PARIS Delegacioni Shqiptar nė Konferencėn e Parisit, i kryesuar nga Monsinjor Luigj Bumēi, i ka dėrguar njė kėrkesė pėrmes njė telegrami, kryetarit tė Senatit tė Shteteve tė Bashkuara dhe dy senatorėve Lodge dhe Hitchcock, - duke i kėrkuar mbrojtje kundėr fqinjėve tė tyre imperialistė.
Grekët, italianët dhe serbët, në mënyrë të vazhdueshme janë duke cenuar territorin shqiptar, - thonë përfaqësuesit e delegacionit, të cilët kërkojnë që përmes një referendumi të garantohen përcaktimi i kufijve të Shqipërisë.
Kërkesa
Kërkesa vijon si më poshtë: Në këtë periudhë kritike të historisë së Shqipërisë, delegacioni i këtij vendi i parashtroi kërkesën për vendosjen e drejtësisë nga Senati i Shteteve të Bashkuara, duke iu lutur për mbështetje të fuqishme në lidhje me të drejtat e popullit shqiptar. Shqipëria, pas luftërash, rigjeti lirinë e saj dhe tashmë ndodhet e përgjysmuar në territorin që kishte, duke ia kaluar pjesën tjetër fqinjëve të saj. Në vitin 1913 u krijua si shtet i pavarur, ashtu siç u garantua neutraliteti i Belgjikës nga Fuqitë e Mëdha, por Shqipëria ishte rrezikuar që në fillimin e Luftës së Parë, fillimisht nga ushtritë Aleate dhe më pas nga ushtritë armike.
Shqipëria është kthyer në një fushëbeteje të luftës së tmerrshme. Ajo pa veten të mbuluar nga gërmadhat dhe mijëra e mijëra fëmijë po vdesin nga uria. Bazuar në deklaratën e Parimit të të Drejtave të Popujve, shpallur nga Amerika, shqiptarët morën armët për të luftuar në krah të Aleatëve me një qëllim për të shpëtuar vendin e tyre.
Pas fitores së Aleatëve, e cila shënoi triumfin e drejtësisë, shqiptarët formuluan dhe paraqitën tek Konferenca e Parisit kërkesat e tyre për çështjen kombëtare. Ata kanë kërkuar rikthimin e territoreve shqiptare, të marra padrejtësisht nga shtetet fqinje në përfundim të Luftës Ballkanike.
Fqinjët
Për popullsitë e këtyre krahinave që kaluan përmes tmerreve të pushtimit grek dhe që sot akoma kërkojnë çlirimin, siç ata kanë qenë në të kaluarën, duke paramenduar masakrat e tmerrshme të bëra nga serbët, delegacioni shqiptar kërkon që për një periudhë kohore pas Konferencës së Parisit, të ketë të drejtën e një referendumi, i cili të bëhet nën garancinë e ushtrisë amerikane; por, në vend të saj, shqiptarët e shohin vendin e tyre sot në rrezik për tu copëtuar.
Në zbatim të Marrëveshjes sekrete të Londrës, të nënshkruar në vitin 1915, Italia këmbëngul me forcë për të aneksuar Vlorën me një pjesë tjetër të madhe brenda vendit; Greqia pretendon Epirin e Veriut dhe Serbia pjesën e Veriut të Shqipërisë. Për pasojë, kur Jugosllavët, italianët dhe grekët ndanë Fiumen, Dalmatian dhe Thrakën, sipas parimit të të drejtës së kombeve, por ata refuzuan të pranojnë të njëjtën gjë pasi bënë pazare me skenarët e tyre në Shqipëri.
Britma fatkeqe e popullit shqiptar është mbytur nga imperializmi i fuqishëm i fqinjëve të saj. Shqiptarët i kanë ngulur sytë tek Amerika dhe shpresojnë se sërish ata do ti shpëtojnë. Të gjithë shqiptarët pëlqejnë mbështetjen amerikane që ti orientojë ata në jetën e tyre politike.
Në emër të popullit martir, delegacioni shqiptar iu lutet që të ngrini zërin tuaj që të shpëtoni vendin nga katastrofa dhe të siguroni pavarësinë e saj.
Shkrimi është publikuar në The New York Times më 21 gusht 1919