E hėnė, 13.10.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Galerisė sė Arteve i dhurohet vepra e Lin Delisė
Galerisė sė Arteve i dhurohet vepra e Lin Delisė
Galerisė sė Arteve i dhurohet vepra e Lin Delisė
Pėr herė tė parė, njė vepėr e artistit shkodran me famė botėrore mbėrrin nė qytetin e tij tė lindjes. Profili i njė burri, kompozuar nga fundi i shekullit tė kaluar ėshtė skica, qė prej dy ditėsh ekspozohet nė Galerinė e Arteve tė Shkodrės.

Këtë e ka mundësuar skulptori i talentuar, shkodrani Genti Tavanxhi, i njohur si mik i Delisë dhe koleksionist i veprave të artit. Tashmë puna e të madhit Lin Delija do të qëndrojë përkrah punimeve të emrave të mëdhenj të pikturës shkodrane si të Kolë Idromenos, Zef Kolombit, Andrea Kushit, Simon Rrotës, Jakup Kerajt etj. Iniciator i kësaj vepre bamirësie ka qenë një tjetër artist shkodran, skulptori Gent Tavanxhi, i cili jo vetëm që e ka njohur nga afër në Itali piktorin Delija, por ai njihet edhe si koleksionist i veprave të tij. Për drejtuesit e kësaj galerie, shembulli i Tavanxhiut shpresohet që të ndiqet edhe nga qytetarë të tjerë shkodranë, të cilët do t'i dhurojnë vepra të tilla nga artistë të mëdhenj, kur dihet se mundësitë financiare të saj, për të blerë vepra të tilla janë të kufizuara. Në ambientet e galerisë, në prani të familjarëve të piktorit Delija, artistëve e artdashësve u organizua ceremonia e dhurimit të veprës.

Aktiviteti u zhvillua pasditen e së mërkurës në Galerinë e Arteve në Shkodër. Në fjalën e hapjes së këtij takimi, drejtori i galerisë, piktori Artan Draçini, u shpreh për të madhin Lin Delija se ai qe një mjeshtër për transmetimin e vlerave të qëndrueshme të pikturimit nxënësve të tij, mjeshtër për nivelin e lartë të krijimtarisë dhe kompetencës teknike. Tavanxhi mësohet se disponon në koleksionin e tij disa vepra të Delisë dhe prej më shumë se një viti pati premtuar se do t'i dhurojë galerisë një prej tyre. Vetë pohoi se piktori i famshëm Lin Delija ka pasur dëshirë që punimet e tij të jenë dhe në Shkodër. "Kjo ka qenë dëshirë e vetë atij, që kur ishte gjallë, që veprat e tij të ekspozoheshin në ambiente publike. Shpresoj që dhurata e sotme t'i hapë rrugën dhurimeve të tjera të veprave për galeri publike si dhe të tërheqë vëmendjen e Bashkisë Shkodër për bashkëpunim me ata që i disponojnë këto vepra", u shpreh Tavanxhi.



Publikuar: 18.07.2008 04:42:25
Lexuar: 35 herė
Fjalėt kyēe: Galerisė, Arteve, dhurohet, vepra, Lin, Delisė,
  


Lajmet e fundit
Lopez dhe Anthony pėrtėrijnė martesėn Lopez dhe Anthony pėrtėrijnė martesėn
Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt
Java e ferrit e Bashkimit Europian Java e ferrit e Bashkimit Europian



Lajmet te ngajshme
Piktori Velaj cel ekspoziten “Kujtime nga e ardhmja” Piktori Velaj cel ekspoziten “Kujtime nga e ardhmja”
Drejtori i TK-se, Skrami: Sezoni teatror mjaft i suksesshem Drejtori i TK-se, Skrami: Sezoni teatror mjaft i suksesshem
Censura, midis Shilės dhe Karibdės Censura, midis Shilės dhe Karibdės
"Kohe e humbur", ekspozita qe risjell pas dy vitesh skulptorin Arben Bajo
Damjani nė oborrin e Sulltanit Damjani nė oborrin e Sulltanit
Ēmimi i demokracisė Ēmimi i demokracisė
Katėr stinėt e Gjirokastrės... Katėr stinėt e Gjirokastrės...
Besa nė 80 vjet Besa nė 80 vjet
Mė 23 prill nė Gjakovė, Lidhja e Shkrimtarėve e Kosovės do ta shėnojė Ditėn Botėrore tė Librit Mė 23 prill nė Gjakovė, Lidhja e Shkrimtarėve e Kosovės do ta shėnojė Ditėn Botėrore tė Librit
Kosovarėt mungojnė nė Festivalin e poezisė Kosovarėt mungojnė nė Festivalin e poezisė
Google Yahoo MSN