E diel, 12.10.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Ėndrra pėr njė telefon mes Europės e Amerikės
Ėndrra pėr njė telefon mes Europės e Amerikės
Ėndrra pėr njė telefon mes Europės e Amerikės
Bėhet fjalė pėr njė komunitet nė kuptimin e plotė tė fjalės, bazuar mbi njė vullnet politik, politikat e pėrbashkėta, me raporte tė rikonfirmuara sipas ambicieve tė saj laike, e interesuar pėr tė mbrojtur tė drejtat dhe aspiratat e qytetarėve tė saj.

Por, që ky skenar pozitiv të realizohet, duhet patjetër që të riformulohet projekti europian dhe të rizgjohet shpirti europian. Zgjerimi i BE-së është i lidhur me shpirtin europian të bllokut. Traktati i Romës theksonte se çdo vend kishte të drejtën fakultative për të kërkuar anëtarësimin në BE. Deri në vitin 2004, zgjerimi i BE-së dukej si një proces natyral, që nuk ngre dyshime të mëdha, pikëpyetje dhe kundërshtime. Por, me zgjerimin më të madh të të gjitha kohërave, të gjithë u bënë të vetëdijshëm për rëndësinë historike të këtij fenomeni, që është bashkimi i Europës Lindore dhe asaj Perëndimore. Hyrja në BE e tetë vendeve të që dikur bënin pjesë në Bllokun Lindor, pasur në distancë nga anëtarësimi i Rumanisë dhe Bullgarisë, konfirmoi se zgjerimi ka një shije historike të paprovuar më parë. Europa gjeti një fytyrë të re dhe për herë të parë në historinë e saj, ky kontinenti njohu edhe një politikë vullnetare bashkimi. Për herë të parë Europës iu dha shansi për të ndarë me të gjithë një epokë paqeje dhe mirëqenieje të përbashkët. Por ka pasur edhe komente të shumta e shpesh edhe pesimiste lidhur me këtë zgjerim. Është thënë se ky zgjerim, i përgatitur dhe i kryer keq, kishte kontribuar në ushqimin e disa lëvizjeve të kundërta dhe që shprehnin pakënaqësinë nga ana e opinionit publik në vendet anëtare të bllokut, siç është episodi patetik i “hidraulikëve polakë” në Francë si dhe shuplaka e referendumit në Francë e Holandë në vitin 2005. Është thënë se ky zgjerim i hapi rrugë anëtarësimit të disa vendeve që kanë ndërgjegje të limituar në interesin e përgjithshëm europian, që ky zgjerim ishte shkak i nxitjes së tendencave populiste, në të cilat besonin disa qeveri euroskeptike. Natyrisht, asgjë prej të gjithë kësaj nuk është tërësisht e rreme dhe as plotësisht e vërtetë. Këto tendenca populiste u interesojnë të gjitha vendeve në BE, anëtare të reja dhe të vjetra dhe duken më shumë të lidhura me tronditjet ekonomike dhe sociale të krijuara nga globalizimi, më shumë se nga zgjerimi. Përveç kësaj, mbrojtja e interesave kombëtare nuk ka pushuar kurrë së ekzistuari edhe gjatë momenteve kyçe të ndërtimit të Europës. Në fund të fundit, është e drejtë: zgjerimet, dhe në veçanti ata të fundit, duhej të ishin ilustruar dhe mbështetur nga opinionet publike të vendeve anëtare. Megjithatë, duhet t’i dorëzohemi fakteve: katër vjet pas zgjerimit të madh, do të ishte e pandershme të zhvlerësohej suksesi i kësaj ngjarjeje të madhe, që në fund ka arritur të bashkojë një kontinent të ndarë për një kohë të gjatë. Në fund të qershorit, Sllovenia i dha fund presidencës së saj të radhës të Bashkimit Europian dhe Franca, para se të bëjë një bilanc të këtyre gjashtë muajve të presidencës sllovene, duhet të pranojë se kjo presidencë duhet konsideruar si një fitore e planit të parë e shpirtit europian. Shumë shpesh në rrugën e historisë së BE-së zgjerimi është konsideruar si një sfidë e vështirë. Në thelb, objekti origjinal ka qenë gjithnjë ndërtimi i një Europe politike, një Bashkimi Europian të fortë, që është i aftë të mbrojë në skenën ndërkombëtare çështje europiane. E pra, është e vërtetë se pranimi i anëtarëve të rinj nuk ka qenë i thjeshtë dhe aq i pashoqëruar me pasoja të padëshiruara lidhur me vullnetin e integrimit politik, por kundërshtimi ndaj zgjerimit, siç ndodh ndonjëherë, do të thotë të japësh provat e një miopie në lidhje me integrimin europian: në fakt, duhet të mbrohet edhe interpretimi i kundërt, i atyre që besojnë se zgjerimi ka sjellë për pasojë edhe thellimin e çështjes europiane. Pastaj, sa më të shumtë dhe të ndryshëm të jemi, aq më e nevojshme bëhet kërkesa për një votë shumice, mekanizmi kryesor nxitës i metodës komunitare dhe të integrimit të vendeve anëtare. Pas sfidës së një hapësire publike europiane, ka një tjetër sfidë, ajo e bashkëjetesës: pse europianët duan të jetojnë së bashku? Kjo është pyetja e duhur që duhet bërë për të përcaktuar se çfarë është komuniteti europian. Hapësira publike nënkupton vende të përbashkëta, një forum, një konferencë, në kuadrin e të cilave qytetarët e komunitetit politik do të takohen. Por ndryshe nga komunitetet kombëtare, Europa është një komunitet i zgjedhur, një bashkësi në të cilët qytetarët kanë më shumë mundësi të thonë se duan të jetojnë së bashku, se ky është qëllimi i tyre. Mund të bëhet fjalë për një çështje kujtimesh: “E kaluara përcakton të ardhmen”. Ernest Renan thoshte se për sa i përket kujtesës kolektive, disfatat kanë më shumë rëndësi sesa fitoret:
Kombet europiane duket se e kanë bërë këtë mendimin e tyre dhe e kanë bazuar vullnetin për të bashkëjetuar, të bashkuar në diversitet, në tejkalimin e së kaluarës, mbushur me dhimbje, lot dhe gjak dhe në kërkimin e një të ardhmeje të mirëqenies së përbashkët. Të bashkuar në diversitet, problemi qëndron në efektin e artikulimit në nivel kombëtar dhe europian.
Mes kujtimeve kombëtare dhe kujtesës së përbashkët europiane, mes identiteteve kombëtare dhe atij europian, tensioni shpesh është më i thjeshtë sesa ai që ekziston mes interesit europian dhe atij kombëtar. Kur Jacques Delors fliste për një federatë të shteteve-kombe, kujtonte para së gjithash se kombet janë forca, shpirti, thelbi i Europës dhe jo e kundërta e saj. Metoda komunitare dhe shpirti europian nuk janë zhvilluar kurrë në dëm të kombeve: bëhet fjalë për t’i bashkuar ato në një ndërgjegje që ka lidhje me bashkësinë e interesave. Koncepti i interesave europiane mund të rezultojë i çuditshëm, sepse nuk ekziston para formulimit të tij. Interesi kombëtar, në fakt merr formë nga ekspresioni i sovranit, popullit (sipas Rusosë): këtë e gjejmë edhe në tendencën historike të një kombi, por edhe në zgjedhjet e tij në termat e sigurisë, preferencave, apo vlerave. Në shkallë europiane, janë institucionet europiane të ngarkuara për të formuluar këtë interes europian: janë ato vendi i privilegjuar në të cilin interesi i rëndësishëm i komunitetit europian merr formë, duke përkrahur dhe superuar interesat kombëtarë të konsideruara më të limituarat, por duhet domosdoshmërish të jetë e ekuilibruar dhe e kundër balancuar në kërkimet të bashkëveprimit. Historiani francez, Marcel Ganchet mendonte se unifikimin europian nuk mund të realizohej, nëse nuk bëhet nëpërmjet kombeve: dhe madje shtonte se, në ditën që nuk do të ekzistojnë kombet që do të duan Europën, nuk do të ketë më Europë.
Pyetja thelbësore tani është, si të nxisim një dëshirë të tillë?
Natyrisht, mund të shpresohet rreshtimi i europianëve në krah të politikave të përbashkëta, që e vënë theksin te interesi europian. Por, çfarë duan të bëjnë së bashku europianët? Kujt i shërben Europa? Sipas mendimit të disave, ajo është shumë e madhe për të trajtuar siç duhet problemet lokale që duhet të mbeten kompetencë e komuniteteve kombëtare dhe në të kundërt, është shumë e vogël për të ushtruar ndikim në problemet botërore, që janë kompetencë e mobilizimit ndërkombëtar. Por, kjo do të thotë të harrosh të gjitha pyetjet që shfaqen para vendeve anëtare të BE-së dhe që nuk mund të gjejnë përgjigje përveçse në gjirin e Europës, si lufta ndaj ndryshimeve klimaterike, solidariteti në lidhje me energjinë, elaborimi i një politike të përbashkët të emigracionit, koherente dhe mbi të gjitha, humane.
Nëse më pas reflektohet në fund, duhet të kuptohet se për BE-në është e rëndësishme ta rigjejë veten në një dimension të politikës reale, që është në gjendje të ushqejë solidaritetin mes europianëve. Në fund të fundit, të dy “kantieret” që hapen para nesh përkojnë me një parim të vetëm: t’i japin një thellim praktik ndjesisë së përkatësisë. Para së gjithash duhet të t’i japim kuptim konceptit të qytetarisë europiane, që sot është e domosdoshme. Dhe më pas të nisim edukimin e qytetarëve të Europës. Në një farë kuptimi, nëse mund ta themi kështu, ka ardhur koha të “bëhemi europianë, pasi bëmë Europën”.

*Autori është ish-ministri i Jashtëm i Polonisë, i cili humbi jetën në një aksident tragjik pesë ditë më parë. Editoriali është botuar dje në gazetën italiane "La Repubblica"
(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)


Publikuar: 18.07.2008 03:25:48
Lexuar: 35 herė
Fjalėt kyēe: Ėndrra, telefon, Europės, Amerikės,
  


Lajmet e fundit
Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt
Java e ferrit e Bashkimit Europian Java e ferrit e Bashkimit Europian
Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare



Lajmet te ngajshme
Masakra qė i pėrgatitet Jugut tė mbetur Masakra qė i pėrgatitet Jugut tė mbetur
Loja e hapave drejt BE-sė Loja e hapave drejt BE-sė
A po stagnon njohja e pavarėsisė sė Kosovės? A po stagnon njohja e pavarėsisė sė Kosovės?
Gara e vėrtetė nis tani Gara e vėrtetė nis tani
Unė identiteti apo ne identiteti? Unė identiteti apo ne identiteti?
"Budallallėku demokratik" i ditėve tona
Ndryshimi nis nga vetja... Ndryshimi nis nga vetja...
Politikanė vampirė! Politikanė vampirė!
Tymi i bardhė mbi Beograd Tymi i bardhė mbi Beograd
Rusi-Perėndim, ekonomia nė mes Rusi-Perėndim, ekonomia nė mes
Google Yahoo MSN