E hėnė, 13.10.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Mirė se vini nė Universitetin e Pensionistėve
Mirė se vini nė Universitetin e Pensionistėve
Mirė se vini nė Universitetin e Pensionistėve
Raporti i shumėpritur me ethe i Kėshillit Britanik pėr Akreditim na doli. Tridhjetė institucione tė arsimit tė lartė nė Kosovė na qenkan, sipas raportit, pa nivel tė punės kėrkimore akademike, me planprogam jo bashkėkohor dhe me mungesė tė stafit akademik.

Duke mos mohuar atë që është thënë në debate për këto nëntë vite se në Kosovë u hapën shumë kolegje, universitete e fakultete dhe se puna aty shihej me paragjykime dhe supozime për mungesë të kualitetit, ngutja e Qeverisë për të shpallur të pavlera këto shtëpi private të edukimit, pas raportit britanik, na bën të dyshojmë në prapavija krejt tjera dhe diçka që mohon vetën. Po ta kishte thënë, imagjinativisht, Qeveria Britanike se nuk do t'i pranonte diplomat e këtyre universiteteve do të mund ta kuptoja disi, por të thotë Qeveria e këtij vendi se 30 universitete nuk paskan fare vlerë, është sikur të dojë t'i mbyllë Isa Mustafa 30 qebaptore a gjellëtore në oborr të spitaleve kur i tërë populli ha qebapë e pasul.

Së pari nuk është e mundur që në këto 30 shtëpi arsimimi nuk ka patur fare vlera pune e dije. Së dyti, mbyllja eventuale e tyre në kohën kur trendi i zhvillimit të sektorit jopublik të arsimit në rajon dhe më gjerë është i natyrshëm dhe ka ecur mjaft. Së treti, a ka qytetar normal dhe të informuar të Kosovës që nuk e di se Universiteti i Prishtinës është antitipi i dijes akademike. Me profesorët e thinjur, me shumë njerëz prej pedagogësh të pamoralshëm, me logjikën moniste të vlerësimit, me përbuzjen e skajshme të studentit në ngarendje për notë e nënshkrim, me salla si kuzhina popullore apo salla kazermash, e me njëqind gjëra tjera negative, Qeveria e Kosovës me lehtësi e lë rininë e vendit të pres para portës së vetme të arsimit universitar, Universitetit të Pensionistëve.

Si qytetar, student do të doja shumë të mësoj qëllimin e vërtetë të Qeverisë, edhe të ministrit të arsimit, profesorit Enver dhe shumë profave tjerë që na i mori kabineti qeveritar, duke i lënë universitetet private pa kuadro, se ku e kanë qëllimin final. Apo duan që brenda natës të na e bëjnë Kosovën me kolegje mbretërore.

Dyshimi këtu merr kahe të ndryshme. Nuk di kush janë britanikët që e bën inspektimin, por që ta bëjnë një raport të tillë komplet zi, është dashur një koordinim i mirë. Është sikur t'i thuash shitësit ma bëj një ofertë për një Pentium 4, por jo më shtrenjtë se kaq para.

Nëse ka ide se si të bëhet më i mençur ky vend, me universitete më akademike se këto që i kemi, sesi mësojnë ata në Oxford, Cambridge, Harvard, Kaliforni, Massachusest, Stanford, Tokio, Princeton e Londër, le të dalë ta thotë profesori Enver Hoxhaj.

Por, po mbeti Kosova për të shkolluar rininë e saj vetëm në UP, më besoni, që unë do të kërkoj "azil studentor" në Bregun e Fildishtë, në vendin ku 80 përqind e profesorëve shesin notën me para ose me shërbime seksuale të studenteve.

"Defitinivisht, arsim modern", tha kryeminstri.
"Po, babo, po" !!!

(Autori është student në një universitet privat)


Publikuar: 18.07.2008 06:32:34
Lexuar: 28 herė
Fjalėt kyēe: Universitetin, Pensionistėve, kėrkimore, akademike,
  


Lajmet e fundit
Lopez dhe Anthony pėrtėrijnė martesėn Lopez dhe Anthony pėrtėrijnė martesėn
Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt
Java e ferrit e Bashkimit Europian Java e ferrit e Bashkimit Europian



Lajmet te ngajshme
A po stagnon njohja e pavarėsisė sė Kosovės? A po stagnon njohja e pavarėsisė sė Kosovės?
Loja e hapave drejt BE-sė Loja e hapave drejt BE-sė
Konflikti ne Kaukaz ndryshon harten strategjike te Evropes Konflikti ne Kaukaz ndryshon harten strategjike te Evropes
Mungesa e ambicjes strategjike te Evropes Mungesa e ambicjes strategjike te Evropes
Korrupsioni “tri oferta” Korrupsioni “tri oferta”
Humbja e zgjedhjeve tė fituara ose Obama 2008 Humbja e zgjedhjeve tė fituara ose Obama 2008
Ekonomia e terrorit Ekonomia e terrorit
Tentimi pėr tė legalizuar krimin e organizuar Tentimi pėr tė legalizuar krimin e organizuar
“Trebicka”, koha pėr reflektim “Trebicka”, koha pėr reflektim
UNMIK-u me rol tė ri UNMIK-u me rol tė ri
Google Yahoo MSN