E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Psycho > Gjashtė kėshilla pėr tė gjetur shpirtin binjak
Gjashtė kėshilla pėr tė gjetur shpirtin binjak
Gjashtė kėshilla pėr tė gjetur shpirtin binjak
Nga ekspertėt e filozofisė orientale vijnė edhe gjashtė kėshilla pėr tė gjetur rrugėn e duhur nė kėrkim tė shpirtit binjak. Nė pėrfundim tė ditės keni menduar ndonjėherė pėr mėnyrėn se si zhvisheni? Se si i vendosni kėpucėt apo rrobat? Sipas principeve tė filozofisė orientale Zen ēdo gjė lidhet me mėnyrėn e thjesht se si silleni ēdo ēast tė ditės, kėto gjėra reflektojnė mbi veten tonė. Jeni tė lodhur nga situata jote prej beqari apo nuk doni mė tė pėrballoni tė njėjtat ēėshtje tė jetės suaj sentimentale? Ndoshta ėshtė koha tė mėsoni artin e tė rėnit nė dashuri dhe sekretet e tij.

1. Keni parë me vëmendje rreth vetes

Është i njohur fakti se pjesën më të madhe të ditës harxhojnë kohën duke kërkuar personin e zemrës kudo. Vështroni përreth dhe personat që të qëndrojnë afër në jetën e përditshme. Një shok, një koleg mund të jetë një nga adhuruesit e tu dhe ti e ke përjashtuar nga të qenit partner. Duhet t'i shihni gjërat me një këndvështrim tjetër dhe të dashurin mund ta gjeni shumë afër vetes.

2. Në dashuri duhet të jeni vetvetja

Shumë persona ankohen se nuk i do njeri. Arsyeja është e thjeshtë, janë të zëna duke recituar një rol, aq sa të tjerët nuk arrijnë t'i njohin në të vërtetë. Duhet të jeni të lirshëm dhe vetvetja në marrëdhënien që doni të nisni. Pos merrni një rol që nuk është juaji. Lëreni veten të lirshme pasi autenticiteti ju bën të çmuar.

3. Partnerin lëreni të jetë "beqar"

Një nga pengesat kryesore në dashuri është tendenca për të
"mbajtur" partnerin. Partnerët prangosen me njëri-tjetrin duke mos e lënë dashurinë e tyre të rritet lirshëm dhe natyrshëm. Nëse dikur bëhet pjesë e jetës tënde, jepi hapësirë dhe lëre të lirë. Duhet të jeni të lumtur për çdo gjë që të dhuron, edhe nëse është pak. Nëse preferon të dalë për një kohë jashtë skene jepi mundësinë ta bëjë, pa qenë shumë posesiv.

4. Eliminoni mendjen

Ka njerëz që mendojnë se dashuria është e pamundur të kënaqë të gjitha aspektet. E keni pyetur veten se cilat janë "gjërat e duhura" për dashurinë. Bëni një listë të tillë dhe, pasi ta lexoni do të vëreni se jeni kthyer në një njeri që vetëm kërkon të marrë. Ndaj mundohuni ta lëshoni veten.

Të paktën një ditë provoni të hiqni dorë nga kërkesat e tua dhe shikoni se sa mirë jeni pa to. Duke vepruar në të njëjtën mënyrë për disa ditë me radhë do të vini re se gjërat që i keni konsideruar si shumë të rëndësishme nuk janë aspak ashtu dhe se mund të jetoni shumë mirë pa të. Kështu do t'i jepni më shumë hapësirë vetes dhe partnerit tuaj, pa qenë shumë tendencioz.

5. Zbulo zemërgjerësinë tënde

Të japësh dhe të marrësh është një pikë e fortë e çdo lidhjeje. Kur bie në dashuri, kjo nuk është aspak problem. Jemi të lumtur kur dhurojmë spontanisht dhe çdo gjë. Mundohuni t'i dhuroni diçka që ta ndryshojë rrjedhën e ditës suaj të zakonshme, për ta kthyer atë në një ditë të veçantë. Përdorni fantazinë tuaj për të bërë çdo ditë unike dhe të vetme.

Edhe nëse nuk merrni ndonjë gjë në shkëmbim. Do të ndjeheni të lumtur qoftë edhe nëse merrni një buzëqeshje apo një puthje të ngrohtë si shkëmbim të dhuratës suaj. Por ju duhet të jeni të ndërgjegjësuar se, kur jepni diçka të mos merrni asgjë në këmbim, qoftë edhe buzëqeshjen apo një faleminderit. Jepni thjesht për kënaqësi, pa kërkuar gjë në këmbim.

6. Mëso të jesh shoqe

Shumë gra ankohen se janë vetëm, edhe kur kanë në krah një partner. Kjo ndodh për faktin e thjeshtë se nuk janë shoqe të vetes së tyre. Kushtojini kohë vëzhgimit të vetes tënde. Prano gjithçka të personalitetit tënd dhe mos e gjyko më veten.

Mundohu të shohësh çfarë ndodh brenda teje. Duke mos qenë të rreptë me veten, arrijmë të kuptojmë se të tjerët të duan për faktin e thjeshtë se si jeni realisht. Duke vlerësuar veten, do të arrini të vlerësoni edhe të tjerët.


Publikuar: 17.07.2008 03:53:10
Lexuar: 172 herė
Fjalėt kyēe: Gjashtė, kėshilla, gjetur, shpirtin, binjak,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
Si tė bėsh pėr vete njė femėr? Si tė bėsh pėr vete njė femėr?
Njohja,nevoja dhe frika ndaj Zotit! Njohja,nevoja dhe frika ndaj Zotit!
Hutimet e trurit, ja pse harrojmė ēelėsat e shtėpisė Hutimet e trurit, ja pse harrojmė ēelėsat e shtėpisė
Telenovelat; arma pėr tė vrarė fėmijėt Telenovelat; arma pėr tė vrarė fėmijėt
Lajmet? Vetėm me mamin dhe babin Lajmet? Vetėm me mamin dhe babin
Dashuria nė familje, mėnyra mė e mirė pėr edukimin e fėmijė Dashuria nė familje, mėnyra mė e mirė pėr edukimin e fėmijė
A jeni tė drejtė dhe miqėsor edhe ndaj vetes suaj? A jeni tė drejtė dhe miqėsor edhe ndaj vetes suaj?
Mendimi pozitiv Mendimi pozitiv
Sa ėshtė normal disponimi i juaj Sa ėshtė normal disponimi i juaj
Pėr ty bebi im! Pėr ty bebi im!
Google Yahoo MSN