Qeveria e Kosovės ka dėrguar 8 raste nė prokurori, gjykata 4 raste, pushteti lokal tre raste ndėrsa nga ndėrmarrjet publike janė tre raste.
Agjencia Kundër Korrupsionit ka prezantuar sot raportin e punës për 6 muajt e parë të këtij viti, në të cilin është konstatuar se gjatë kësaj periudhe në këtë institucion janë paraqitur rreth 68 raste si të dyshuara për korrupsion, ku prej tyre 33 janë në procedurë , ndërkaq 21 raste tashmë kanë përfunduar në duart e prokurorëve.
Nga 21 informata të përcjella në prokurori, buxheti i Kosovës është dëmtuar rreth 6 milionë euro, tha Hasan Preteni, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Preteni deri më tani është ankuar se ka dërguar qindra raste në prokurori por për shkak të korrupsionit dhe abuzimeve të ndryshme si vonesat, neglizhencës etj, prokuroria nuk fillon ndjekjen e tyre me arsyetimin se ka mungesë faktesh. /Telegrafi/