ROMĖ - Zyra e Luftės njoftoi sot se trupat italiane, nė ofensivėn e tyre nė Shqipėri, janė duke vazhduar avancimin e tyre. Nė luftimin e djeshėm armiku ishte shpartalluar nė dy anėt e lumit Osum.
Në vijim është teksti i pasqyrimit zyrtar: Në Shqipëri trupat tona kanë arritur në zonën perëndimore dhe janë duke e zgjeruar pushtimin e tyre drejt Lindjes, në lartësi, në krye të Luginës së Tomorricës, duke avancuar dhe zmbrapsur armikun në qendër, përtej Osumit.
***
LONDËR Suksesi i siguruar nga trupat aleate në Shqipëri po vijon ti shqetësojë seriozisht austriakët. Ata fituan nga veprimet e shpejta, të sakta në hapësirën e Ballkanit, ku çdo sukses ushtarak gjithmonë shkakton një reaksion të menjëhershëm. Fronti në të cilin po luftohet po shkon aktualisht nga lumi Devoll drejt Adriatikut, në një distancë prej 60 miljesh. Veç trupave italiane dhe franceze të përfshirë në luftë; luftëtarët shqiptare nën Esat Pashën, janë duke luftuar kundër austriakëve, edhe për shkak të njohjes prej tyre të vendit, pasi ndodhen në një pozicion që mund të japin ndihmë të vlefshme.
Përgjatë rajonit që aleatët përparuan, ku ndodhen rreth 70 milje larg Selanikut, atje, tashmë ka shenja nervozizmi në radhët e trupave armike në atë zonë. Avancimi në Shqipëri përbën një rrezik serioz, pasi po merret krahu i djathtë i rajonit të Manastirit nga ushtria. Dukshëm kjo është vlerësuar nga armiku dhe do të ketë rezultat duke lëvizur në anën e shumë aleatëve nga fiset e bregut, që janë ndër luftëtarët më të zotë. Çdo sukses i shpejtë i Aleatëve do të ngazëllejë racat e sllavëve të Jugut, që tashmë janë në revoltë kundër sunduesve të tyre austriakë. Një avancim më i shpejtë do ti çojë Aleatët në Berat, qyteti kryesor i Jugut të Shqipërisë dhe kjo është domethënëse parë edhe nga reagimet zyrtare austriake, të cilat pranojë progresin e francezëve dhe italianëve.
Dezertojnë shumë bullgarë
Zyrtarët francezë në Maqedoni informuan korrespondentin e The Times-it në Selanik se ka jashtëzakonisht shumë dezertime në radhët e Ushtrisë Bullgare në kufijtë maqedonas, të cilat janë duke u rritur dita-ditës. Të gjithë dezertorët thonë se kushtet në Bullgari ishin bërë të padurueshme dhe se shpresa për një fitore përfundimtare kishte marrë fund. Ishte rritur mosbindja në radhët e Ushtrisë Bullgare dhe shumë njësi, së fundi, kanë refuzuar tu binden urdhrave për sulm. Korrespondenti shton se rreziku i anijeve nëndetëse është duke u dobësuar. Furnizimet që nevojiten në Greqi janë duke ardhur me rregullin më të madh.
Raportet nga Franca
PARIS Një informacion zyrtar rreth operacioneve në Ballkan, që mban datën 9 korrik, thotë: Në perëndim të Vardarit, atje kishte aktivitet patrullimi dhe artilerie. Pavarësisht nga verifikimet e kushtueshme të bëra dje në kthesën e Cernës, armiku sërish sot mobilizoi trupat e tij kundër pozicioneve tona në veri të Manastirit dhe ishte tërhequr sërish me humbje të shumta. Në rajonin jugor të lumit Devoll trupat tona vazhduan progresin e tyre në bashkëpunim me trupat italiane dhe pushtuan Qafën e Gurit të Prerë, pika më e lartë e Kurorës së Konicës, e cila shtrihej në drejtim të veriperëndimit të Bofanisë. Austriakët, pasi bënë një rezistencë të fuqishme në ditët e mëparshme, u tërhoqën pa urdhër drejt krahinës së Tomorricës, brenda së cilës ne i ndoqëm sërish ata. Ne kapëm robër 210 austriakë dhe materiale të rëndësishme. Dy aeroplanë të armikut ishin rrëzuar përtokë.
Vjena pranon tërheqjen nga Shqipëria
VJENË Sipas raportit zyrtar që ishte bërë në lidhje me operacionet në Shqipëri, thuhej se në përballjen nga presioni prej forcave të fuqishme të armikut, fronti ynë në Shqipërinë jugore ishte tërhequr përgjatë linjës Berat-Fier. Që dje në mëngjes, aktiviteti i luftimeve atje ka qenë tejet i zbehtë.
Planet e forcave aleate
Pozicionet e arritura nga Ushtria Italiane në jugun e Shqipërisë, siç tregohet në mesazhet radiondërlidhëse të këtij mëngjesi, nxorën në shesh se Berati është thuajse i pushtuar; qoftë në Perëndim, nga pozicionet e kapura në lumin Seman dhe në lindje, nga ato të pushtuara në Osum dhe në lartësitë e Tomorricës. Avancimi kishte nisur që më 6 korrik që nga bregu i lumit deri në Luginën e Tomorricës, me francezët në krahun e djathtë, midis lumit Devoll dhe Tomorricës. Që nga mesi dhe poshtë Vjosës ishte skema e avancimit italian. Që nga data 9 korrik ata kishin pushtuar qytetin e Fierit, i cili shtrihej midis Semanit dhe Vjosës, rreth 8 milje larg detit. Në këtë operacion, italianët u mbështetën nga vëzhguesit britanikë, të cilët shërbyen si urë kalimi përmes Vjosës dhe i transportuan në lartësitë veriore midis Levanit dhe manastirit të Pojanit. Gjithashtu, ata plaçkitën bastionet e austriakëve te Qafa e Grave dhe Çoroçopit. Ndërsa francezët kishin marrë krahun e Bofinës, midis Qafës së Reçit dhe Malit të Gjarprit. Sipas të gjitha prioriteteve strategjike në këtë rajon, lumi Shkumbin, i cili gjarpëron nga Durrësi në Liqenin e Orhit, rruga e vjetër romake Egnatia, është objektiv i forcave Aleate. Në dhjetor të vitit 1915, italianët u përpoqën ta mbanin këtë rrugë, e cila të çon në Manastir, por arritën të shpëtonin falë Ushtrisë Serbe. Ata më pas bastisën Durrësin dhe u përqendruan në Vlorë dhe ndërtuan një hekurudhë e cila 1 vit më vonë krijoi një lidhje me krahun e majtë të Aleatëve, në Maqedoni, pas pushtimit prej tyre të Manastirit; Midis këtyre dy rrugëve, njëra në Veri, nëpërmjet Elbasanit, që ishte në kontrollin e austriakëve dhe tjetra në Jug, nëpërmjet Tepelenës, Korçës Beratit, pjesërisht në rrëzë dhe pjesërisht në zonën kodrinore të rrafshnaltës, 32 milje në veri të Vlorës dhe me një popullsi prej 10 mijë banorësh. Nga ana austriake janë marrë dy rrugët dhe një rrugë tjetër nga Levani tani e bllokuar nga italianët dhe një tjetër përgjatë Jugut, nga Elbasani. Nga pala italiane janë kapur dy rrugë; - nga Vlora dhe nga Tepelena. Rruga Egnatia përdor Shkumbinin dhe Luginën e Vardarit, e cila përmes Manastirit të çon në Selanik, si rruga më e shkurtër që përdorej dikur në Bizant për të shkuar në Kostandinopojë. Kritikët ushtarakë, shumë kohë më parë se të ndërtohej hekurudha dhe Aleatët të pushtonin Manastirin, pyesnin veten se përse austriakët nuk e përdorën këtë rrugë për qëllime ushtarake; veçanërisht Luginën e Shkumbinit, që konsiderohej jo vetëm pika më e dobët e Shqipërisë, por aktualisht si çelësi kërcënues i Serbisë. Që prej andej, aleatët mundet që lehtësisht të merrnin krahët e armikut në veri të Manastirit, duke i detyruar të lëvizin në drejtim të Uskubit dhe Kopruius në Vardar. Një tërheqje e tillë ishte bërë e ditur shumë kohë më parë dhe mund të hapë rrugën lart Vardarit dhe Stromës për një avancim të shumëpritur të Aleatëve në dy anët e luginave të lumit.
Shkrimi është publikuar në The New York Times më 11 korrik 1918