Nė orėt e hershme tė mėngjesit tė datės 15 janar 1999,fshati Reēak(komuna e Shtimjes) u sulmua nga formacionet militare dhe paramilitare serbe.
Pas granatimeve nga altileria e rëndë ushtarake,këto forca në orët e paradites u futën në fshat dhe i filluan bastisjet shtëpi më shtëpi.
Në këto çaste të rënda, disa fshatarë gjatë përpjekjeve të tyre për t´u larguar nga shtëpitë e veta u kapën nga forcat kriminale serbe, dhe pa hezitim u vranë e u masakruan në disa lokalitete të fshatit. Ndërkaq,një grup tjetër prej 25 mashkujve, u përpoqën të fshiheshin në një ndërtesë,por ata u zbuluan nga njësitë kriminale të vdekjes.
Kriminelët serb, këta civilë shqiptarë të pafajshëm, pasi i rrahin mizorisht, me kondak të pushkëve, me shqelma, me dru, me zinxhirë
, e me gjësende tjera të forta,i nxjerrin nga Reçaku, i grumbullojnë në një kodër të afërt mbi fshat, dhe me gjakftohtësi të madhe, një nga një i pushkatojnë dhe i masakrojnë. Gjatë këtij operacioni shfarosës, u vranë 45 civilë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.
Të nesërmen (më 16 janar) në vendin e krimit,kishte dalur edhe shefi i Misionit të OSBE-së,ambasadori amerikan William Woker dhe pasi kishte parë trupat e pajetë të shqiptarëve,pa hamendje këtë masakër rrënqethëse e quajti krim kundër njerëzimit.
Në Vitin (2005),Lëvizja KAN tani VETVENDOSJE, së bashku me organizatat Thirrjet e Nënave nga Gjakova, 26 marsi 1999, nga Krusha e Vogël, dhe me familjarë të Reçakut, pasi që kanë identifikuar presonat (serbë), që akuzohen nga familjarët e viktimave, për vrasjen dhe masakrimin e bijëve dhe bijave të tyre, kishin zgjedhur çarçafin si mënyrë, për t´i bërë publike emrat e kriminelëve.
Aktivistët e këtyre organizatave, më 26 mars 2005, 7 maj 2005 dhe 10 qershor 2005, kanë vendosur tre çarçafë me dimensione 20m x 4m në ndërtesat afër UNMIK-ut dhe institucioneve të Kosovës.
1)-Çarçafi i parë përmbante emrat e 56 personave që akuzohen nga familjarët e viktimave si përgjegjës për vrasjen dhe rrëmbimin e 112 banorëve të fshatit Krushë e Vogël.
2)-Çarçafi i dytë përmbante emrat e 35 personave që akuzohen nga familjarët e viktimave si përgjegjës për vrasjen e 750 banorëve dhe rrëmbimin e 680 të tjerëve që ende janë të pagjetur nga komuna e Gjakovës.
3)-Ndërsa në çarçafin e tretë kanë qenë të shkruar emrat e 19 personave që akuzohen nga familjarët e viktimave të Reçakut, për vrasjen dhe masakrimin e 45 civilëve të këtij fshati.
Edhepse janë bërë publike emrat e kriminelëve serb,askush nga përgjegjësit e sigurisë në Kosovë,(policia e UNMIK-ut,SHPK-ja
)dhe as institucionet tjera ndërkombëtare të UINMIK-ut dhe ato vendore,të Kosovës,deri më tani(të paktën) nuk kanë treguar interesim,për të bërë kallzim penal, për t´i arrestuar dhe sjellë ata, para drejtësisë.
Kjo neglizhencë duket se ekziston edhe te organizmat tjerë të Kosovës,siç është.Oda e Avokatëve të Kosovës,Shoqata e Juristëve të Kosovës
.etj etj.
Pas përfundimit të luftës,në Kosovë janë kryer shumë hulumtime për krime të luftës,nga organizata të ndryshme joqeveritare vendore dhe nderkombëtare,për më tepër me këtë punë janë marrë hetues të OKB-së për krime të luftës.
Në një shkrim hulumtues për masakrën e Qyshkut(14 maj 1999) të shkruar nga Michael Montgomery dhe Stephen Smith,hetuesi i OKB-së për krime të luftës, z.Dennis Milner, ka theksuar se puna e ekipit të tij do të vazhdojë të fokusohet thuaja tërësisht në rangun e lartë të regjimit të të kryeakuzuarit për krime lufte,kryetarit 'jugosllav" Sllobodan Millosheviq.
"Mund të thuhet se Tribunali as që është themeluar ndonjëherë ose kurrë nuk ka pasur për qëllim të vihet pas gjykimit të akterëve të krimeve në nivelet e ulëta", thotë Milner. "Ne do të insistojmë në atë se ata në krye janë personat përgjegjës... dhe se ata, duke qenë të implikuar, kanë tërhequr këmbëzën".
Edhe M. Cherif Bassiouni, ish-hetues i OKB-së për krime lufte, i cili tash ligjëron në Universitetin De Paul në Chicago, mbështet fokusimin e Tribunalit të Hagës mbi Slobodan Milosheviqin dhe bashkëpunëtorët e tij të lartë. Çështja themelore, thotë ai, nuk është në dënimin e krimeve të kaluara, por në parandalimin e krimeve të ardhshme.
Po të bazohemi në deklarimet e mësipërme të hetuesve të OKB-së për krime të luftës, del se qindra e mijëra kriminelë serbë lokalë dhe komandues të shumtë të formacioneve militare dhe paramilitare serbe,nuk do të arrestohen kurrë dhe as
që do të dalin ndonjëherë para drejtësisë ndërkombëtare dhe vendore.
Ne shqiptarët jemi dëshmitarë për krimet e kryera në Kosovë.Dhe këto krime i dimë mirëfilli se i ka kryer shteti serb me të gjitha mekanizmat e tij. Për krimet në Kosovë nuk është përgjegjës vetëm kryekrimineli Sllobodan Millosheviq dhe disa bashkëpunëtorë të rangut të lartë,siç thonë hetuesit e OKB-së.
Për krimet makabre në Kosovë (të përmasave gjenocidi dhe etnocidi), përveq rangut të lartë shtetëror të Serbisë,përgjegjës janë edhe institucionet akademike serbe, siç është Akademia e Shkencave e Serbisë dhe përgjithësisht intelegjenca serbe,por mbi të gjithë përgjegjës për shfarosjen e shqiptarëve, është kisha serbe në krye me patriarkun Pavle,e cila vazhdimisht ka qenë promotore shpirtërore e realizimit të platformave politike antishqiptare që nga Car Dushani
,
e Naçertanijae Ilia Garashaninit 1844,e deri në qershor 1999
!!!
Duke i pasur në dorë të gjitha dëshmitë (inçizime e fotografi të të gjitha krimeve në Kosovë, dëshmi për djegjet dhe plaçkitjen e pasurisë së shqiptarëve, dëshmitarë që mbijetuan krimin dhe emra të shumtë të kriminelëve serb,që morën pjesë drejtëpërdrejt në krime
, është e pajustifikueshme neglizhenca e institucioneve të Kosovës dhe organizmave të tjerë të shoqërisë sonë, lidhur me ngritjen e aktpadive penale,kundër kriminelëve veç e veç, në grupe, si dhe mgritjen e një padie penale kundër vetë Serbisë (shtetit serb).
Të nderuar miq,
Të mos e harrojmë sakrificën sublime të mijëra dëshmorëve ,që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës...
Me respekt:
Sheradin Berisha/agimi