E mėrkurė, 1.10.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Njė "det" me libra
Njė "det" me libra
Njė
Nė Ulqin, nga data 25 deri mė 30 korrik, do tė ēelet Panairi i 8-tė i Librit. Nė fakt, nė ndonjė tjetėr periudhė, edhe pse Ulqini ėshtė mishėrim i romantizmit, njė panair libri i atyshėm nuk do kishte ndonjė interes tė madh pėr shkak tė tkurrjes sė jetės aktive, siē ndodh nė stinėn e plazhit.

Ndaj, organizatorët e panairit të sivjetshëm e kanë parë të udhës që të përfitojnë nga përmasat metropolitane që fiton ajo provincë e këndshme tani në verë, për të bërë të mundur "shitjen" e librit në shumë forma. Është edicioni i 8-të dhe Panairi i Ulqinit ka fituar një farë tradite jo të vogël për të gjithë hapësirën shqiptare.

Organizues të tij janë Shoqata e Botuesve dhe Bashkia e qytetit. Për nga përmasat, është bërë e mundur që ai të arrijë prestigjin e panaireve të Tiranës e Prishtinës, jo vetëm në sasi librash të prezantuar apo në numrin e lartë të pjesëmarrjes së shtëpive botuese, por dhe në prezencën e shumë personaliteteve të letrave shqipe.

Ata janë përzgjedhur për të prerë shiritin e hapjes së aktivitetit, siç ka qenë: Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Fatos Kongoli, Ali Podrimja, Jevren Brkoviq, Luan Starova, Zuvdi Hoxhiq, Sreten Asanoviq, etj., ndërkohë që disa të tjerë, kanë qenë të ftuar nderi për të gjithë ditët e panairit.

Në këtë aspekt, edicionin e 8-të do ta shoqërojnë tre emra me prezencën e tyre: Rexhep Qosja, Aleksandër Stipçeviç (akademik kroat me origjinë shqiptare), si dhe Pavle Goranoviç, shkrimtar romancier, kritik e eseist nga Mali i Zi.

Shtëpitë botuese pjesëmarrëse në edicionin e 8-të të Panairit të Ulqinit do jenë rreth 60, të ardhura nga e gjithë hapësira shqiptare e rajonit tonë dhe që janë përfaqësuesit më të rëndësishëm të botimeve shqiptare në këto 15 vitet e fundit. Disa prej tyre janë: "Toena", "Ombra GVG", "Onufri", "Camaj-Pipa", "Gjergj Fishta", "Lisitan", "Labova", "Skanderbeg-Books", "Fan Noli", "Neraida", "Bota Shqiptare", "Uegen", agjencia "Dita" (Përfaqësohet edhe me botimet e EDFA, "Infobotues", "Arbëria", "Globus-R", "Agolli", "Zenit"), agjencia "Kuçuku" (përfaqësohet edhe me librat e "Dudaj"), "Asdreni" nga Prishtina (përfaqësohet edhe me librat e Faik Konicës e Dukagjinit), botimet "Max", "Argeta", "Dritan", "Elta" nga Prishtina, "Artini" po ashtu nga Prishtina, "Elta Deveja", "Alb-Books", "Iliria", Instituti Albanologjik Prishtinë, Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, ASR-Shkup, Furkan-Shkup, Nun-Tetovë, Thesari-Shkup, Vatra-Shkup, Asdreni-Shkup, Karver-Podgoricë, Almanah-Podgoricë, "Dora d‘Istria", Canu-Podgoricë, Danu-Podgoricë, Biblioteka Qendrore Popullore Podgoricë, CID, Gospa od Skrepjela-Podgoricë, Plima-Podgoricë, Shoqata Malazeze e Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj, Podgoricë.

Dhe nga e gjithë kjo masë e madhe shtëpish botuese, në Panairin e Ulqinit parashikohet të ekspozohen dhe të ofrohen për shitje mbi 6000 tituj librash, nga të cilët mbi 500 janë tituj të rinj, të cilët përmbajnë: letërsi artistike, autorë shqiptarë e të huaj, histori, botime enciklopedike, letërsi për fëmijë, fjalorë e metoda për mësimin e shqipes dhe të gjuhëve të huaja, libra utilitarë për zanate e profesione të ndryshme, albume e katalogë gjithfarësh etj.



Publikuar: 18.07.2008 01:47:17
Lexuar: 37 herė
Fjalėt kyēe: Panairi, Librit, Ulqini,
  


Lajmet e fundit
Si tė fitoni Green Card amerikane Si tė fitoni Green Card amerikane
Energjia elektrike mund tė shtrejtohet pėr 25 pėr qind Energjia elektrike mund tė shtrejtohet pėr 25 pėr qind
Sė shpejti video  e Britneyt? Sė shpejti video e Britneyt?



Lajmet te ngajshme
Vangjush Furxhi, kritiku postum Vangjush Furxhi, kritiku postum
Zbulohet njė armė e rrallė e familjes Ēefa Zbulohet njė armė e rrallė e familjes Ēefa
Andis Gjoni Skenografi konkurron nė Festivalin e Nju Jorkut Andis Gjoni Skenografi konkurron nė Festivalin e Nju Jorkut
Ēka mendon Buqja pėr Durrėsin Ēka mendon Buqja pėr Durrėsin
Bejko: Kalaja nuk preket Bejko: Kalaja nuk preket
Xhamia e plumbit po kalbet Xhamia e plumbit po kalbet
Marsiela nė tre filma artistik Marsiela nė tre filma artistik
Zbulimet nė Elbasan, premisa pėr njė park arkeologjik Zbulimet nė Elbasan, premisa pėr njė park arkeologjik
Njė lexim Japonez i Kanunit Njė lexim Japonez i Kanunit
Rikthimi i zonjės Shnajder Rikthimi i zonjės Shnajder
Google Yahoo MSN