Albanologu kanadez Robert Elsie e pasuron ditarin on line me 13 artikuj tė rinj pėr Historinė e Shqipėrisė.Nė www.albaniahistory.net lexuesi gjen autorė me peshė tė huaj, tė traditės dhe bashkėkohės, udhėtarė e kronistė qė pėrshkruajnė ēfarė kanė parė me sy dhe ēfarė dinė nga studimi i historisė sė Shqipėrisė dhe shqiptarėve.
Janë dokumente ku flitet për përmendjet e para të shqiptarëve deri tek temat e mëdha historike si për shembull për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, për Deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë, për Kongresin e Triestes apo për çështjen çame.
Sipas mbledhësit të tyre, ky koleksion tekstesh synon të hedhë më shumë dritë mbi këtë kënd të Evropës Juglindore i cili shpeshherë keqkuptohet nga historianët dhe shkencëtarët. Kjo faqe interneti nuk është një histori e Shqipërisë dhe as një histori e shqiptarëve, por thjesht një përmbledhje tekstesh historike - disa me shumë rëndësi dhe disa me më pak rëndësi - nga shekulli i njëmbëdhjetë deri në shekullin e njëzetë, të cilat do të shërbejnë për të kuptuar më mirë historinë dhe zhvillimin e Shqipërisë dhe të popullit të saj.