LONDĖR Njė mesazh nga Roma i Central News Agency thotė se trupat italiane vazhdojnė ofensivėn e tyre nė Shqipėri dhe ende janė duke avancuar. Austro-hungarezėt janė tėrhequr nė lumin Shkumbin, rreth 25 milje nė veri tė Beratit.
Dështimi i austriakëve
UASHINGTON Një mesazh zyrtar nga Roma raporton sot se trupat italiane në Shqipëri janë duke lëvizur në drejtim të Beratit, pikë kjo e cila kontrollon të gjitha pozicionet nga Vjosa drejt Semanit, avancim i cili është rreth 50 milje përtej vijës së frontit. Mesazhi vazhdon më tej se krahu i majtë italian, i ndihmuar nga njësitë e kavalerisë, kapën Fierin, të mbrojtur nga vëzhguesit britanikë. Kampi i aviacionit austriak ishte pushtuar nga trupat tona, që morën një sasi të madhe materialesh ushtarake. Ndërsa në krahun tonë të djathtë, pas luftimeve të dhunshme, kapi Beratit????????????, në betejat gurë më gurë, deri në lartësinë mbi 2000 metra. Avancimi aktual i ka siguruar Komandës italiane një pozicion të parrezikshëm në Mallakastër në të majtë dhe Tomorricë në të djathtë, duke qëndruar rreth 2500 metra mbi nivelin e detit dhe duke dominuar qytetin e Beratit dhe Luginën e Devollit.
Francezët flasin për sukses
PARIS Zyra e Luftës sot në mbrëmje raportoi se vazhdojnë me sukses operacionet e forcave aleate në Shqipëri. Trupat tona në jug të lumit Devoll vazhdojnë përparimin e tyre të suksesshëm dhe kanë pushtuar kreshtën e Konicës në të gjitha anët, si dhe krahinat në Luginën e Tomorricës, lart në Dobren. Në të majtë, italianët kapën lartësitë e Qafës së Kulmakut, duke burgosur 250 ushtarë, përfshirë edhe katër oficerë. Austriakët provuan disa humbje dhe në tërheqje dogjën depot që të mos plaçkiteshin nga forcat kundërshtare. Në frontin maqedonas artileria e armikut shpalosi një aktivitet të madh, veçanërisht në perëndim të Vardarit dhe në veri të Manastirit. Aviatorët britanikë, në mënyrë të suksesshme, bombarduan një numër të madh deposh të armikut në Luginën e Strumës.
Vjena ndryshon strategji
VJENË Sipas raportit të sotëm të Zyrës së Luftës, forcat austriake në Shqipëri kanë organizuar një front të ri mbrojtës. Raportohet zmbrapsja e një kompanie franceze dhe avancimi në Luginën e Devollit. Buletini i luftës thotë: Në Shqipëri, trupat tona kanë organizuar një front të ri mbrojtjes. Një kompani franceze, duke ndjerë rrezikun në distancë në Luginën e Devollit, ishte zmbrapsur. Fronti i ri mbrojtjes austriak përgjatë Luginës së Shkumbinit, në drejtim të së cilës ata janë duke u tërhequr nga pozicionet e marra prej italianëve, në pjesën e poshtme dhe të mesme të Semanit, në perëndim të Beratit dhe mbi vargmalin e Tomorricës dhe Luginën e Tomorricës; si dhe nga francezët në të njëjtën krahinë dhe në pjesën e mesme e lart të Devollit, deri te rruga e vjetër ushtarake romake Egnatia, që të çon drejt Kostandinopojës. Kjo rrugë, e cila nis nga Durrësi e shkon drejt Luginës së Shkumbinit, me një distancë prej 22 miljesh dhe ngjitet te një pikë në gjysmë të rrugës, midis Elbasanit dhe liqenit të Ohrit, i cili ndodhet në anën veriore të rrugës së saj që shkon për Manastir. Këtu austriakët do të luftojnë me shpinat e tyre pas murit, pasi vetëm një shteg i çon ata tutje në veri. Megjithatë, atje janë dy rrugë ekzistuese, njëra drejt Durrësit përgjatë bregdetit, dhe tjetra poshtë Drinit të Zi, e cila të nxjerr në liqenin e Ohrit, 70 milje në veriperëndim të Prizrenit. Dalja lindore që kalon përmes rrugës Egnatia është e bllokuar në Manastir, i cili është i pushtuar nga forcat Aleate.
Tri rrugët drejt Beratit, nga Perëndimi dhe Jugu, konkretisht nga Levani, Vlora dhe Tepelena, me sa duket mbahen nën kontroll nga shumë autokolona italiane. Ekziston një tjetër shteg daljeje në Osum dhe një tjetër në Luginën e Tomorricës, ku ai të bashkon me francezët. Një tjetër kolonë franceze po zbret Luginës së Devollit. Në këtë mënyrë, Berati është i rrethuar rreptësisht.
Shqipëria, pro Aleatëve
Përpara luftërave ballkanike të viteve 1911, 1912 dhe 1913, Shqipëria kishte disa fise që nuk kishin qenë të pushtuara asnjëherë nga turqit. Atje ishin vetëm dy garnizone turke, një në Shkodër, 64 milje larg në veri të Elbasanit, por pa lidhje komunikimi me të dhe një tjetër në jug, në Janinë, e cila është tani 8 milje në jug të pikës veriore të avancimit italian. Shkodra ishte e rrethuar nga austriakët dhe shqiptarët e komanduar nga Esat Pasha, që e kishte ripushtuar qytetin pas largimit të malazezëve, kishte komunikim të vështirë së brendshmi përmes pellgut të Bujanit drejt Gjakovës dhe rrugës së Drinit të Bardhë dhe të Zi, që të çon drejt Prizrenit. Katërkëndëshi i krijuar nga pellgu i Bujanit, lumenjtë e Drinit, rruga Egnatia dhe deti janë vetëm të kalueshme përmes shtigjeve që të çojnë te komunitetet e shqiptarëve të pamposhtur, me përjashtim të një shtegu të ngushtë përgjatë bregdetit në veri të Durrësit.
Shqiptarët që kishin shpallur pavarësinë falë Austrisë dhe Italisë, janë lidhur së fundi nga shumë fije dhe janë tërësisht pro Aleancës, siç ishin shfaqur herën e parë në ndihmën që ata dhanë për të larguar ushtrinë serbe përgjatë bregut të detit në dimrin e vitit 1915-16.
Shkrimi është publikuar në The New York Times më 12 korrik 1918