Do tė prezantohen njė herė nė Tiranė e mė pas do tė udhėtojnė drejt Berlinit, nė Javėn Evropiane tė Fotografisė. Nė datėn 22 korik nė Galerinė e Fakultetit tė Arteve Pamore, 12 tė rinj shqiptarė hapin ekspozitėn Hapėsira, nėn kurimin e Adela Demetjas dhe Julie August.
Artistët e rinj, Silva Agostini, Nikolin Bujari, Shpëtim Kërçova, Ledia Kostandini, Dritan Mesareja, Ardi Mulla, Violana Murataj, Heldi Pema, Leonard Qylafi, Irgin Sena, Syhabit Shkreli dhe Gentian Shkurti, përdorin fotografinë si mediumin shprehës të botës së tyre. Hapësira shqiptare do të shoqërohet pak ditë më vonë (25 korrik) nga një tjetër ekspozitë fotografike, po këtë herë me punët e artistëve gjermanë Katharina Gaenssler, Robert Karl, Beatrice Minda, Andreas Gox dhe Hannes Wanderer.
Ekspozitat do të qëndrojnë hapur deri në datën 4 gusht. Më tej ato udhëtojnë drejt Berlinit në Haus am Luetzoëplatz. Muret e Haus am Luetzoëplatz, të cilët mbajnë në kurriz që prej 40 vitesh vepra artistike nga më të ndryshmet, do të shndërrohen në hapësira për pamjet e fotografuara nga Shqipëria, por edhe për të projektuar ëndrrat e realizuara, ose të parealizuara të artistëve të rinj shqiptarë. Një pjesëz nga mentaliteti shqiptar, që mprehtësisht reflektohet në disa nga veprat e zgjedhura, do të bëhet për disa javë pjesë e hapësirave tona. Prezantimi i realitetit shiptar i përfytyruar dhe argumentuar në mënyrë artistike, është elementi, që i bashkon dhe krijon një lidhje ideore të të gjitha veprave të ekspozuara, - shkruan Karin Poth, drejtore artistike e Haus am Luetzoëplatz në katalogun e ekspozitës.
a.m