E mėrkurė, 1.10.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Shyqyr pėr bujarinė diplomatike
Shyqyr pėr bujarinė diplomatike
Shyqyr pėr bujarinė diplomatike
Oborri i Teatrit Kombėtar ishte kthyer nė skenė tė hapur javės sė fundit. Regjisori grek Vangelis Theodoropoulos zhvilloi me trupėn e teatrit provat e fundit si parashfaqje e premierės nesėr mbrėma nė Butrint duke hapur kėshtu ditėt e Festivalit Ndėrkombėtar tė Teatrit.

Vangelis Theodoropoulos është regjisori i dytë i huaj, që vjen në Teatrin Kombëtar brenda një periudhe të shkurtër kohore. Një vit më pare, ishte regjisori francez Eric Vigner me “Berberin e Seviljes”, ai që prishi “mallkimin” dhe solli një frymë perëndimore në skenën shqiptare. Siç na thotë drejtori i Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami, teatri nuk ka paguar asgjë për ardhjen e tyre në Tiranë. Në të dyja rastet janë ambasadat e vendeve përkatëse (Francë dhe Greqi) që kanë marrë përsipër të gjitha shpenzimet, që nga pagesa e regjisorit, tek qëndrimi i tyre në Shqipëri (përfshirë edhe grupin e huaj realizues që e shoqëron). Ndërsa pala shqiptare mbulon sigurisht shpenzimet për realizimin e veprës, pagesat e aktorëve shqiptarë, skenografinë, kostumografinë, etj.

Premierën e nesërme në Butrint e mbulon Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me vlerën 1 milionë lekë të reja. Në rastin më të fundit, pra të regjisorit Theodoropoulos, në lojë kanë hyrë dhe biznesmenët grekë që kontribuojnë përmes ambasadës.

Në dukje gjithçka është në rregull. Teatri më në fund po hapet dhe fatmirësisht edhe pa shpenzime. Por drejtori i TK-së, na thotë se kjo është “thikë me dy presa”, pasi mund të ndodhë që ambasadat të tërhiqen nga sponsorizimi dhe barra e pagesës i mbetet pikërisht teatrit. Gjë që do të ishte tërësisht e pamundur, po të marrim parasysh buxhetin e TK-së. Dhe në të vërtetë një ngërç u krijua me “Trojanet” ndërrimin e ambasadorëve grekë në Tiranë. Fatmirësisht, në një takim të pak ditëve më parë, ambasadori i ri, Nikolas Pazios, konfirmoi mbështetjen financiare të tragjedisë “Trojanet”. Në të kundërt, realizimi i veprës rrezikonte seriozisht. Pasi nuk bëhet fjalë vetëm për pagesën e regjisorit, por edhe të skenografit e kostumografit. Kjo do të thotë se ardhja ose jo e regjisorëve të huaj varet nga bujaria e ambasadave. E duke qenë se kjo nuk është asnjëherë e sigurtë (nuk është vetëm Teatri Kombëtar që troket në këto dyer), duhet filluar të mendohet për më mirë për prurjet dhe përvojat e huaja regjisoriale në Teatrin Kombëtar. Ndoshta duhet krijuar një zë më vete për “blerjen” e tyre. Ca kohë më parë u premtua edhe ardhja e një regjisori anglez, që do të vinte në skenë një Shekspir, por duket se përkundër homologëve grekë e francezë, britanikët nuk e kanë parë të arsyeshme mbështetjen financiare të një ngjarjeje të tillë. Një institucion kombëtar nuk mund të qëndrojë në varësi të ambasadave, të cilat mund të diktojnë jo vetëm paratë, por edhe prurjet, kufizimet dhe për pasojë të imponohen me “zgjedhje sa për të thënë”.

Gjithsesi, sa i përket dy rasteve në fjalë, ato duket se po i japin frytet. Skrami thotë se Ambasada Frenceze ka premtuar sponsorizimin e një tjetër regjisori francez, ndërsa së shpejti “Trojanet” e Euripidit udhëtojnë drejt Greqisë. Pas premierës në Festivalin Ndërkombëtar të Butrintit, trupa shqiptare do të interpretojë në Festivalin e Teatrove në Virona. Vepra do të jetë gjithashtu e subtitruar. Për drejtorin Skrami është një rast që nuk duhet humbur, pasi ky festival është një mundësi më shumë për të takuar organizatorë dhe menaxherë festivalesh, kontakte që teatrit tonë kombëtar si lokal që është, i mungojnë krejt. As jep dhe as merr me botën.

Të vetmet skena ku teatri ynë është prezantuar janë Dibra e Madhe, Prishtina, Ohri dhe Beogradi. Për më tej ky teatër është anonim dhe ka ardhur koha të mendohet seriozisht për këto ballafaqime. Vazhdimisht drejtorët që kanë hyrë e kanë dalë në Tetrin Kombëtar kanë premtuar pjesëmarrjen në festivale ndërkombëtare (ashtu si edhe ardhjen e regjisorëve të huaj), por rezultatet janë po ato. Këtë herë, të paktën po shkojmë në Greqi, ku është e pamundur të krahasohemi, por të paktën të tregojmë se ekzistojmë.



Publikuar: 17.07.2008 02:18:21
Lexuar: 26 herė
Fjalėt kyēe: Bujarinė, diplomatike, festival,
  


Lajmet e fundit
Si tė fitoni Green Card amerikane Si tė fitoni Green Card amerikane
Energjia elektrike mund tė shtrejtohet pėr 25 pėr qind Energjia elektrike mund tė shtrejtohet pėr 25 pėr qind
Sė shpejti video  e Britneyt? Sė shpejti video e Britneyt?



Lajmet te ngajshme
Vangjush Furxhi, kritiku postum Vangjush Furxhi, kritiku postum
Zbulohet njė armė e rrallė e familjes Ēefa Zbulohet njė armė e rrallė e familjes Ēefa
Andis Gjoni Skenografi konkurron nė Festivalin e Nju Jorkut Andis Gjoni Skenografi konkurron nė Festivalin e Nju Jorkut
Ēka mendon Buqja pėr Durrėsin Ēka mendon Buqja pėr Durrėsin
Bejko: Kalaja nuk preket Bejko: Kalaja nuk preket
Xhamia e plumbit po kalbet Xhamia e plumbit po kalbet
Marsiela nė tre filma artistik Marsiela nė tre filma artistik
Zbulimet nė Elbasan, premisa pėr njė park arkeologjik Zbulimet nė Elbasan, premisa pėr njė park arkeologjik
Njė lexim Japonez i Kanunit Njė lexim Japonez i Kanunit
Rikthimi i zonjės Shnajder Rikthimi i zonjės Shnajder
Google Yahoo MSN