E diel, 12.10.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kėshilli Britanik legjitimon monopolin nė fushėn e arsimit dhe politizimin e kėsaj sfere
Kėshilli Britanik legjitimon monopolin nė fushėn e arsimit dhe politizimin e kėsaj sfere
Kėshilli Britanik legjitimon monopolin nė fushėn e arsimit dhe politizimin e kėsaj sfere
Kėshilli Britanik pėr Akreditim ka legjitimuar ne raportin e vet ekzistimin e njė sistemi monist tė arsimimit nė Kosovė. Edhe njėherė dominoi politika mbi arsimin - kėshtu mund tė thuhet shkurt pėr “raportin” sekuencat e tė cilit jozyrtarisht i publikuan disa nga mediat.

Nëse e marrim shtruar, atëherë, Universiteti i Prishtinës si institucion publik tentohet të mbetet pa asnjë lloj konkurrence - edhe pse nëse analizojmë mirë, në UP nuk është investuar asgjë për të përmirësuar cilësinë teknike, që me krahasue me universitetet dhe kolegjet private - do të thotë se nuk i mjaftojnë.

Është për t’u befasuar në disa pjesë të këtij raporti që konstaton. Raporte të tilla dhe rekomandimet që jepen nga ky Këshill - i cili ka “emrin e madh” - tentojnë që monopoli sërish t’i jepet UP-së, dhe na kthejnë në kohen e dikurshme për të cilën kemi menduar se e kemi tejkaluar.

Cilësitë teknike në mes të UP-së dhe kolegjeve apo universiteteve private larg janë të ndryshme. Kolegjet dhe mësimet në institucionet private s’do mend kanë kushte më të mira.

Konsideroj gjë normale që ky raport i ngjan “tipit politik” të rekomandimeve, normal që fshihet politika prapa tij. Titulli profesor, kualiteti, e tjera, janë terme që përdoren në këtë raport, kur dihet botërisht që në institucionet e arsimimit të lartë privat, rreth 80% janë profesorë të UP-së, e ky raport sikur fare nuk ka dijeni se fjala është gati për të njëjtin kuadër dhe cilësi që prodhon ose “nuk di çka thotë dhe çka konstaton” apo është i shtyrë politikisht dhe i motivuar.

Është gjë joadekuate dhe joparimore t’u besojmë raporteve apo rekomandimeve që vijnë nga ky Këshill i dhënë nga Qeveria - sepse kësi raporti do të mundeshim shumë lehtë ta bënin edhe institucionet vendore.

Niveli dhe kualiteti i mësimit ka rënë si në UP ashtu dhe në institucionet e mësimin privat - sa i përket kësaj teme pothuajse jashtëzakonisht pak ka dallime. Mjafton t’i pyesësh profesorët e UP-së edhe ata do ta kenë të njëjtin mendim.

Cilësia e mësimit ka rënë për shumë arsye. Së pari për shkak të tregut të punës - studentet përfundojnë fakultetin dhe mbesin pa punë – dhe normal se cilësia e mësimit bie, por edhe niveli i mësimdhënies në të dy sektorët.

Arsimi sikurse secili biznes tjetër ne ekonomin e tregut është thjesht “vullnet i lirë i nxënësve”, se ku dëshirojnë të regjistrohen në UP apo në universitetet private.

Asnjë gjë te ne nuk bëhet ”përveç politikës”. Një raport i tillë të ngjason në politiken ditore që bëjnë në shoqërinë tonë në kafe, apo kafiteri të ndryshme. Një raport i tillë i shkruar dhe i bërë publik nga disa mediume në Kosovë, në këtë periudhë ku pritet që të regjistrohen studentët e rinj, do të thotë që nxënësit duhet t’i “mshelin sytë” e të shkojnë vetëm në UP - kjo është normal “politikë e kulluar” dhe legjitimim i monopolit.

Një raport i tillë jo i matur dhe tendencioz, siç quhet nga universitetet private, është jo i drejt dhe jo i sinqertë. Të gjithë e dimë se çfarë cilësie mund të ju ofrohet studentëve në Kosovë. Duhet pasur politika dhe qasje liberale, që tregut t’i lihet se cili kualitet i mësimdhënies do të tregojë se kush është më i mirë.

Licencimi, në kuptimin dhe terminologjinë e tregut ekonomik, do të thotë të drejtë për t’u regjistruar si biznes çdo ndërmarrje që themelohet – apo, universitet apo kolegje, në emërtimin ekonomik kuptohet si biznes i ligjshëm, asgjë më shumë, sikurse institucioni publik që duhet të jetë i regjistruar dhe licencuar, që gjeneron të ardhura.

Koha e licencave në Evropë ka perënduar - akreditimi është diçka tjetër që dallon thelbësisht nga regjistrimi i biznesit. Në vend se të shkohet plotësisht drejt largimit të licencimit, ku bëhen përftimet dhe ka korrupsion, ai raport legalizon këtë - ata përmendin edhe këtë punë.

Nuk duhet politika të dominojë, këtu tregu i lirë dhe parimet e tregut nuk mund të stopohen nga asnjë këshillë. Një raport i tillë ngjason me tepër ne atë “privat “ se sa krejtësisht real.

Ne jemi në stadin e parë të funksionimit te arsimimit privat. Me “të parën” cilësohet se kjo ekonomi e tregut në këtë fushë është “e dëmshme” dhe legjitimon monopolizimin - si dikur PTK e Vala 900, tash me ketë raport e bën ky këshill.

Normal se ka shumë gjera për të bërë në sistemin tonë të edukimit edhe në atë publik edhe në atë privat. Është thjeshtë raport i cili konstaton diçka që nënkupton politizimin e kësaj sfere - duhet menduar krejt ndryshe.

Normal se institucionet e vendit nuk duhet të shpejtojnë dhe të nxjerrin konkludime të tilla, në të kundërtën, këtu qëndrojnë prapa institucionet vendore.

(Autori është kryetar i IKPZH)
Mr.sc. Blerim Burjani/telegrafi


Publikuar: 16.07.2008 23:54:40
Lexuar: 47 herė
Fjalėt kyēe: Kėshilli, Britanik, legjitimon, monopolin, arsimit, politizimin,
  


Lajmet e fundit
Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt
Java e ferrit e Bashkimit Europian Java e ferrit e Bashkimit Europian
Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare



Lajmet te ngajshme
Kremlini fitoi luftėn, por investitorėt nxitojnė tė largohen Kremlini fitoi luftėn, por investitorėt nxitojnė tė largohen
Strucėt Strucėt
Qeverisja e mirė si zhvillim Qeverisja e mirė si zhvillim
SHBA: sulm mbi bankat SHBA: sulm mbi bankat
Kosova nė mėshirė tė fatit Kosova nė mėshirė tė fatit
Sinqeriteti i papėrballueshėm i njė shantazhi Sinqeriteti i papėrballueshėm i njė shantazhi
Njė krizė pa rrugėdalje apo…? Njė krizė pa rrugėdalje apo…?
Was America Borned in the Streets? Was America Borned in the Streets?
Kriza e hipotekave nė SHBA pėrkeqėson ekonominė evropiane Kriza e hipotekave nė SHBA pėrkeqėson ekonominė evropiane
Dalja nga kriza e rritjes ekonomike-Rasti i Kosovės Dalja nga kriza e rritjes ekonomike-Rasti i Kosovės
Google Yahoo MSN