Agjencia pėr komunikime elektronike ka shtyrė deri 31 gusht shėrbimin pėr transferimin e numrave prej njėrit nė tjetrin operator fiks apo celular.
Sipas zëdhënëses të agjensisë Violeta Cvetkovska, afati i shërbimit me të cilin qytetarët mund të mbajnë në pronësi numrat e tyre nga njëri e t'i tarifojnë bisedat e tyre me çmime nga operatori tjetër shtyhet me qëllim që kompanitë të bëjnë përgatitjet e fundit teknike si dhe të firmosin marrëveshjen e cila do të vërtetojë gatishmërinë e operatorëve për dhënien e shërbimit. Cvetkovska shtoi se për momentin Vip, T-Mobile dhe Maktel, janë gati, ndërsa operatorët tjerë janë duke finalizuar përgatitjet.
"Me firmosjen e dokumentit praktikisht fillon afati i testimit për dhënien e shërbimit "transferim të numrave" i cili ka afat deri me 31 gusht", thotë zëdhënësja e AKE-së, Violeta Cvetkovska.
Sipas Cvetkovskës nëse ndonjeri nga operatorët pas skadimit nuk është në gjendje të ofrojë shërbimin do të sanksionohet.
"Shkelja e afateve do të sanksionohet në pajtueshmëri me ligjin për komunikime elektronike i cili parashikon dënim prej 4 deri 7 % nga të ardhurat e kompanive nga viti i kaluar nëse nga 1 shtatori nuk do të mund të ofrojnë shërbimin në përdorim komercial". shtoi Violeta Cvetkovska.
Por në vendimin e Agjensisë për komunikime elektronike ka reaguar operatori VIP i cili e ka cilësuar atë si të pakuptimtë, duke theksuar se shtyrja e afatit do të ngadalësojë përparimin e tregut të komunikimeve në vend. Ndërsa Cosmofon dhe T-Mobile në reagimin e tyre thonë se nga 1 shtatori do të jenë gati të ofrojnë shërbimin "transferim të numrave".