E martė, 30.9.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Festivali Folklorik mbledh 12 grupe tė Mesdheut
Festivali Folklorik mbledh 12 grupe tė Mesdheut
Festivali Folklorik mbledh 12 grupe tė Mesdheut
VLORE-Vlora ėshtė nė fazėn e fundit tė pėr gatitjeve pėr fillimin e Festivalit Mesdhetar Folklorik, i cili zhvillohet pėr tė 6-in vit radhazi nė kėtė qytet, duke qenė njė nga aktivitetet mė tė rėndėsishme kulturore tė sezonit turistik.

Sipas Istref Dobit, drejtori i Qendrës Kulturore Vlorë, festivali do të zhvillohet në datat 29 korrik -2 gusht dhe në të, ndryshe nga festivalet paraardhëse, do të ketë një pjesëmarrje më të gjerë asamblesh. "Festivali financohet nga Bashkia e Vlorës me një shumë prej 3.5 milionë lekësh, por do të ketë edhe donacione të tjera më të vogla", - shton drejtori Dobi. Ndërsa deri tani, sipas burimeve për Gazetën, Ministria e Kulturës nuk ka kontribuar financiarisht për këtë aktivitet. E veçanta e Festivalit Mesdhetar Folklorik "Vlora-2008", këtë vit është se trupat pjesëmarrëse, më datë 3 të muajit të ardhshëm do të jenë edhe në Tiranë. Sipas Dobit, deri tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen ansamblet folklorike të disa vendeve mesdhetare, si dhe ato nga trevat shqiptare në Ballkan dhe grupe brenda vendit. Mes tyre përmenden ansamblet nga Egjipti, Greqia, nga Turqia dy grupe, nga Maqedonia dy grupe, nga Mali i Zi dy grupe, Kosova, Italia, Izraeli, si dhe grupet folklorike nga Tirana, Vlora dhe të tjerë, për të cilat pritet konfirmimi. Shfaqjet do jepen në Pallatin e Sportit, Sheshin e Flamurit, pranë Monumentit të Pavarësisë dhe në skenën e Plazhit të Ri. Do të zhvillohen gjithashtu edhe panairet etnografike si dhe parada të kostumeve popullore të zonave nga do të jenë pjesëmarrësit. Gjatë ditëve të tij, pjesëmarrësit do të vizitojnë qendrat kulturore e historike të Vlorës e rrethinave.
(d.b/GazetaShqiptare/Balkanweb)


Publikuar: 16.07.2008 05:44:42
Lexuar: 65 herė
Fjalėt kyēe: Festivali, Folklorik, mbledh, Mesdheut,
  


Lajmet e fundit
Si tė fitoni Green Card amerikane Si tė fitoni Green Card amerikane
Energjia elektrike mund tė shtrejtohet pėr 25 pėr qind Energjia elektrike mund tė shtrejtohet pėr 25 pėr qind
Sė shpejti video  e Britneyt? Sė shpejti video e Britneyt?



Lajmet te ngajshme
Korēa pret festivalin ndėrkombėtar tė karnavaleve Korēa pret festivalin ndėrkombėtar tė karnavaleve
Nje koncert ne kujtim te Lef Nosit Nje koncert ne kujtim te Lef Nosit
Ekspozohen veprat Ekspozohen veprat "patriotike" tė piktorėve shqiptarė
Polovina: Polovina: "Ben Blushi ka bėrė spektakėl me Skėnderbeun
Historianėt akuzojnė institutin “Pjetėr Bogdani” Historianėt akuzojnė institutin “Pjetėr Bogdani”
Rrėfenja moderne, nga Insbruku nė Ankara Rrėfenja moderne, nga Insbruku nė Ankara
Zonja e zezė, Nexhmije Hoxha Zonja e zezė, Nexhmije Hoxha
Ėndrrat me laboratorė Ėndrrat me laboratorė
Piktori shqiptar then rekord tė 3-tė tė Guinnes-it Piktori shqiptar then rekord tė 3-tė tė Guinnes-it
Naim Frashėri i Lidhjes shkon nė Bukuresht Naim Frashėri i Lidhjes shkon nė Bukuresht
Google Yahoo MSN