Vetėm pse njė djalė i mban flokėt e gjata ose merr nota tė dobėta, nuk do tė thotė se prindėrit duhet ta ndalojnė vajzėn e tyre tė dalė me tė. Duhet tė merren parasysh edhe ndjenjat e fėmijėve. Pėrveē kėsaj nėse i thuhet fėmijės, "ti absolutisht nuk guxon ta takosh atė person", vetėm se do ta rrisėsh dėshirėn e tij pėr ta takuar.
Mirëpo, ajo që duhen bërë prindërit është kujdesi se ku shkon dhe çfarë bën vajza e tyre. Shtëpia duhet të jetë një vend atraktiv për fëmijët dhe prindërit gjithnjë duhet të flasin me shoqërinë e fëmijëve të tyre, kur ajo u vjen në shtëpi. Është mënyra më e mirë për ti njohur ata dhe njëkohësisht për të lënë përshtypje të mirë tek fëmijët e vet.
Për të ndikuar pozitivisht, mënyra më e thjeshtë është që të merret fëmija pas shkolle dhe të dilet me të për tia plotësuar dëshirën, qoftë në ndonjë ndeshje apo diçka të ngjashme, që do ta lidhte më tepër fëmijën me prindin.
Njohja edhe me prindërit e shokëve të fëmijëve është pozitive, për ti njohur ata dhe mënyrën e tyre të jetesës, si dhe sjelljet që kanë ndaj fëmijës së tyre.