Pas sezonit tė trishtė qė kaloi, duke mos u kualifikuar pėr nė Eurovizion, Altuna Sejdiu, ka lėnė pas gjithė mėritė dhe ka realizuar videoklipin e kėngės, me tė cilėn nuk fitoi dot pėrballė Adrijan Gaxhės.
Madje, si për të treguar se ka hedhur gjithçka pas, ajo ka përshtatur në gjuhën shqipe këngën, që titullohet Inati, për të treguar se përpos përplasjeve dhe pakënaqësive që pati nga skualifikimi sipas saj i qëllimshëm, nxjerr inatin për qejfin e vet dhe fansat e saj.
Videoklipi mban firmën e disa bashkëpunëtorëve më të mirë, mes të cilëve regjisori serb Dejan Milicevic, ndërsa teksti i këngës ka si autore Aida Barakun. Skualifikimi i Tunës në festivalin maqedonas, pati shumë debate, kjo për shkakun se gjatë interpretimit të saj pati disa defekte në foni, çka u mendua se e gjithë situata ishte e stisur dhe dashakeqe ndaj këngëtares, me qëllim që mos shkonte në Eurovizion.
Përpos hatërmbetjeve dhe deklaratave, ajo heshti, për të treguar se sfida nuk ishte mes tre shqiptarëve Big Mamës, Adrian Gaxhës dhe saj, por mes 15 artistëve të tjerë maqedonas. Dhe vërtet për të nxjerrë inatin e saj, këngëtarja premton se pas një muaji do të promovojë një tjetër këngë të re, paralelisht me faqen e saj zyrtare, ku premton se do tëofrojë shumë informacione për karrierën e saj dhe axhendën koncertore.
DASHURIA
Në fillim ka rrëfyer se babai i të dashurit të saj gatuan enkas për të dhe më pas kur historia e saj intime kishte qenë në kulm, Tuna pranoi të deklaronte se djaloshi që dashuronte, ishte Ledri, lideri i grupit Skillz.Çifti ka bërë publike lidhjen e tyre jo vetëm për të treguar se nuk mund të fshinin gjë, por edhe për arsyen se ata bashkëpunuan në një këngë, ku Tuna ndihej vërtet si e zonja e shtëpisë.
Por nuk zgjati shumë dhe kur historia u bë aq publike sa të gjithë drejtuan sytë drejt tyre, dolën thashetheme se mes Ledrit dhe Tunës, kishte filluar kriza e parë. Nëse do të ishte vërtet kështu, Tuna e para nuk do të kishte dashur që të përgjigjej, për të rrëfyer se asgjë çka shkruhej nuk ishte e vërtetë, madje ata kishin planifikuar gjatë verës edhe disa pushime të nxehta në Karaibe. Përveç muzikës, Tuna vijon aktualisht edhe studimet e larta.
Në planin privat doja të thosha se para pak kohësh mbarova vitin shkollor dhe u transferova në Selanik, ku do ti ndjek studimet për vitin e fundit. Do të jem tre ditë në javë atje dhe ditët tjera duke udhëtuar më shumë në Shkup dhe Prishtinë, ka thënë këngëtarja, ndërkohë që në planet e saj nuk janë përjashtuar asnjëherë koncertet.