zgjedhor. Në të vërtetë, natyra e kundërshtimit të reformës elektorale dhe kodit zgjedhor janë me natyrë empirike, përshkruese, duke bërë përpjekje të sforcuara për të bërë spekulime me disa të dhëna të natyrës statistikore, për pjesëmarrjen dhe rezultatet e zgjedhjeve elektorale në vite të partive të tyre “minore”. Debati për Reformën dhe Kodin Zgjedhor, tani është në kohën e duhur, shumë i dobishëm, tejet i domosdoshëm për t’u definuar tani, para zgjedhjeve të përgjithshme politike të vitit që vjen.

Pavarësisht inateve, qejfmbetjeve që ndeshen nga partitë e vogla, shqiptarët po kuptojnë më në fund se ndryshimet cilësore të sistemit dhe kodit zgjedhor, janë një nga gjërat më të rëndësishme që priten dhe që do të kenë impakt pozitiv në plotësimin e kërkesave të munguara, për garantimin e natyrës demokratike të politikës dhe shoqërisë shqiptare, për zhvillimin më të stabilizuar të saj. Nuk është fare normale degjenerimi i debatit, për këto ndryshime nga një pjesë e klasës politike shqiptare. Shumë debate në televizion janë nga pikëpamja e argumentimit në nivele mizerabël, sepse diskutimet kontestuese të disa liderëve të partive të vogla, vazhdojnë të bëhen me “inat” dhe nga frika e pasojave që do të sjellin reformat elektorale në politikën shqiptare. Duket qartë, madje disa prej tyre kanë filluar të shprehin qartë shqetësimin e tyre, i cili nuk është i lidhur me domosdoshmërinë e ndryshimit të reformës zgjedhore, por interesat e tyre të ngushta, duke e trajtuar politikën si një ndërmarrje që shërben për të garantuar një vend pune për ta.

Debati i partive të vogla, pragmatist dhe utilitarist, në thelb shërben si argument nga i cili qytetarët mund të vlerësojnë mungesën e cilësisë dhe idealizmit që shfaqet dukshëm këto ditë tek një pjesë e klasës politike shqiptare. Në bisedat publike të politikanëve të partive të vogla, pa peshë dhe elektorat, ka një shpërdorim të së drejtës së tyre për të siguruar me çdo kusht një “mandat përfaqësimi” në Parlamentin e ardhshëm, qoftë edhe në kurriz të demokracisë, të nevojave të zhvillimit të politikës demokratike në Shqipëri. Sistemi zgjedhor nuk është instrument që duhet të përdoret si mjet që të garantojë mandate politike për një klasë partitokratike të pamerituar, të hipertrofizuar, të panevojshme, madje të dëmshme, në shumë raste edhe parazitare, e cila në këto dy dekada nuk ka dhënë ndonjë “fryt të madh” për demokracinë shqiptare.

Parlamenti dhe qeverisja nuk mund të jenë të qëndrueshëm me mandate të copëtuara nga kompozimet politike dhe qeveritare të sforcuara nga tekat e partive të vogla për të qenë me çdo kusht dhe jashtë logjikës demokratike “faktor pushteti”. Tashmë shqiptarët janë të bindur se numri alogjik, i jashtëzakonshëm dhe i panevojshëm i partive të vogla pa peshë elektorale konsistente, nuk i duhen dhe nuk i shërbejnë zhvillimit të demokracisë shqiptare. Përkundrazi, koha na ka krijuar bindjen se sasia e madhe e partive të vogla i kanë shërbyer dobësimit të demokracisë, të qeverisjes dhe stabilitetit social-ekonomik, plotësimit të tekave dhe kombinatorikave bllokuese të qeverisjes së vendit, si qëllim në vetvete, si plotësim të dëshirave pragmatiste të politikanëve pa elektorat, apo me elektorat të sajuar.

Koha kërkon një homogjenizim të spektrit politik, eliminim të mozaikut të panevojshëm, të vështirë për ta kompozuar dhe konvertuar në struktura kompatibile për qeverisjen e vendit. Këtë të vërtetë tashmë e kanë kuptuar shqiptarët si elektorat, por dhe politika si entitet. Politika nuk është “arenë” për të luajtur të gjithë ata që duhan të merren me politikë, jo për të bërë politikë, por për të qenë “persona publikë”. Nuk ka fuqi demokracia shqiptare që të mbajë në kurrizin e vet, tekat e njerëzve të shumtë të politikës së këtij vendi, që i kanë mbushur mendjen vetes, se janë të “lindur” për të bërë politikë. Në emisionet publike të mediave ka një reagim të fortë të opinionit publik qytetar ndaj politikës dhe politikanëve, mungesë besimi dhe rënie të frikshme të reputacionit të tyre publik.

Një formë “par exellence” spekulimi është zgjerimi formal i mozaikut politik me parti pa elektorat, me parti të “mbuluara me gjethe dushku”, të cilat qëndrojnë në nivele minimaliste spektrale. Reforma dhe zgjedhjet e 2009-ës do të jenë “test i madh” që do të ridimensionojë të gjithë pretenciozët e politikës, duke i çuar një pjesë në shtëpi apo në profesionet e tyre, në jetën private, duke rigjeneruar dhe rifreskuar në të njëjtën kohë pjesën e fosilizuar të klasës politike. Kodi Zgjedhor që do të miratohet është me përgjegjësi të madhe politike e kombëtare. Ajo duket në pamje të parë si një “instrument teknik” që rregullon modalitetet zgjedhore, por që me siguri pas miratimit do të ketë impakte për rregullimin e strukturës së politikës, përbërjes së klasës politike, dhe qeverisjes efektive dhe eficiente të vendit. Kodi Zgjedhor ka mundësi të ketë vlera të mëdha, sepse me siguri do të ndikojë në ngjeshjen e konkurrencës politike midis partive, konsolidimin e spektrit real të politikës, duke shmangur “enklavat politike” të sajuara për miqtë e vjetër të politikës së panevojshme.

Në këtë kontekst ajo do të ndikojë që politika jonë të bëhet më moderne, duke siguruar një përputhje më të plotë, më të vërtetë të “mandateve politikë” me peshën e elektoratit respektiv, përmes konkurrencës së vërtetë të partive që kanë peshë reale dhe jo të sajuar. Politologjia dhe praktika e politikës demokratike e ka të përcaktuar si standard të politikës moderne, se sistem i mirë zgjedhor është ai që siguron një proces real, të vërtetë të “zgjedhjes dhe hedhjesh poshtë” të kandidatëve që luftojnë për poste të tilla publike, siç është deputeti. Reforma dhe Kodi Zgjedhor do të jenë “instrument operacional” politik, për të kristalizuar kriteret e konkurrencës dhe meritokracisë së partive politike. Është absurd kundërshtimi i Reformës dhe Kodit Zgjedhor, sepse ato do t’i japin fund mekanizmave të manipulimeve me “mjete dushku”, sajesa të “votimit të ndarë” të elektoratit, duke dhënë votën në mazhoritar diku, dhe diku tjetër në proporcional, duke sjellë kështu një strukturë parlamentare të deformuar. Është koha që, pa mëdyshje dhe hezitim, të largojmë politikën tonë nga “këneta” e interesave të ngushta partiake apo egoiste të personalizuara. Koha kërkon që ajo të vlerësohet në një kontekst më të gjerë.

Forcimi i konkurrencës politike, do të konsolidojë blloqet e ekuilibruara të votuesve, do të bëjë, në çdo rast, më të qartë “fitimtarët” dhe të “mundurit”, duke konsoliduar kështu qeverinë dhe opozitën, si dy aktorët kryesorë e të paspostueshëm që do t’i shërbejë përmirësimit të kontekstit politik shqiptar, shërimit të sëmundjeve të vjetra deformative. Më në fund, Reforma Elektorale dhe Kodi zgjedhor do të bëjnë të mundur përputhjen e vullnetit politik të elektoratit me rezultatin që del nga kutia e votimit. Ky do të jetë një sukses i madh që duhet pritur nga të gjithë qytetarët me entuziazëm demokratik, sepse është moment me rëndësi politike që i jep fund “trysnive manipuluese”, duke i bërë zgjedhjet politike në Shqipëri më të sakta, më të qarta, më transparente dhe demokratike.

Gëzim TUSHI/ shekulli


Publikuar: 16.07.2008 02:24:53
Lexuar: 63 herė
Fjalėt kyēe: Qytetari, Kodi, Zgjedhor, dinjiteti, politikės,
  


Lajmet e fundit
Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt
Java e ferrit e Bashkimit Europian Java e ferrit e Bashkimit Europian
Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare



Lajmet te ngajshme
Ndėrsa Kosova vėshtron pėr ushtrinė e ardhėshme, NATO ende brenda saj pėr njė kohė tė gjatė Ndėrsa Kosova vėshtron pėr ushtrinė e ardhėshme, NATO ende brenda saj pėr njė kohė tė gjatė
Ata ishin… Ata ishin…
"Budallallėku demokratik" i ditėve tona
Mohimi i identitetit kombėtar nė emėr tė shtetit tė Kosovės Mohimi i identitetit kombėtar nė emėr tė shtetit tė Kosovės
Politikat e gazsjellėsve, nė perspektivė Politikat e gazsjellėsve, nė perspektivė
Republika e Kosovės, realitet Republika e Kosovės, realitet
A ia vlen me te investosh ne Evropen Lindore? A ia vlen me te investosh ne Evropen Lindore?
Njė krizė pa rrugėdalje apo…? Njė krizė pa rrugėdalje apo…?
Ballkani ēlirohet prej hijes sė Karaxhiē-it Ballkani ēlirohet prej hijes sė Karaxhiē-it
Njeriu i panjohur qė e takonim ēdo ditė Njeriu i panjohur qė e takonim ēdo ditė
Google Yahoo MSN