Aktorja legjendare, Meryl Streep, ka sharė prindėrit e famshėm tė cilėt shesin me para fotografitė e porsalindurve tė tyre.
Një gjë që e kam mësuar shumë herët, është se kur je i famshëm, e humb të drejtën për privatizim. Dhe, nëse promovoni fëmijët tuaj, nëse i fotografoni ata, atëherë ua humbni edhe të drejtën e tyre. Mua (fotografët) mund të më afrohen të marrin fotografi. Fëmijëve mi, jo, ka thënë aktorja.
Muajve të fundit, disa nëna nga Hollywoodi, si Jessica Alba, Jamie-Lynn Spears dhe Jennifer Lopez, kanë lejuar fotografime të të porsalindurve të tyre në shkëmbim të marrëveshjeve financiare me magazinat e famshme.
Raprotohet se Angelina Jolie dhe Brad Pitt aktualisht janë duke negociuar për një marrëveshje 15 milionë dollarësh, për fotot ekskluzive të të porsalindurve të tyre.