Kampioni italian, Interi, ėshtė i gatshėm tė bėjė ofertė tė re prej 14 milionė eurosh pėr shėrbimet e mesfushorit anglez tė Chelseat, Frank Lampard.
The Sun shkruan se Chelsea do ta marrë ofertë të re për mesfushorin anglez pas takimit me presidentin e Interit, Massimo Moratti, ndërsa drejtorët i kanë rekomanduar italianit të rrisë shifrën e ofertës.
Jose Mourinho është i vendosur ta marrë Lampardin në Itali ndërsa Moratti është zotuar ta realizojë këtë transferim. Chelsea gjatë vikendit do të nisen për në turne në Lindjen e Largët, ndërsa ekipit pritet ti bashkohet edhe Lampard.
Lampardi është prioritet, por normalisht në rastet si ky, kam shikuar rreth e rrotull për një kohë. Nëse nuk është e mundur të nënshkruajmë me Lampard, do të marrim një lojtar me karakteristika të ngjashme, ka thënë Moratti.