Sulmuesi i Atletico Madridit, Sergio Aguero, thotė se ėshtė i lumtur tek klubi spanjoll dhe se nuk e ka nė plan tė largohet nga Spanja.
Argjentinasi, i cili në gusht do të jetë pjesë e Lojërave Olimpike, thotë se nuk e ka në plan të largohet nga Atletico Madrid.
Nuk dua të largohem nga Atletico. Ka shumë fjalë rreth ofertave të cilat arrijnë nga klube të ndryshme për mua, por tashmë iu kam thënë agjentëve të mi se dëshiroj të vazhdoj këtu, ka thënë Aguero.
Paratë nuk do të më ndryshojnë asgjë. Jam i lumtur në Atletico dhe asgjë nuk më mungon në klub. Të gjithë më trajtojnë mirë dhe ndjehem komfort, ka shtuar argjentinasi.
Mediat angleze kanë shkruar se Aguero do të zhvendoset në Old Trafford, nëse Cristiano Ronaldo udhëton për në Real Madrid. Spekulohet se Alex Ferguson është duke u përgatitur ta paguajë shumën që kërkohet në marrëveshjen e tij dhe e cila është plot 55 milionë euro.