Nėse kohė pas kohe shėtisni nėpėr internet me anė tė telefonave tė menēur (smartphone) i cili nuk ėshtė iPhone, atėherė e dini qė Internet Explorer i cili zakonisht vjen si shfletues standard mobil thjesht nuk ėshtė aq i mirė sa duhet. Alternativa mė e mirė pėr momentin ėshtė Opera Mobile, derisa versioni i ri sapo ėshtė paraqitur.
Opera Mobile 9.5 beta sjell pamje krejtësisht të reja për përdoruesit, të cilat, duhet të pranohet, nga pak përngjajnë me Safarin e iPhone, derisa sjell edhe efekte vizuale të cilat deri më tani i ka sjellë vetëm Safari, siç është zoom dhe panning për faqet e internetit.
Natyrisht, Opera edhe me këtë version premton surfim më të shpejtë dhe mbështetje edhe më të mirë për standardet e uebit, e kur merret parasysh se Opera edhe ashtu bukur e shpejtë, nuk kemi arsye të mos u besojmë.
Operan Mobile 9.5 beta mund të instaloni edhe vet në këtë faqe interneti, mirëpo keni kujdes: bëhet fjalë për versionin testues, e cila mund të përmbajë bug-a të caktuar.