E diel, 7.9.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomi > Al Gor: Energjia nė SHBA tė prodhohet nga era dhe dielli
Al Gor: Energjia nė SHBA tė prodhohet nga era dhe dielli
Al Gor: Energjia nė SHBA tė prodhohet nga era dhe dielli
Ish zėvendės presidenti Al Gor bėri thirrje qė SHBA ta prodhojė energjinė elektrike pėrmes erės, diellit dhe burimeve tjera jo tė dėmshme pėr mjedisin brenda 10 vjetėsh.

Gor tha se kalimi në këtë lloj energjie jo vetëm që do të ndihmonte në zgjidhjen e problemeve të tanishme energjetike dhe ekonomike të Amerikës, por edhe do të përmirësonte sigurinë kombëtare të vendit, duke ulur varësinë nga nafta e huaj.

Al Gor mori pjesë në një konferencë për energjinë në Uashington, ku këmbënguli në prodhimin e energjisë elektrike përmes energjisë së ripërtërishme, të pastër dhe pa burime gazi.

Megjithëse disa kritikë e kanë quajtur njeri alarmant, Gor e ka bërë ndryshimin e klimës globale çështjen e tij kryesore, dhe për këto përpjekje ai fitoi çmimin Nobel.

Gor ka thënë se çmimet e larta të naftës dhe kriza e tanishme ekonomike kanë krijuar një mjedis të ri politik ku amerikanët duan ndryshim.

"Nuk mbaj mend ndonjë periudhë tjetër kur në vendin tonë kaq shumë gjëra nuk po shkojnë si duhet në të njëjtën kohë. Ekonomia jonë është në gjendje shumë të keqe dhe po bie edhe më tej, dhe njerëzit po e ndjejnë. Çmimet e naftës po rriten shumë dhe po ashtu edhe ato të energjisë elektrike. Vendet e punës po transferohen jashtë vendit, dhe kreditë e shtëpive janë bërë problematike. Bankat dhe kompanitë automobilistike, si dhe institucionet e tjera tek të cilat varemi janë nën presion të madh".

Ai tha se të dy kandidatët presidencialë, si demokrati Barak Obama ashtu edhe republikani Xhon Mekejn janë shumë përpara shumicës së politikanëve në luftën e tyre kundër ndryshimit të klimës globale, ndërsa kritikoi propozimin e presidentit Bush për shpimet pranë bregdetit për naftë si mënyrë për të zgjidhur krizën e tanishme energjetike.

"Vetëm një sistem që nuk funksionon si duhet do ta pranonte logjikën perverse se përgjigja afatshkurtër e çmimeve të larta të naftës është të shposh për naftë pas 10 vjetësh në zona që duhen ruajtur”. /VOA/




Publikuar: 18.07.2008 06:35:18
Lexuar: 24 herė
Fjalėt kyēe: Energjia, SHBA, prodhohet, era, dielli,
  


Lajmet e fundit
Adelina paguhet 5.000 euro pėr njė ndejė Adelina paguhet 5.000 euro pėr njė ndejė
Terry dėshiron hakmarrje ndaj kroatėve Terry dėshiron hakmarrje ndaj kroatėve
Lufta nė Gjeorgji dhe Kosova Lufta nė Gjeorgji dhe Kosova



Lajmet te ngajshme
Tiranė-Rritja e inflacionit,  nė rrezik shqiptarėt qė kanė marrė kredi Tiranė-Rritja e inflacionit, nė rrezik shqiptarėt qė kanė marrė kredi
“Zbulimet” e naftės bėjnė ballkanasit tė ėndėrrojė “Zbulimet” e naftės bėjnė ballkanasit tė ėndėrrojė
Prodhimet bujqėsore sipas standardeve tė BE-sė Prodhimet bujqėsore sipas standardeve tė BE-sė
Energjetika, Nepravishta: Ramė dakord me FMN e BB, nuk do tė ketė rritje ēmimi Energjetika, Nepravishta: Ramė dakord me FMN e BB, nuk do tė ketė rritje ēmimi
Tregtarėt detyrohen tė bėjnė dallimin midis prodhimeve vendase dhe tė huaja Tregtarėt detyrohen tė bėjnė dallimin midis prodhimeve vendase dhe tė huaja
Hapen laboratorė pėr kontrollin e qumėshtit Hapen laboratorė pėr kontrollin e qumėshtit
Bujqit kėrkojnė rikthimin e kooperativave Bujqit kėrkojnė rikthimin e kooperativave
Mbi 30 kompani bėjnė sigurimin e pronave Mbi 30 kompani bėjnė sigurimin e pronave
Transparency International: Maqedonia gjysėm e korruptuar, Shqipėria vendi lider i korrupcionit Transparency International: Maqedonia gjysėm e korruptuar, Shqipėria vendi lider i korrupcionit
Ēmimi i energjisė elektrike do t'i varfėrojė qytetarėt Ēmimi i energjisė elektrike do t'i varfėrojė qytetarėt
Google Yahoo MSN