E diel, 12.10.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomi > Bursat, rėnie nė katėr anėt e botės
Bursat, rėnie nė katėr anėt e botės
Bursat, rėnie nė katėr anėt e botės
Bursat kryesore tė botės nė Lindje e nė Perėndim, pėsuan rėnie tė fortė gjatė ditės sė djeshme, si pasojė e faktit se investitorėt e vlerėsuan si tė pamjaftueshėm planin e qeverisė amerikane pėr tė shpėtuar dy gjigantėt e kreditimit, “Freddie Mac” dhe “Fannie Mae” nga falimenti. Dollari ra nė njė nivel tė ri tė ulėt pėrtej kuotės prej 1.6 dollarėsh pėr euro.

Shpresat e investitorëve për të gjetur lëndina të sigurta për paratë e veta, solli rritjen e çmimit të arit. Interesat e bondeve të tregtueshme të korporatave u ulën, ndërsa investitorët kërkuan investime të sigurta në tituj borxhesh të shteteve.

Rezervat Federale në SHBA njoftuan të dielën një plan shpëtimi për dy gjigantët e kreditimit. Fillimisht tregjet reaguan pozitivisht, por shpejt, u pa se vetë deklarata e Rezervës Federale, tregonte për gjendjen e vështirë ekonomike të SHBA-ve. Treguesit e vlerës së aksioneve në Nju Jork, ranë me 1.8 deri në 2%.

Tregjet aziatike u goditën edhe më rëndë. Aksionet në Indi humbën mesatarisht 4 deri në 8.5% Në Hong Kong, aksionet ranë me 3.8%, ku aksionet e Bankës Kineze të Ndërtimit ranë me 4%. Në Europë, FTSE 300, treguesi që shfaq vlerën e aksioneve të 300 kompanive më të rëndësishme të kontinentit, ra më 1.5%.

Ari u rrit deri në 983.5 dollarë për onç. (Onçi është i barabartë me 31.1 gramë).

Lajme të këqija pati edhe nga Gjermania. Treguesi i besimit të investitorëve, një raport që hartohet periodikisht nga Instituti Ekonomik i Gjermanisë, ra në nivelin më të ulët në 17 vjet.

Investitorët druhen se Gjermania do të vuajë një recesion ekonomik me përmasa të konsiderueshme si pasojë e problemeve globale. Megjithatë, disa ekonomistë, mendojnë se Indeksi është disi jo shumë i besueshëm, për shkak se gjatë tre viteve të fundit, investitorët kanë shprehur frikën e recesionit në më shumë se 50% të rasteve, por kanë qenë gjithmonë të gabuar.



Publikuar: 17.07.2008 05:47:03
Lexuar: 33 herė
Fjalėt kyēe: Bursat, rėnie, katėr, botės,
  


Lajmet e fundit
Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt
Java e ferrit e Bashkimit Europian Java e ferrit e Bashkimit Europian
Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare



Lajmet te ngajshme
Bujqėsia fiton edhe 12 milion euro Bujqėsia fiton edhe 12 milion euro
Serbet, 500 milionė euro borxhe ndaj ESS-sė Serbet, 500 milionė euro borxhe ndaj ESS-sė
SHBA ndihmojnė bankat nė krizė SHBA ndihmojnė bankat nė krizė
Privatizimi i ARMO-s, 50% e tė ardhurave pėr rrugėn Durrės- Kukės Privatizimi i ARMO-s, 50% e tė ardhurave pėr rrugėn Durrės- Kukės
Ligji i energjetikės dhe shpronėsimit pa pėlqimin e BE Ligji i energjetikės dhe shpronėsimit pa pėlqimin e BE
Rritja e ēmimeve rėndon xhepat e konsumatorėve: Nuk blejmė dot ilaēet Rritja e ēmimeve rėndon xhepat e konsumatorėve: Nuk blejmė dot ilaēet
Ēmimi i naftės ra nė 126 dollarė Ēmimi i naftės ra nė 126 dollarė
EEM-EVN do tė kėrkojė rritjen e ēmimit tė energjisė elektrike EEM-EVN do tė kėrkojė rritjen e ēmimit tė energjisė elektrike
Shtrenjtimi i naftės ka ndikuar nė rritjen e defiēitit Shtrenjtimi i naftės ka ndikuar nė rritjen e defiēitit
Bankat nuk do ti ulin kamatat pėr kreditė Bankat nuk do ti ulin kamatat pėr kreditė
Google Yahoo MSN