E hėnė, 13.10.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Anketa e INSTAT: E pabesueshme!
Anketa e INSTAT: E pabesueshme!
Anketa e INSTAT: E pabesueshme!
Publikimi keto dite i rezultateve te anketes se buxhetit te familjeve ne Shqiperi eshte pritur me interes jo se nuk publikohen per dite lloj-lloj anketash, por per faktin se ky publikim vjen mbas nje heshtje te gjate te INSTAT-it.

Si tille, ky publikim duhej te karakterizohej te pakten nga nje besueshmeri me e larte ne karahasim me publikime te ngjashme. Ne pikepamje profesionale, besueshmeria e nje ankete apo vrojtimi, pavaresisht teknikes specifike qe perdoret, varet kryesisht nga paanshmeria ne perpunimin e te dhenave te grumbulluara. Po sa te besueshme jane te dhenat e publikuara ne lidhje me buxhetin e familjeve?

Sipas mendimit tim, per t’i dhene nje pergjigje korrekte kesaj pyetjeje duhet te sqarohet rruga e ndjekur per pergatitjen e tij. Ne kete kontekst, mendoj se metodika e zbatuar ka qene pergjithesisht korrekte, kjo per faktin se vrojtime te kesaj natyre kryhen me mbeshtetjen e eksperteve te huaj; jane zbatuar edhe me pare si ne vendin tone ashtu edhe ne vende te tjera, etj. Pra, personalisht e konsideroj te pranueshem shkallen e gabimit qe vjen per shkak te metodikes.

Nga nje lexim i kujdesshem i raportit te publikuar shihet se ne vitin 2006-2007 eshte mbuluar nga vrojtimi mbi buxhetin e familjeve i gjithe territori i vendit dmth ne te eshte perfshire edhe zona rurale e tij. Sipas meje, ky ndryshim metodik i ben te pakrahasueshme te dhenat mbi “rritjen 1.8 here te shpnezimeve reale per fryme te popullsise” ne krahasim me 1999-2000. Madje, ky konkluzion tingellon si nje perpjekje e paster e INSTAT per te justifikuar “arritjet spektakolare” dhe “boom-in ekonomik” te amplifikuar aq shume nga propaganda e perditshme qeveritare duke komprometuar keshtu pavaresine juridike, integritetin professional dhe ne teresi besueshmerine publike te ketij institucioni.

Nje konkluzion i meposhtem i po ketij raporti se … “struktura apo përqindja e buxhetit familjar nuk ndryshon në mënyrë të ndjeshme krahasuar me strukturën që rezulton nga ABF 1999-2000 në zonat urbane” (fq 2), konkluzion te cilin jma i prirur ta besoj, te shtyn te mendosh se kemi te bejme me nje kontradiksion logjik. Si shpjegohet qe bashkeqytetaret tane, edhe kur jetesa e tyre permiresohet gati dy here vazhdojne te shpenzojne rreth gjysmen e te ardhurave te tyre per ushqimin (pa pijet alkolike); gati ¼ e tij per mish apo ; 1/6 e buxhetit per qumesht e veze dhe 1/6 tjeter per buke? Besoj se ndaj te njejtin mendim me cilindo qytetar mestar te ketij vendi se, nese do te kishte ndodhur ky “boom” ne buxhetin familjar, perndryshe ne nivelin e jeteses se tyre, ashtu sic po ndodh me shpenzimet buxhetore pa dhene llogari askund, me siguri shpenzimet per arsimin e kulturen, per teatro e per filma, per udhetime e pushime do te ishin rritur me here e do te ishin dyshifrore, si ne cdo vend tjeter te zhvilluar.

Ne raportin ne fjale, jane edhe disa tregues ne rritje te shpenzimeve familjare qe lidhen drejtperdrejte me qeverisjen dhe ndikimin e saj ne buxhetin familjar sic eshte rritja e cmimit te energjise elektrike, rritja e inflacionit, etj.

Duke perfituar nga ky trajtim thellesisht monetar qe stastika shteterore i ben buxhetit te familjeve shqitpare dhe pergjithesisht nivelit te tyre te jeteses sic e shet propoganda e shfrenuar pro-qeveritare, mendoj se duhen pare edhe disa aspekte te tjera po kaq te rendesishme qe lidhen me kete nivel. Keshtu dihet dhe pranohet gjeresisht se niveli i jeteses matet, ndermjet te tjerave, me te ardhurat reale per fryme, gje te cilen eshte perpjekur te beje edhe INSTAT ne anketen ne fjale. Ne nje konceptim te thjeshte mbi burimet e rritjes se te adhurave familjare ne vendin tone eshte e qarte se punesimi, investimet publike dhe prurjet e emigracionit jane elementet percaktues per nje rritje reale te tyre. Sic kane bere te ditur zyrtaret e financave kohet e fundit se inverstimet publike jane ne nivele shume te uleta (rreth ¼ e vellimit vjetor deri ne fund te Qershorit), ndersa raportet e Bankes se Shqiperise flasin per renien e prurjeve te emigracionit. Ne menyre me analitike, po sipas te dhenave zyrtare, te ardhurat tatimore jane realizuar brenda se njejtes periudhe 182 perqind, ne nje kohe qe te pakten nje ne 5 shqiptare jeton nen nivelin zyrtar te varferise (18,5 perqind, 2005) si dhe 540 mije vete jane ne pension me me pak se 100 dollare ne muaj. Por po kaq e vertete eshte se niveli i jeteses ka edhe anen tjeter te medaljes - aspektin jo-monetar te tij. Kjo ka te beje si me nivelin e papunesise dhe te punesimit, ashtu edhe peshen qe zene shpenzimet per veprimtarite jo-prodhuese (mbrojtja e vendit, policia, etj).

Nese rritja e shpenzimeve per aspektet social-kultuore te jetes se perditshme tregon rritjen te standardit te jeteses, rritja e shepnzimeve per grupin e dyte flet per te kunderten. Po kaq i vertete eshte edhe fakti se ne kushtet e nje papunesie te larte sic eshte rasti i vendit tone, qeveria eshte e detyruar te kete nje buxhet pergjithesisht social, te shpenzoje miliarda Leke per te perballuar ndihmen sociale, ne favore te grupeve shoqerore ne nevoje, etj. Ne te kundert, nese papunesia do te ishte ulet, perfitimet per qytetaret e vendit do te ishin ne formen e shtimit te kontributeve ne taksat qe mblidhen, ne zgjerimin e biznevese, etj. Ne fund te fundit, rritja e nivelit te jeteses shprehet ne zgjatjen e jetes, ne rritjen e arsimimit te shoqerise dhe ne rritjen e GDP per fryme. Me fjale te tjera, niveli i papunesise mbetet nder treguesit me thelbesore qe demonstron standardin e jeteses. Por nese zgjatja mesatare e jetes ne Shqiperi nuk matet por behen vetem projeksione te mbeshtetura ne strategji qeveritare te mbushura me “lista deshirash”; nese ne periudhen 2005-2007 sipas statistikes zyrtare jane hapur gjithsej vetem 5770 vende te reja pune ose me pak se gjysme perqind duke llogaritur edhe efektin e punesimit informal eshte e pamundur te besohet rritja e deklaruar nga INSTAT e te ardhurave ne buxhetin e familjeve shqiptare. Natyrisht, nje institucion “i reformuar” vetem politikisht dhe memec perballe zhvillimeve kaotike e spontane ne ekonomine e vendit nuk mund te “prodhoje” tjeter vecse propogande, ne kuptimin me te plote te kesaj fjale, sic eshte fatkeqesisht edhe rezultati i anketes ne fjale... Personalisht uroj me gjithe zemer: Dhashte Zoti qe te vije shpejt dita kur familjet shqiptare te shpenzojne vertet mesatarisht 69 mije leke ne muaj, sic thote anketa e fundit e INSTAT(?!) Sipas mendimit tim, nje problem me vete dhe mjaft shqetesues perben edhe fakti se raporte te tilla mbi bazen e perceptimeve ose te shifrave te grumbulluara ne kanale formale dhe institucionale, qofte edhe me shkalle te ulet besueshmerie (si ky qe po komentojme), po perdoren vetem per propogande mediatike dhe aspak per ndermarrjen e ndonje politike sektoriale qe do te ndihmonte per korrigjimin e gjendjes dhe nxitjen e zhvillimeve pozitive ne ekonomine e vendit ne rrugen e afrimit te vendit me BE.

Me sa duket, perseri shqiptaret te presin raportin e Bankes Boterore mbi Klimen e Biznesit, Raportin mbi Konkurrueshmerine, Raportin e PNUD-it mbi Indeksin e Zhvillimit Njerezor; Raportin e Transparency International mbi Korrupsionin; Raportin e IREX mbi Lirine e Shtypit; Raportin e Fraser Institute mbi Lirine Ekonomike; Raportin e Bankes Boterore mbi Mire-Qeverisjen, si dhe ndonje raport OJF-je mbi problemet e brendshme dhe te vazhdojne te mos kene produkte te institucioneve qe mbahen me taksat e qytetareve, sic e tregon edhe anketa e fundit e INSTAT.
Nga Dr. Zef Preci/(Balkanweb)


Publikuar: 18.07.2008 18:50:26
Lexuar: 51 herė
Fjalėt kyēe: Anketa, INSTAT, pabesueshme,
  


Lajmet e fundit
Lopez dhe Anthony pėrtėrijnė martesėn Lopez dhe Anthony pėrtėrijnė martesėn
Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt
Java e ferrit e Bashkimit Europian Java e ferrit e Bashkimit Europian



Lajmet te ngajshme
Shqiptarėt mes unitetit dhe pėrēarjes gjatė dy pavarėsive Shqiptarėt mes unitetit dhe pėrēarjes gjatė dy pavarėsive
Mbyllma dosjen, ta hapi karrierėn Mbyllma dosjen, ta hapi karrierėn
Maqedonia nė ujra tė turbullta pas samitit tė NATO-s Maqedonia nė ujra tė turbullta pas samitit tė NATO-s
Mėnyrat pėr tė shporrur diktatorėt Mėnyrat pėr tė shporrur diktatorėt
Njė perandori e pangopur Njė perandori e pangopur
Lufta e yjeve Lufta e yjeve
Zimbabve nė tatėpjetėn ekonomike Zimbabve nė tatėpjetėn ekonomike
Ndryshimet postmoderne nė shoqėrinė shqiptare Ndryshimet postmoderne nė shoqėrinė shqiptare
Zhvarroset polici i Qafė- Gjashtės, ekzaminohet trupi Zhvarroset polici i Qafė- Gjashtės, ekzaminohet trupi
Mashtrimet e Karaxhiqit Mashtrimet e Karaxhiqit
Google Yahoo MSN