Ish drejtori i MEPSO, Atanasko Tuneski thotė se ndryshimet nė ligjet pėr energjetik dhe shpronėsim janė konfuze dhe nė kundėrshtim me ēdo rregullore tė BE-sė.
Edhe ekspertët energjetik kanë mbetur pa komente profesionale pas miratimit të propozim ndryshimeve në ligjet për energjetik dhe shpronësim. Sipas tyre ndryshimet e miratuara nuk janë në harmoni me ato që pranoi komisioni Evropian. Ish drejtori i kompanisë për shpërndarrjen e energjisë MEPSO, Atanasko Tuneski thotë se ligji është konfuz dhe në kundërshtim me çdo rregullore të BE-së, ndërsa fitimtar i vetëm në rethana të tilla është shteti dhe kompania për prodhimin e energjisë ELEM.
"Ndryshimet e ligjit për energjetikë janë miratuar shumë shpejt, nuk ishin në debat publik, ekspertët nuk janë informuar sepse ata edhe në tentimin e parë kundërshtuan miratimin e ligjit të energjetikës. Mund të shohim se shteti me ligjin për shpronësim mbrohet. Ky ligj ashtu si është miratuar mund të shkaktojë pasoja të mëdha. Nëse shteti bën shpronësim të ndonjë objekti energjetik pa pasur fakte do të ketë pasja shumë të mëdha", thotë Atanasko Tuneski, ish drejtor i kompanisë shtetërore për shpërndarrjen e energjisë MEPSO.
Ndërsa Konstantin Dimitrov i cili kishte mbështetur versionin e parë të ndryshimeve të ligjit për energjetikë thotë se ndryshimet e fundit, janë plotësisht të reja.
"Nuk mund ta komentojmë para se të lexojmë dhe analizojmë ndryshimet e fundit, sepse duhet të shihet a është në përputhje me rregulloren e "energy community" me memorandumin e Athinës dhe më pas të japim komentet tona për ligjin", deklaroi eksperti i energjetikës Konstantin Dimitrov.
Ish drejtori i MEPSO-s Tuneski thotë ndryshimet e ligjit në pjesën e prodhimit dhe importit të energjisë janë konfuze sepse nuk dihet se kush prodhon e kush importon energjinë elektrike.
"Është e paqartë pse punën që deri tani e bënte MEPSO e cila ishte e detyruar për blerjen dhe importin e energjisë, tani ta bëjë ELEM-i. Nuk u tha se MEPSO ka punuar keq. Askund në botë nuk ka shembull kur prodhuesi i energjisë elektrike, edhe blen edhe e shet energjinë dhe njëkohësisht është përgjegjës për furnizim", shton Tunevski.
Me komente dhe vlerësime reth ndryshimeve në ligjit për energjetik dhe shpronësim, ditën e hënë pritet të dalin edhe Komisioni Evropian dhe kompanitë private energjetike në Maqedoni. Ndryshimet e ligjit për shpronësim kanë parashikuar mundësi që shteti të mund t'i blejë transformatorët dhe sistemet e gazit nëse vlerësohet se ato janë në interes publik./alsat-m