E hėnė, 13.10.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomi > BE planifikon 'tė ndėshkojė' Bullgarinė
BE planifikon 'tė ndėshkojė' Bullgarinė
BE planifikon 'tė ndėshkojė' Bullgarinė
Bashkimi Evropian planifikon tė bllokojė financime nė vlerė rreth 1 miliardė dollarė pėr Bullgarinė pas dėshtimit tė vendit pėr tė luftuar korrupsionin nė nivel tė lartė.

Në një raport të Komisionit Evropian arrihet në përfundimin se Bullgaria duhet të reformojë administratën dhe të luftojë zyrtarët e korruptuar që përfitojnë nga fondet e BE-së dhe bashkëpunojnë me kriminelë.

Lajmin e ka bërë të ditur BBC, duke u thirr në raportin i cili pritet të bëhet publik javën e ardhshme.

“Bullgaria dhe fqinji i saj, Rumania, po i nënshtrohet një procesi të posaçëm vëzhgimi nga blloku. Shkak për këtë është se që në momentin e anëtarësimit vitin e shkuar, u arrit në përfundimin se të dy vendet nuk i përmbushnin tërësisht standardet e BE-së”.

BBC po ashtu ka paralajmëruar se ky raport është më i ashpri i shkruar nga ekzekutivi i BE-së për një vend anëtar.

Korrespondentja e BBC-së në Bruksel, Oana Lungescu, thotë se nëse arrihet në përfundimin se Bullgaria duhet të spastrojë administratën nga të korruptuarit.

Në raportin thuhet se Bulgaria, duhet të sigurojë që mbështetja bujare që merr nga BE-ja të shkojë tek shtetasin e saj dhe jo tek zyrtarët e korruptuar që bashkëpunojnë me krimin e organizuar.

“BE ka ngrirë tashmë qindra milionë dollarë ndihma për infrastrukturën rrugore dhe bujqësinë e Bullgarisë. Tani po planifikohet heqja e së drejtës për të lëvruar fonde të BE-së në vlerë 1 miliardë dollarë dy agjencive”.

Korrespondentja e BBC-së në Bruksel ka njoftuar se miliarda të tjerë dollarë në financime për Bullgarinë janë në rrezik.

“E njëjta gjë mund të thuhet dhe për gjasat që bullgaria t'i bashkohet zonës pa kufij të BE-së, që njihet dhe si Zona e Shengenit”, ka thënë Lungescu.

BBC ka paralajmëruar se Komisioni Evropian do të ngrejë shqetësim për dështimin e vazhdueshëm të Sofjes për të zbardhur ndonjërën nga 150 vrasjet mafioze që janë regjistruar në Bullgari që nga rënia e komunizmit.

“Zyrtarët e BE-së thonë se masat e planifikuara ndaj Bullgarisë, duhej të shërbejnë si paralajmërim për vendet e tjera, qofshin ato anëtare të BE-së apo vende që shpresojnë t'i bashkohen bllokut”.


Publikuar: 18.07.2008 06:20:41
Lexuar: 26 herė
Fjalėt kyēe: planifikon, ndėshkojė, Bullgarinė,
  


Lajmet e fundit
Lopez dhe Anthony pėrtėrijnė martesėn Lopez dhe Anthony pėrtėrijnė martesėn
Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt
Java e ferrit e Bashkimit Europian Java e ferrit e Bashkimit Europian



Lajmet te ngajshme
Sė shpejti Telekabloja Sė shpejti Telekabloja
Mbi 30 kompani bėjnė sigurimin e pronave Mbi 30 kompani bėjnė sigurimin e pronave
Shkyēen nga rrjeti fshatrat qė s'paguajnė rrymėn Shkyēen nga rrjeti fshatrat qė s'paguajnė rrymėn
Deutsche Bahn synon tė bėhet njė aktor global Deutsche Bahn synon tė bėhet njė aktor global
Qeveria rrit pagat e mėsimdhėnėsve pėr 12 pėr qind Qeveria rrit pagat e mėsimdhėnėsve pėr 12 pėr qind
Bujqėsia fiton edhe 12 milion euro Bujqėsia fiton edhe 12 milion euro
Ēmimi i energjisė elektrike do t'i varfėrojė qytetarėt Ēmimi i energjisė elektrike do t'i varfėrojė qytetarėt
Ēfarė mendojnė eskpertėt pėr krizėn financiare botėrore? Ēfarė mendojnė eskpertėt pėr krizėn financiare botėrore?
Ēmimi i naftės shėnoi rritjen e radhės Ēmimi i naftės shėnoi rritjen e radhės
EVN investon nė rrjetin e shpėrndarjes EVN investon nė rrjetin e shpėrndarjes
Google Yahoo MSN