Sipas sportives Tuttosport, Clarence Seedorf mund tė largohet nga Milani pas arritjes sė mesfushorit brazilian Ronaldinho, dhe tė bėjė njė transferim befasues tek Juventus.
Ronaldinho përfundimisht u transferua në Milan, por një lojtar, i cili vazhdimisht ka qenë kritik ndaj këtij transferimi, Clarence Seedorf, mund të largohet nga kuqezinjtë.
Megjithëse mediat italiane dje thanë se Seedorf ishte pajtuar me arritjen e brazilianit, Tuttosport sot shkruan se në fakt nuk është ashtu, dhe ish-lojtari i Ajaxit dhe Real Madridit, seriozisht është duke menduar për largim nga klubi.
Sportivja italiane madje ka shkuar aq larg sa që ka përmendur një kalim të holandezit tek rivali i Milanit, Juventusi. Juve do të presë që Seedorf të bëjë hapin e parë, para se ata të dërgojnë ofertë zyrtare.
Milani, ndërkaq, mund të lejojë largimin e 32-vjeçarit, pasi që beson se ai mund të shkaktojë probleme në dhomën e zhveshjes.