Inspektimi i universiteteve, kolegjeve dhe shkollave private nga Kėshilli Britanik nuk ka sjellė asgjė tė re pėrveē konfirmimit se arsimi nė Kosovė ėshtė nė kolaps. Konstatimi se asnjė institucion privat nuk i plotėson kushtet e domosdoshme pėr tė vazhduar punėn akademike ka aktivizuar Qeverinė e Kosovės tė nxitojė me vendime joreale.
Arsimi në Kosovë qysh nga vitet e 90-ta ka humbur nivelin akademik. Gjendja e asaj kohe po vazhdon edhe sot veçse në kushte dhe rrethana tjera.
Gjendja në Kosovë nuk është e mirë. Kjo tashmë dihet botërisht. Nuk është ka funksionon asnjë segment dhe natyrshëm nuk funksionon as arsimi. Fajet për këtë situatë i ka qeveria e Kosovës e cila nuk ka penguar hapjen e universiteteve e kioskave universitare. Po të paracaktoheshin kushte rigoroze nuk do të kishim një gjendje të tillë.
Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar shpalljen e konkurseve për pranimin e studenteve të rinj është një mundësi e mirë për korruptimin e zyrtarëve të Kosovës të cilët i hanë paratë si hallven.
Gjendja është kjo që është. Nuk është zgjidhje mbyllja e universiteteve sepse mund të shkaktojë krizë sociale në Kosovë. Ajo që duhej bërë nga Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Arsimit është krijimi i mundësive për përmirësimin e gjendjes se arsimit. Në fund të fundit nuk është faji i universiteteve por kryekëput i Ministrisë së Arsimit që ka lejuar një kaos të tillë arsimor.
Paralajmërimi për inspektimin edhe të Universitetit Publik të Prishtinës siç ka ndodhur me universitetet private, do të konstatojë gjendje edhe më të keqe sepse ska se si të jetë ndryshe derisa është i njëjti sistem. Janë të njëjtit mësimdhënës, është e njëjta praktikë e punës. Si rrjedhojë, duhet ta mbyllim edhe Universitetin e Prishtinës dhe të mbetemi pa universitete. Pra ta mbyllim shkollimin e lartë lehtësisht duke u treguar më të zotët se Serbia e cila nuk mundi ta mbyllte për dekada të tëra. Çfarë bëmë? Asgjë.
Propaganda e ministrit të Arsimit me anë të vënies së gurëthemeleve për ndërtimin e shkollave, nuk i kontribuon ngritjes së nivelit të arsimit. Arsimi është i shkatërruar në themel, që nga niveli parashkollor e deri në atë akademik. Nëse nuk ndërhyhet ashpër, edhe punëtorët më të thjeshtë, pra pastruesit (nuk e nënçmoj asnjë punë) do të jenë me grada shkencore si magjistra e doktorë shkencash kryesisht juridike e ekonomike. Ose të gjitha gjeneratat e ardhshme do të jenë pa shkollim të lartë.
Vehbi Kajtazi/telegrafi