Njė ditė pas kalimit tė Ronaldinhos nga Barcelona nė Milan, klubi spanjoll prezantoi pasuesin e tij, tashmė ish-lojtarin e Arsenalit, Alexandr Hleb.
Katalunasit në mëngjesin e djeshëm pohuan se kishin arritur marrëveshje për transferimin e lojtarin ndërsa ai pasdite arriti në Barcelonë.
Për shërbimet e mesfushorit bjellorus, Barcelona thuhet se ka paguar 15 milionë euro, si dhe 5.8 milionë euro shtesë në varësi prej paraqitjeve të Hleb.
E dua këtë klub. Kam biseduar me Guardiolën dhe mirë është që ai më dëshiron. Do ta jap maksimumin për ekipin dhe shpresoj se do të fitoj gjithçka që mundem me Barcelonën, ka thënë Hleb për kanalin televiziv të Barcelonës.