Nderrimi i shpeshte i drejtoreve te Galerise Kombetare te Arteve, natyrshem ka terhequr jo pak vemendje, cka shpesh eshte komentuar si degradim i ketij institucioni qendror te artit. Prej vitesh, nendrejtor i GKA-se, dhe prej pak muajsh ne krye te galerise, Rubens Shima kahere ka folur per mungese orientimi, strategjie, plani a vizioni per te ardhmen e saj.
Por, c'po ndodh aktualisht?! "Krijimi i nje linje muzeore. Pasi sot vizitori perballet me nje ikonostas, ikona anash, Vojo Kushi, nga ana tjeter portrete te Kol Idromenos dhe Kolombit. Pra, kakofoni dhe askush nuk kupton c'eshte kjo histori arti, c'ne qe te gjitha jane bashke te perziera ne "nje thes", shprehet Shima. E perkunder kesaj gjendjeje premtohet nje "Muze Arti", sikunder shkruhet diku mes shkalleve, qe te cojne ne katin e dyte te galerise. "Eshte ngritur nje grup pune, qe po merret me studimin, veper pas vepre te fondit te galerise, tregon Shima. Perfundimi i dixhitalizimit e ben me te lehte punen per studiuesit, dhe ne baze te ketij materiali, grupi i punes po merret me studimin e periudhave te ndryshme te artit shqiptar. Nje gje eshte e vertete, qe ne 17 vjet arkivat e galerise jane bosh dhe s'ka asnje lloj studimi shkencor. Kemi emra, po qe nuk kane argumentim shkencor".
Kane kaluar me se 2 muaj ne krye te Galerise Kombetare te Arteve, c'po ndodh tani, ka plan konkret per dhenien e nje fytyre ketij institucioni?
Duke qene drejtues ne nivelin e dyte, gjate asaj periudhe, krijova nje ide te qarte se si mund dhe duhet te orientohet Galeria Kombetare e Arteve. E them me bindje qe deri me tani ka qene e pa orientuar, deri-diku ka munguar strategjia, vizioni dhe nje plan per te vendosur piketat kryesore se si ky institucion do te perballet me te ardhmen. Ne keto 17 vjet, e kam konsideruar galerine si institucion ne tranzicion e pas ketyre viteve ka ardhur koha te fillojme ta nderrojme galerine e ta bejme qe kushdo qe vjen, te vizitoje vertet Galerine Kombetare te nje vendi. Koleksionin e veprave qe kjo galeri e ruan, te kuptoje historine e artit shqiptar. Kjo eshte qendra e gjithckaje dhe ne funksion te ketij prioriteti zhvillohet e gjithe puna ne GKA. Ka qene institucion i pa orientuar ne dy momente. Se pari, asnje lloj investimi ne linjat muzeore. Edhe sot, gjendja eshte e pandryshuar dhe vizitori perballet me nje ikonostas, ikona anash, Vojo Kushi, nga ana tjeter portrete te Kol Idromenos dhe Kolombit. Pra, kakofoni dhe askush nuk kupton c'eshte kjo histori arti, c'ne qe te gjitha jane bashke te perziera ne "nje thes". Historia e artit duhet ndare, por nuk ka ndodhur. Ka pasur nje tentative dikur, kur u ndertuan disa linja, por qe nuk kane qene korrekte. Pasi, kur u ndertua linja e realizmit socialist, eshte marre arti si element ilustrativ i Historise se Shqiperise dhe funksioni i artit nuk eshte ky. Koleksioni i veprave te artit ruhet per te ndertuar historine e artit shqiptar. Se dyti, eshte pare si nje pike servisi ku artisti vjen dhe merr cfare do. Ka funksionuar vetem kati i pare, sallat e ekspozitave dhe kjo quhej edhe puna e galerise. Duke ndjekur kete lloj tradite te keqe, edhe stafet qene te drejtuara drejt sallave, duke lene menjane pjesen tjeter, katet e tjera te galerise.
Te shkallet shkruhet "muze arti", kur do ta kemi realisht muze kete institucion?
Eshte hedhur hapi i pare per te futur me shpejtesi disa investime per t'i kthyer hapesirat e katit te dyte dhe trete te galerise ne standardet e nevojshme per nje muze arti, gjera bazike. Keto dite perfundon tenderi per te kryer keto punime, nje pjese do jete me investime te ministrise dhe tjetra e "Bordit te zhvillimit". Njekohesisht eshte ngritur nje grup pune qe po merret me studimin, veper pas vepre te fondit te galerise. Perfundimi i dixhitalizimit e ben me te lehte punen per studiuesit, dhe ne baze te ketij materiali, grupi i punes po merre me studimin e periudhave te ndryshme te artit shqiptar. Nje gje eshte e vertete, qe ne 17 vjet arkivat e galerise jane bosh dhe s'ka asnje lloj studimi shkencor. Kemi emra po qe nuk kane argumentim shkencor. Kemi periudha te percaktuara si p.sh: Periudha e Pavaresise, por nese duam te hapim nje studim per te mesuar se pse quhet e tille, nuk gjejme asnje studim dhe argument shkencor ne arkivin e galerise. Pasi ajo qe shihet sot eshte se ne keto periudha ka elemente te rendesishem te romantizmit. Vjen momenti tjeter, realizmi dhe realizmi socialist, ku behen studimet per veprat, te cilat do te ekspozohen ne linjat e galerise. Po gjate shqyrtimit, ajo qe eshte interesante eshte periudha 1969-1973, ku arti pati fryme liberalizmi, qe ishte ne teater e muzike, por qe reflektoi edhe ne pikture e qe deri tani ne pikture nuk ishte thene asgje per kete fryme liberalizmi. Jane elementet e pare te modernizmit, qe tregon se elementet moderne nuk shfaqen vetem pas viteve '90-te. Stilistika eshte moderniste dhe pse permbajta i takon realizmit socialist, dhe pse nuk ka ende nje pjekje te plote ku ideja kthehet ne forme me koshience, qe te con ne modernizem. Kjo eshte periudha me interesante e artit shqiptar, por e pa studiuar.
Ka vite qe flitet per veprat e galerise qe ndodhen ne institucionet shteterore...
Ka nje ligj qe autorizon ministrin te firmose per daljen e veprave nga fondi i galerise. Ndoshta duhet qe ky ligj te mos ekzistoje me! Gjithmone do gjendet hapesira per te justifikuar, por problemi eshte teke mendesia e trasheguar nga e kaluara, pasi atehere shihej si nje servis per nevojat e tij, zbukurime vilash, shtepi udheheqesish, zyrash etj. Kjo mendesi s'i ka interesuar askujt ta ndryshoje dhe sa here qe ka delegacione te rendesishme e ministri te ndryshuara, shtrijne doren ne galeri. Lavdi Zotit qe e duan artin politikanet, po meqe e duan kaq shume, le te kthehen ne promotore, te vene ne dispozicion per blerjen e veprave te artit. Dhe te mos mbajne pas qeveritaret tane vepra te realizmit socialist, te cilat mbahen sot, por vetem per atraksion turistik neper muze, galeri etj.
Galeria i ka kerkuar t'i kthehen veprat e saj?
Gjithmone e ka bere! Ka kerkuar t'i kthehen veprat, ka grupe te ngritura per kete ceshtje, po ka edhe raste kur grupet e GKA-se nuk jane qasur ne dere, madje shfaqet bezdi kur kerkohen veprat per t' rikthyer ne fond. E vetmja zgjidhje eshte qe keto institucione te kene buxhetet e tyre per blerjen e veprave te artit qe te kene me pas imazhet e tyre.
Po periudha post viteve '90-te, c'vend do zere ne kete rikonceptim te themi te galerise?
Arti i viteve '90-te ka nisur kur dihet, e vijon, por ka nje periudhe qe eshte ajo e modernizmit. Ka sinjalet e para '69-'73 dhe ka momentin e pjekjes me pas qe nis me vitet 1989 dhe vazhdon deri ne vitet '95-'96. Besoj se me debat, kjo do te jete edhe data qe e mbyll kete muze. Vepra te cilat jane krijuar pas ketyre viteve, nuk mund te jene pjese e muzeut, pasi muzeu ka nje date dhe s'mund te filloje nga Kol Idromeno dhe te mbyllet "dje". Kane toleranca te gjithe muzete e botes, qe mund te jete diku tek 20 vjet qe eshte periudhe e domosdoshme per te kuptuar maturimin e artistit. Dhe kjo eshte kohe qe do e respektojme. Pjesa tjeter, qe ka te beje me gjuhet e artit bashkekohor, do te mendohen te mos jene pjese e ketij muzeu, por ne perfundim te piramides, le te jete nje tjeter koleksion qe trajton keto periudha. Ndersa muzeu i ketushem mbyllet, duke shpjeguar ne proces tejet didaktik tere ecurine e artit shqiptar. Pse vjen me aq vonese romanticizmi? C'eshte arti politik? A pati influenca qe vinin nga perendimi drejt Shqiperise? Me sa vonese erdhen? Pse modernizmi vjen ne Shqiperi vetem pas viteve '90-te dhe mbi te gjitha pse gjithmone arti shqiptar ka nje shekull vonese?!
Per te gjitha keto, ka nje afat te perfundimit te punes?
Ky eshte nje proces shume i gjate, i cili me teper se artistik eshte shkencor dhe nuk mund te kete nje date fikse per perfundimin e plote. Por, ka nje date kur do te kemi gati linjat e reja dhe kjo perkon me fundin e muajit tetor, kur ne do te hapim muzeun dhe procesi i kerkimit, studimit do te vijoje dhe ne do te kemi botimin e katalogut te galerise. Ndaj edhe ky eshte nje proces ku nuk flitet me data, pasi palet perfshihen, mund te debatohet, mund te mos jene te gjithe ne nje mendje. Por e rendesishme eshte qe te vihet ne levizje.
A mund te nderpritet ky proces duke marre shkas nga ndryshimet e here pas hershme te drejtuesve te galerise?
Ky eshte projekt i ndertuar mbi nje studim konkret dhe nuk ka te beje me nje drejtor, pasi drejtori nuk eshte i perjetshem. Ne duhet te perballemi me te vertetim qe eshte koleksioni i veprave te artit, i cili duhet lexuar me kujdes pasi tregon shume, aty eshte historia e artit shqiptar. Ketu s'po ndertohet asgje mbi baze manipulim, po thjesht kerkohet te kuptohet se c'eshte arti shqiptar.
Bisedoi: Anisa Ymeri/ koha jone